Liri Valbonës! Ndëshkim dhunuesve të Ligjit!

“Pa parë Valbonën nuk keni parë Shqipërinë” janë shprehur me qindra mijëra turistë të huaj që kanë vizituar këtë mrekulli të natyrës, këtë pasuri të paçmuar të vendit tonë. Por një trinom: qeveritë shqiptare, gjykatat dhe ca biznese, kanë vendosur t’ua marrin këtë pasuri shqiptarëve dhe ta shkatërrojnë këtë lumë.
Prandaj, më 2 dhjetor, ditë e shtunë, ora 12 (mesditë), të gjithë shqiptarët e dashamirësit e parqeve kombëtare e natyrës sonë, të mblidhemi te Parku Rinia, Monumenti i Pavarësisë, e nga aty të marshojmë deri te Kryeministria që t’i themi
JO SHKATËRRIMIT TË ATDHEUT TONË!
JO SHKELJES SË LIGJIT!
JO GRABITJES SË TOKËS E PASURISË SONË!
JO PËR PARTINË, POR PËR KOMBIN E SHQIPËRINË!
Rreth 7-10 milionë euro në vit i vijnë si të ardhura Republikës së Shqipërisë vetëm nga turizmi në Valbonë (50 000 turistë në vit) dhe me ato para mbahen në punë me mijëra shtetas të Republikës së Shqipërisë. Vetëm 50 000-70 000 euro në vit fiton një apo dy persona që po shkatërrojnë Valbonën me anë të HEC-eve. Pra, kur të prishet Valbona, ne si vend humbasim 10 milionë euro dhe nxjerrim mbi 5000 vetë të papunë. Prandaj duhet ta ndalim me çdo kusht këtë marrëzi që po bëhet në Valbonë.
Së bashku me Valbonën, kjo marrëzi shkatërrimi ka vendosur të shkatërrojë dhe Parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, Lumin e Shalës, dhe Parkun e Nartës e Vjosën, në shkelje të plotë të ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
Kemi vetëm një Valbonë, një Vjosë, një park Divjake, një lumë Shale e një Nartë! Nëse na i shkatërrojnë këto, nuk do të ndalen para asgjëje!
Kush i thotë vetes shqiptar, të vijë të shtunën më 2 dhjetor, ora 12, e ta ndalim këtë mynxyrë, këtë kob që po i kanoset kombit shqiptar!
Shqiptar mos rri, por duku shqiptar!
memeca724dc652da9f8b

3 Likes

Edhe per Valbonen, edhe per Vjosen. Drejtojeni steken nga gjykata Edvin, se ata e kane marre vendimin. Edhe nga kompania qe po nderton, bejini proteste para zyrave , bojkotoni produktet etj. Edhe nga Genc Ruli qe firmosi kontraten, edhe nga Ministri I tanishem I mjedisit. Kryeministri I ka duart te lidhura.

Sipas parashtrimit tend @Edvini me shume me duket se shqetesohesh qe parate ti marre njera pale e jo pala tjeter ne kete rast shteti me koncensionet , megjithese ato 7-10 milione euro ne vit me duken te ekgzagjeruara , me fjale e me koncerte si ai i fundit mos ma prek Valbonen shume mire ngushellohet mileti po ku jane studimet ekonomike , ata mijera shqiptare qe jetojne nga te ardhurat e turisteve qe ne fund dilkan 5000, pa i hyre ceshtjes se mbrojtjes se natyres etj.

Evropa nese eshte aq e shqetesuar per natyren , sic kemi lexuar disa artikuj tek gazetat britanike , te hape xhepin e te shkunde investimet drejte Shqiperise ne fusha te tjera qe te justifikohet ndalimi i prekjes se ketyre zonave , kollaj eshte te flasesh hipotetikisht nga maja e karrikes, kur ato vete punojne me centrale berthamore apo me qymyr :wink:

Ti jeton në Tiranë apo …?

Nuk e di ku jeton, por të ftoj të vish në Valbonë tani. Kafen ta paguaj unë.

c’rendesi ka ku jetoj une? Arsyetimi qendron, mendoj une. Protestoni te ata qe kane bere zullumin, boll ju drejtuat Kryeministrit per cdo gje. Per mua fakti qe ju protestoni para Kryeministrise tregon qe s’ja keni haberin ceshtjes fare, ku ta kapni e ku ta zgjidhni.

P.S: Jo nuk jam ne Tirane, jam afro 10,000 km larg.

Po ai robi zotit qe paska lokal ne Valbone s’po abuzon me natyren ? apo s’quhet se eshte popull…

E po te mos ndertohen HEC-et , me nivelin qe ka arrit Fierza si pellg lagjieje ka 3 vite s’po bie nje pike shi , kur te bleje shteti energji te greku e serbi mos qani per rritje cmimi , avash avash

Ka duart e Ponc Pilatit, thuaj. :slight_smile:

Po he mor UT, prape nga te tjeret kerkoni ta nxjerrin gomarin e Shqiperise nga balta? Pse duhet te hape qesen Evropa per keto programet e te mos ja kerkoni qeverise te akordoje fonde? Apo nje institucioni tjeter te brendshem? Te ka ndonje borxh Evropa qe duhet te hape qesen per ty?

bona e shkrete

vetem bac sala mund ta shpetoje

Sala e ka nisur dhe firmosur kontraten

1 Like

ku ehste brace tani? apo hipokrit si cdo rilindas?

hajde burish, mbyti qenat

Zgjidhni e merrni: Vjosen me Valbonen apo Ndriçimin me Driten!

E cuditeshme si u dhane ne kohen e Berishes ato leje ne ate vend. Pikerisht nga dikush qe e njeh me mire se kushdo ate zone.

Tani pra po flet. Analfabet

Ca i boni Rilindja atij veni …boooo sa turp ! Es shkaterrun e drogezun e kriminalizun .

Po nuk pati shi as ne valbone nuk ka uje o i mjere. lol

3 Likes

Haha Aleko, fiks.

Nga foto duket qe Valbona ka ik per lesh already, too late, me mire ta mbarojne punen tashi, mos e lene pergjysem si e kan zakon.

Po pse o mjeran njesoj ndikon shiu si per nje rezervuar artificial e si per lumenjte qe burojne nga ujerat nentokesore dhe shkrirja e bores ne maje te malit