Lejet e ndërtimit/ Tirana po fundoset nga kullat e reja

Lejet e ndërtimit/ Tirana po fundoset nga kullat e reja

Titulli mu duk si nje interpretim sipas oreksit, se fare mire mund te shkruhet; Gradaçiela ne Tirane.
Ajo qe me shqeteson mua eshte; A eshte dakord keshilli urbanistik, qe perbehet nga specialiste te ndryshem. Se i thone shume familje, zyra, wc, shkarkime ujrash, perdorim energjie, etj, etj,

Po cfare kuptimi ka gjithe ai shesh i madh dhe pak i ngritur ne qender nese nuk rrethohet nga kulla te larta? Kjo do te jete Tirana moderne, Tirana europiane.

Po flet dhe ti si Erjoni dhe shkaba. Shyqyr qe e rregulluat sheshin me parate e qytetareve qe ta kene banoret e nderuar te kullave rreth e qark si zbavitje.

Sheshi eshte i te gjitheve, por kullat i duhet sheshit, e ngrohin ate dhe i japin hijeshi. Kullat do te sherbejne edhe si vende rekreacioni per vizitoret e sheshit. Tirona duhet permbysur me themel, por filli misht po fillohet nga qendra. Vetem vizionaret e kuptojne kete gje.

Si keshtu, do i kthejne apartamentet ne klube per rekreacion falas per kedo? Apo ne lulishte? Ej, nga i nxirrni keto ide te cmendura per te hedhur hi syve?

po pse te eshte fiksuar se do kete vetem apartamente? ne kullat e larta do kete pse jo pishina, palestra, lokale, masazhe, dyqane e sallone bukurie etj, etj. Po pse falas??? sigurisht me pagese. Falas eshte shetitja ne shesh, koncertet qe financon bashkia apo sponsor te ndryshem, dielli dhe aroma e luleve etj.

Sigurisht, si kulla e stadiumit te ri.

I kujt të gjithëve?! Sheshi është i atij që ka parkingun poshtë dhe që do i marrë lekët për 25 vjet, ku sigurisht do kafshojë diçka dhe ai qeni hipokrit në krye të bashkisë. Vetëm njerëz si ata mund ta kishin betonuar anë e mbanë dhe të vinin “gurët e trevave” më keq se sa do mund t’i sistemonte një lumë i rrëmbyeshëm. Për qoshet e tjera pastaj, po kujdeset çuni i Ponjës të mos lërë cep pa beton/zyra/apartamente me qera, a thua se Tirana është Brukseli apo Gjeneva.

Kjo eshte rilindja

@gjembi nuk e kupton Alekon. Pikerisht duke hapur sallone bukurie, palestra,…, e sidomos masazhe eshte per te miren publike edhe duke qene jopublike.

Me fal Aleko qe t’u pergjigja ty. Histori celulari dhe ngutjeje.

1 Like

Jo mer Rasta nuk ka asnje problem, ne muhabet po mbejme. Por, nuk arrij ta kuptoj zemerimin apo pakenaqesine e disave ketu per ndertimin e kullave te larta!!! Po, a e keni pare Tiranen se si eshte me ato pallatet (nese mund te quhen te tilla) te shemtuta te kohes se Enverit, me ato pallate te tjera deri ne 8-10 kate te demokracise si shtellunga muti, pa garazhe e sisteme ajrimi, me ashensore jetim si qeli burgu dhe pa dalje te emergjences? E nderkohe qe shyqyr thuaj qe kemi nje permiresim ne ndertime keto 4-5 vitet e fundit, si dhe presim te rritet akoma me shume cilesia dhe hijeshia me kullat e larta. Po pse nuk e doni te bukuren o njerez? Apo vetem sepse thjesht nuk eshte e juaja? Po pse mer keni hall se me cfare do ti financojne investimet dhe nuk kenaqeni qe Tirona do zbukurohet, qe hapesirat publike do te shtohen, dhe qe me shume njerez do te punesohen per ndertimin e tyre? Po ca po te prish pune ty o Gjembo kulla tek stadiumi, kur ky i fundit po ndertohet nga fonde private dhe qe ne pjesen e tij me te madhe do ti sherbeje publikut, dhe qe Tirona me ne fund do te kete nje stadium modern dhe te pranueshem nga organizmat e futbollit boteror?

Ajo kulla mbas 15 kateshit do te jete shemtia me e madhe qe mund te egzistoj dhe do ta demtoj se tepermi sheshin. Nuk ka aspak lidhje me vendin dhe kete te gjithe pervec teje e kuptojne. Une jam shume dakort qe qyteteti te zhvillohet dhe pallatet 5 kateshe te zhduken. Ama te realizohet studimi i gjithe zones qe do te zhvillohesh.
Po cfare modeli zhvillimi eshte ky kur ti vetem ngre nje gradacele dhe ngjit le nje pallate 5 katesh ose shtepi private. Keto jane ishuj zhvillimi qe nuk marrin fare ne konsiderate zonat perreth. Qe rrisin se tepermi trafikun, ndotjen dhe nuk marrin fare ne konsiderate numrin e cerdheve, kopeshteve shkollave dhe zonave shendetesore qe ka ajo zone.

qe te mos flasim roma per toma apo e lagu se lagu, mere dhe studjoje Planin Vendor te Pergjithshem te Tiranes http://www.tirana.al/wp-content/uploads/2017/06/Bashkia-Tirane-Plani-i-Zhvillimit.pdf i cili eshte bere per deri ne vitin 2030. Dhe pastaj do te jete kenaqesi te diskutojme.