Libri universitar

Një ndër pikat më referenciale në kryeqytet, Libraria e Librit Universitar është sot një librari si shumë të tjera, madje ndër të rrallat endè me banak. Brenda sheh stoqe të mëdha libarsh që lartësohen deri në tavan, të gjithë të organizuar sipas një rendi që vetëm gratë që punojnë aty e kuptojnë. Libraria ruan gjithësesi një status të veçantë pasi “Libri Universitar” përmendet vazhdimisht, edhe nga ata që nuk kishin lindur kur libraria funksiononte si e tillë.

5 Likes

Akoma me banak ? Si ka mundesi kaq te ngurtesuar me librin dhe klientin lexues ? Si duket frika se vidhet libri dhe ndergjegja qytetare qenka shume larg

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’
Ju shkoj jeta, kot së koti.
Ju që s’vleni as sa gratë
Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…
E shkutë jetën veç me pshtyma
Tre herë n’ditë kërkoni sherr.
“Bijt e shqipes” rritë me kryma
farën tuej Dreqi s’e merr!…
Shkuan shekuj e shkuan mote
endé sot nuk din nga shkon.
Fatkeqsitë e kësaj Bote
Në Shqypni veç i takon.
Rrugë pa rrugë në Shqipëri
Benza, kurva, vijnë e shkojnë
Veç hajduta në Qeveri
pensionista që mallkojnë…
veteranë me prostat truri
lekët bukës i blejn gazetë(!)
era shurrë vjen pas çdo muri
Era mut posht e përpjetë
Kisha, tyrbe e xhami
Priftër, dhjako e hoxhallarë
Mut me lule Shqipëri!
Mut mbi mut kombi shqiptarë!
Ngrihen çmimet, ulen brekët!
Lart, më lart se Mali i Dajtit
Nuk t’u sosën kurr fishekët!
qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)
vend ku vritet Deputeti
sikur t’ishte qen rrugaç…
Vrasësi merr Medalje Shteti(!)
Sa hap gojën të thonë: – plaç!
Vend që s’ka Ligje dhe Norma
(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…
Vit për vit shpikin reforma(!)
“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”
Futja kot, me bazë hakmarrjen!
Bini Toskë e bini Gegë!
karakurvë ke gazetaren
Bandë me rrogë në çdo gazetë…
Vend ku vidhet historija
Origjina e kombit tim!
Vend ku ngrihet qeverija
Të rrëzojë…Shqipërinë(?)
Ndër ministra, shtat janë grekër
gjysh stërgjysh e baballarë
Bajnë orgji e hanë si mbretër
Ku një komb rron si lypsarë(!)…
Ku pëllcet kërrcet dyfeku
Shkollat plot me… heroinë
Ku hedh valle sërbi e greku
Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…
Vend ku çezma e pallatit
Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…
Vend ku vjen hajduti i fshatit
Dhe blegrin me jehon malesh.
Vend ku vjen Cjapi me Zile
Dhe mbush rrugët me kakërdhi
Vend ku shitet krimi me kile
Ku nuk thuret një poezi…
Ku gjëmojnë kangët jevgjite
Herë me dajre herë me buzuq
“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!
Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”
Pse je veshun zhele – zhele?
Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!
Prap me gisht në gojë ti ngele,
“Ballëlarta me Flamurë?”
Ja kaluan 100 vite
Kur në Vlonë ngritën Flamurin
Sot ku je, dhe ku arrite!?
Là më là po ngre ushkurin…
Shtrirë përmbys lëngon mbi glob
Gjakun po t’a thith “shushunja”.
Ke marrë vrapin me galop
Kërmë që qelbesh nëpër plumba…
Vend ku gjen baltë e batak
drogë, alkool, Euro, dollarë,…
vend që vritesh veç për Gjak!
Shurragjaksit tanë shqyptarë!
Dil e shit dëshmorët e Kombit!
Dil, moho Martirët e tu.
Sot të thonë “putana” e Globit
Dhe “lavire” gjithashtu…
Ku asht shpirti i Naimit?
Ku asht fryma e At Fishtës?
Ku janë trimat e çlirimit?
Ku janë mendt e F.Konicës?
Janë tek plagët e Kosovës!
Janë tek varret në Çamëri!
Janë tek Fushë e Domosdovës!
Hot e Grudë, Plavë e Guci!
Janë tek britmat e Gjo Lulit!
Huta e gjatë e Boletinit!
Salari dhe djemt e Sulit
Janë tek gjoksi i Azem Trimit.
Njeqind vite shkunë sa ora.
Kujt t’i them: – Të qofsha falë?
Ku janë djemt që kishte Vlora?
Shqipëri moj rrënjëdalë!?..
Zemra ime nis merr vrapin
Don me puth në gjunj Flamurin.
Hajnat rrugën nuk m’a hapin
Hajnat fort shtërngojn ushkurin…
Ia hyp Atit të Inatit
Kaloj male si i marrë
Veç të shkoj tek Guri i Cakut
T’a puth Flamurin Shqiptarë!
Bubazhelë dhe buburreca
Jargë e qurra atdhetare
Para Flamurit seç ngeca
S’pashë anji fytyrë shqyptare!
Hipokritë me dhambë ckërmitur
Njerz që flisnin çuditërisht
Në mes sheshit të uritur
Iso burrash labërisht:
“Po ku je Ismail Vlora?
Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!
Ngrihu burrë e bëja fora.
Shqipërinë e morri lumi!…”
…Dhe u zgjova i trumhasur
ishte andërr… mos e zgjat!
Mosha plakë m’a kishte rrasur…
Kisha pshurrun në krevat!…

