Libra për këtë verë

Ne vere na jepet pak kohe me shume per te lexuar ndaj ju ftoj te sugjeroni tituj te ndryshem. Une nuk besoj ne kategorizime si “libra vere” apo “libra plazhi” por nese dikujt i qellon te lexoje vec kur gjen kohen ne plazh, s’ka problem, mund t’i quajme edhe ashtu.

Anthony Doerr - “Jo gjithë dritën mund ta shohim” eshte nje roman qe e kam lexuar brenda tre diteve (nuk eshte norma ime e zakonshme). Eshte nje liber i jashtezakoshem, te cilin e lexova pas nje sugjerimi ne programin On Point ne NPR. E shijova pa mase. Jane historite e dy te rinjve, nje vajze franceze dhe nje jetimi gjerman, me sfondin e Luftes se Dyte Boterore. Fatet e tyre do te preken. E ndertuar mire si histori, ka kapituj te shkurter qe kalojne shpejt. Romani flet mbi ngadhnjimin e njerezores mbi kombesite, uniformat apo gjuhet. Protagonistja eshte e verber, ajo nuk i sheh dritat e qytezes, ndaj dhe titulli. Doerr eshte nga Ohio dhe s’ka ndonje lidhje te vecante me Europen, por Parisi, Gjermania, francezet dhe gjermanet e tij ndihen te vertete. Perkthyer nga Margarita Sulaj Skënderaj.

Libri qe kam tani ne duar eshte shume trondites. Quhet “Femijet e Hansenit” dhe eshte nga shkrimtari Malazez Ognjen Spahić. Flet per nje spital lebrozesh ne Rumanine juglindore nderkohe qe ngjarjet qe cuan ne vrasjen e Çausheskut ndihen nga largesia e Bukureshtit. Ka nje proze te forte, shume te zhdervjellet. Perkthyer mjaft mire nga Janka dhe Milena Selimi.

4 Likes

1001 Netët

ik o blendi gonxhe, lexo per dimer i her, pastaj hajde na trego se çfar lexon per vere.

:new:

immagine

Të lindur ngambrapa”,
liber i modh shqiptar, ka korr sukses t’modh nder intelektual t’mdhenj shqiptar te lindur ngambrapa sumes te shok Enver:

front-lindur-se-prapthi-410x570