Teksti dhe muzika nga Agim Doci.

1 Like

Libri Universitar eshte nji nga ikonat e Tirones. Jo me teper nga librat qe shiste sesa si Institucion. ( Ku do e lejme - Ke libri Universitar. Nuk thote njeri ke Klinika udheheqsave) . Cudi si nuk i ka dale " i zoti " dhe ka rezistu pa u kthy edhe ai ne " lokal " ( se nuk jon mjaft). Ishte aq i njoft sa shumica thoshin ke LIBRI dhe merrej vesh. Ai dhe Kinkaleria e Besnikut ke cepi, jane aty me vite e vite. Nuk e di me siguri, po ajo kolibja duhet te jete e vetmja ne Tirone qe e ka rujt me plot kuptimin emrin KINKALERI si i here e i kohe. Make Tironen great again !

Dyqani me i dashur ne Tirane se bashku me bonbonerine perballe hotel Vjoses. E kam para syve librashitesen fjale-pak por me shikimin e thelle thelle: “eshte liber shume i mire, ma kane blere shume te tjere, nuk ka shume qe ka dale”

p.s. cfare eshte ai automjeti i bardhe ne foto prane kryqezimit, me dy rrota?

1 Like

Gjynah, kjo librari ka mbet per ibret. Mund te kishin bere nje librari moderne, tip Adrioni, por e kane lene si bicim magazine.

Agim Soci docit per cilinAzem e kishte fjalen?

Patjeter per Azem Galicen. Vec per shejtonlliqe iu puno menia.

Libri Universitar? Hem! Sa here e shoh me duket si magazinat e dikurshme te letrave! Romane, libra gjithfare shkollore, fletore, te gjitha cip mbi cip! E ne nje cep mezi dallon koka e shitses, Florida, apo si e ka ajo shitsja legjende e kesaj magazine, e shkreta mezi vjen verdalle ne kolpin e letrave-libra! Kam dashur ti them se jam pleraxhi i kualifikuar dhe mund ti vendos rregullin ne 1-2 dite, pa pagese! Por nga pervoja e hidhur e ndihmes ne Shqiperi, se pas cdo ndihme te ofruar nisin e dyshojne per qellime perfitimi, e kam lene kete muhabet!

1 Like

Gim doci , qe shkroi tekste per kenget e socializmit dhe thuri vargje ppsh dhe shokut enver u be me anti socialist anti komunist se papa dhe berishist I flakt tani si duket ndodhet ne nje varferi finaciare dhe shpirterore dhe thur vargje helmi dhe vreri per te cilat so vet eshte fajtor dhe I share.tamon doc.

ka mundesi qe fotoja te jete pjese e nje “oanorame”, dhe ajo makina ka qene ne levizje, prandaj duket si ufo :smiley:

1 Like

Me bie shpesh rruga te futem aty dhe eshte e vertete qe ato qe punojne aty jane shume te zonjat per ta menaxhuar ate dyqan dhe gjithe ato libra por per mendimin tim jane te pasjellshme. Mezi ngrene syte te te shohin, librin ta hedhin mbi banak e po i pyete dy here per te njejten o te kerkosh ndonje sqarim veshtire se te kthejne pergjigje.
Por pavaresisht ketyre rikthehem perseri aty… Eshte nga ato te paktat vende qe i kane shpetuar modernizmit dhe gjejme pak nga ajo Tirana e dikurshme.

Pike referenciale po. Si librari ndryshote nga te tjerat vetem skishte shume vepra te dulles dhe sigurisht e vetmja qe shiste ato tekstet e dhime universitare. Ne periudhen preCAD shiste edhe leter vizatimi vetem javen e pare te Shtatorit dhe pastaj merre me long. Para shume vitesh e futa njihere koken kot sa per me pa dhe ishte tamom sic e pershkro Blendi. Libra stive ngado qe hudhje syte… edhe nje dyqan librash te perdorur duket me mire. Nejse, reflekton nivelin e universitetit them une.

As une po arrij ta kuptoj car magjie i ka bo Qorri kesaj fotos qe vetem ajo makina bardhe eshte “shtyp”. Ndoshta ka dash me tregu se si i shef gjonat me ate pa xham. :stuck_out_tongue: