Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Arben Imami dhe Ridvan Bode janë disa ndër figurat e njohura në PD të cilët mungojnë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike që kryetari Basha publikoi mbrëmë. Genc Ruli ishte tërhequr vetë më herët. Basha bën një shkëputje totale me krahun kritik ndaj tij, duke ndëprerë de-facto karrierën parlamentare të disa ndër politikanëve më të spikatur të së djathtës. Berisha ka mundur të sigurojë vazhdimësinë e tij politike në PD, duke u pozicionuar i shtati në listën e Tiranës.
Lista e PD. Mungojnë figurat tradicionale
Jo vetem figurat tradicionale, por dhe te vetmet shpresa qe kishte PD per t’u reformuar per here te pare pas 27 vjetesh. Vazhdon te mbetet pellgu i qelbur ku nuk qarkullon pike uji prej cerek-shekulli, prone absolute e Sali Berishes, me vetem servilet dhe lehesit e tij qe negociojne me amerikanet dhe para se te vendosin, shkojne konsultohen me Berishen. SAli Berisha ka vendosur ta marre partine demokratike ne varr, njesoj sic beri Enveri dhe lehesit e enverit.
Majlinda Bregu ishte figure qe kishte shume mbeshtetje nga te gjithe aktoret ne BE.
Eduard Selami po ashtu ishte figure e qete dhe e hershme, me mbeshtetje ne SHBA.
Ridvan Bode dhe Jozefina Topalli ishin pothuajse klane me vete, gati per te bere ndryshime.
Patozi e te tjere ishin pjese e grupit te Olldashit, rivali kryesor qe vdiq, ashtu sic kane vdekur dhe dy rivalet e tjere te Berishes, Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko, njesoj sic vdisnin rivalet e Enver Hoxhes.
I paska lene pa rroge mnjf.
se luli vete eshte jo tradicionale keshtu.
po degjoja nje dite kete salianjin, nje nga kinse fytyrat e reja te pd, ne moshe mjaft te re, qe po i drejtohej gjinushit me fjalet " ti rraqe e vjeter", me nje mungese etike ne debat qe te linte pa fjale.
Nese modelet qe ne leme pas jane si kjo e ketij salianjit i ushqyer me fjalimet e berishes ne parlament qe ne vegjeli, atehere nuk mungojne figurat tradicionale thjesht jane zevendesuar me fytyra te reja
Nje pastrim i domosdoshem por duhet te kishte leshu dhe pak doren , ate Tritanin pershembull nuk duhet ta fuste ne liste , per Patozin nuk jam i sigurte nese ka bere mire apo keq , ruli , bode hajdute me cizme , Bregu vajze e levizeshme
, Imami parazit , Selami mumje , Josephina shume lesh tek kembet .
Lista e e re , duket Liste fitoreje dhe me sa po degjojme PD - LSI Qeverisin Shqiperine 4 vjete e ardhshem .
E keni te sigurt humbjen, edhe xheli ju tradhetoi se e kuptoi qe vendet e sigurta per deputet jane shume pak. Kur anija mbytet xheli e kupton i pari.
Me vjen keq , gjithmone mendoj se kam te bej me nje komentues te kompletuar .
" E keni te sigurte humbjen “
Pa LSI - ne Rilindja eshte e falimentuar , kam fakte dhe prova , por e di me ke po flas dhe nuk dua te zgjatem.
” xheli ju tradhetoi "
si fillim 
Ke menduar ti qe xheli nje dite do ishte Deputet i PD -se ???
si e pat than i pari? - para t’madhit e mrapa kalit mo rri!
rilindja - kronike e nje fitoreje te paralajmrume !
Lsi fiton shume me pak deputet kesaj here dhe si e tille po perpiqet te beje galexhantin duke goditur rilindjen per te balancuar palet dhe per te pas tw mu dur te shesi sumen e saj me shtrenjte masanej.
Si kujton, kane 4 vjet qe i japin shqelma e vickla Ps se rames, ai qe eshte ne maje goditet jo shqupi qe eshte ne byth te shqopit.
Respekti si komentues eshte reciprok.
LSI ka kater vjet qe po e gerryen PS nga brenda dhe i ka marre shume elktorat , pra humbjen ne deputet qe nuk eshte ne koalicion e kompenson me gerryerjen qe i ka bere Rilindjes , kjo dmth qe LSI nuk leviz nga numri i Deputetve aktual.
Rilindja nuk i kap dot kete rradhe 60 depuete , ne diten me te mire te saj ka marre 64 Deputete kur dihet qe per momentin eshte ne diten me te zeze te saj .
65 i mori se i ndau vota me lsi brenda koalicionit, ne kushtet e sotme kur garojne te vetme merr me teper aq me teper kur asokohe ish ne opozite dhe pd keqperdorte gjithe administraten duke i terrorizuar.
por me kete sistem zgjedhor eshte teper e veshtire te marresh deputet jashte koalicioneve te medha.
Lsi eshtw parti e konsumuar se ka elektorat konjuktural jo tradicional dhe e ka ezauruar me premtime te vogla te pambajtura elektoratin e saj. Beri gabimin e jetes qe nuk ju pergjigj fteses se rames per koalicion. Meta u tregu makut se ne kohen e berishes kish mundesi te zhvaste me teper por harron qe ajo kohe nuk mund te perseritet me.
Lsi ka grryer kryesisht elektorat shqupist dhe gri qe voton jo per program por per ndonje vend drejtoruci e kshu me rradhe.
Po nuk e ke bezdi dedikoi ketij shkrimi per hatrin tim 3 minuta , eshte pikerisht ajo qe desha te te shpjegoj pak me pare .
Qe te jemi me te sakte , LSI e ka pastruar elektoratin e PD -se .
per ca kohe,lsi-n e pata qujt gropen septike te ps,ku kohe mas kohe ajo(ps) dhiste nga nje perfaqsues te saj. tani ka fillu te germoje dhe nga pd-ja. sidoqofte,si llograi votash,lsi-s i kane vlejte. ps me votat e 2013 me kete konfigurim te te ri te gares elektorale, kap numrin magjik 71.
normalisht po te kete me shume te varfer sesa te pasur, ne shtresat popullore (siç trumpeton dhe Tironsi lebetit) fiton PD. PS u ka veshtiresu jeten dhe i futi dhe ne burg per korrentin.
neqoftese ka me shume rrogetare sesa njerez qe e nxjerrin vete parane, fiton PS. duhet ditur gjithashtu qe shume persona, bar te hane, votojne per PS. u eshte ngulit ne tru parrulla PPSH. si dhe qe maloket e sales emigrojne ne mase, s’ka ngel me njeri per te votuar. u duk te manifestimi qe ishte bosh, s’kishte te rinj.
Bravo Luli! Ke bere vend per te gjithe demokratet. Pjesa e lene jashte listes se deputeteve sic thone edhe ketu jane tamam te profilizuar per ambasadore ne BE (ose edhe ambasadore te BE ne vende te tjera xhanëm) dhe per Ministra te kabinetit.
Bravo Luli se na fute edhe ne NATO!!!
Do shtroje PD-hi iftar sot? Si parti islamiste qe eshte, them.
Ne kishte dy figura intelektuale qe i jepnin ate pak karakter evropian asaj partie ishin bregu patozi e selami. Nuk ishin ben blusha zevzek por realisht nuk kercenonin strukturat e kalcifikuara te pd. Ndihet dora e berishes ne kete mes.
Realisht i pikelluar per Pd.
Po tre levizjet e reja politike, nuk i permend njeri;
- Sfida per Shqiperine
- Libra
- Aleanca Popullore per Drejtesi
Pjer partia Sfida ka shume simpatizante te majte dhe do mare vota nga partia e Gramoz Ruçit.
Po ashtu edhe Libra qe ne mos gaboj eshte e partia e Ben Blushit me ideale te majta do mare shume vota nga elektorati i majte.
Edhe partia e Sasha Gjinushit do mare vota nga elektorati i majte sidomos nga ata me idhtaret e social demokracive.
Basha po luan all in. Po nuk i fitoi zgjedhjet, ka veten e disa nga shoket e tij deputete, por duhet te dorezoje partine jozefines.
Tani me cerek emrash jashte qe do bejne fushate kunder pd, basha do e kete edhe me te veshtire fitoren.
Gjithcka varet si e identifikon populli levizjen e bashes, pastrim apo tradhti.
Po te kishte lene edhe berishen jashte listave, do te kishte fitu respektin tim
Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari yne ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj. Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog. Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje. ![]()
Ka qene thjesht nje hamendesim kapo .
Nejse, nje ish sigurims me pak Kapo. Shikoje me pozitivitet. Apo ishte ish-sigurims i mire dhe beri gabim qe nuk e kandidoi? Jemi be lemsh me keto gjera:grinning:

.
Po PS kishte ndrru kandidatin e Kavajes e?
di ti mo si bënet rakia mo? Ta thom u.
Epope epope o santaquarantasei 

Shume i keq paskish qen Rama. Dihet boterisht qe ai do desh te ish te krye te PD-se. Dhe si duket ket enderr te veten ne nje fare menyre e ka realizu me kokat qe ka bo te rrokullisen ke PD-ja. Duhej Rama te reformonte PD-ne do thosh njoni; i ka keto kapitalizmi dythundrak do thosh tjetri. Masaker paskish bo; po e bo PD-ne te shkoje ne zgjedhje me breke neper kome. Ata kellirat e tjere, Medi, Duke e Krimit, Nik Xheli etj as qe llogariten.
Une jam kundra monarkise per veti, po ky legeni u bo mbret!
Epope mo epope, epope epike
Tallu ti tallu, po Luli e nigjoi kur Rama i tha " Di ti Luli si bohet partia? Ja ta thom une! Do heqesh kete e kete e kete e kete, qe te te le te dalesh nga cadra." Kjo trego se sa per zemer e ka PD-ne shkerdhata. Do ta reformoje me zorr!

Kujt ia hapen pra. Paskan probleme me Bashen. Ky robi thote;
nese PD-ja nuk shkon ne rezultatin e vet tradicional në qarkun e kukësit, faji nuk ka per te qene kurre i demokrateve të kukësit, por i perbuzjes, lojerave te pista dhe mashtrimit qe vjen nga selia qendrore.

hahaha i madh eshte
:))
ka te forta populli…
“po pse mor pall?”
Brado si kopetent ne fushen e politikes shqipetare qe je, a ka ndonje gjase qe pas zgjedhjeve PS-ja dhe PD-ja te qeverisin sebashku per 4 vitet e ardheshme?
Kozi , nuk eshte pune kopetentesh kjo pune , di vetem te them dhe jam 100 % i sigurte qe PD eshte ne qeverisje sido qe te jene rezultatet.
Nuk po ju kuptoj juve te PPU.
Vetem hapni arkivat e PPU dhe te shikoni se cfare opinionesh negative keni dhene per ata qe nuk jane ne liste.
Tani qe u hoqen,beri gabim?
Lista eshte shume e mire.
Pra edhe sikur te themi PS-ja te marre 71 ose me shume deputete PD-ja do jete ne qeverisje? Sepse perndryshe djegin vendin? Kjo eshte ajo qe kerkon te thuash?
Po nje mut jane te gjithe o ACDC, si ata ne liste e si ata /ato jashte liste. Dhe kush kerkon mut, mut do te haje.
Afro 30 kandidate ne listat e PDse probleme me dekriminalizimin.
O Brado seriozisht gezoheni per fitore pse camet u terhoqen ne Kukes.
Po pati cam tjeter ne Kukes pervec atij kandidatit i bie qe edhe Dulja Janullatosi te dali i pari ne Malesi te Madhe. Qeket keq fare kesaj here.
Mundet 46andd2, dy te parat mund te marrin pakez vota nga e majta, ku (kam pershtypjen, se;
- partia e Bojaxhiut, do marri me shume votat e asnjanesve, te pakenaqurve nga te dy krokodilat.
- partia e Blushit do marri me shume votat e se majtes, atyre qe nuk jane te kenaqur me levizjet e fundit te Palloshit.
- partia e çunit te Kurt Koles, do marri me shume votat e te djathteve.
As edhe nje Parti nuk arrin te marre 71 Deputete kesaj rradhe.
Lajmi eshte me i rendesishem se sa numri i Cameve 
e krahasojne me enverin ata kllufat te facebook-ut. a thu se enveri te jepte xhevap, enveri s’te lente me komentu po te rraste mren nja 25 vjet te mire, te dilshe plak nga burgu, ne rastin me te mire.
rama eshte bere klloun, siç i do koha jone njerzit.
Po Mesila? 
Po paret e hashashit i harove?
Kjo eshte e vertete Brado, asnje parti nuk e kap 71 depudete. Une parashikoj nen 60 depudet, per dy krokodilat.
Hashashi ishte lojaaaaaaaaaaa 
hashashi tregoj qe bota na mban per mafioze. e vertetoi ne fakt, se per ta treguar kete e tregojne renditja e shqiptarve ne statistikat e krimeve ne vendet e europes. mbajne vendet e para kudo pothuaj.
nga ky opinion i tyre ndaj nesh, mos prisni te na fuse njeri ne europe per nja nje shekull te pakten. edhe rama e ka nderruar slloganin e zgjedhjeve kete radhe, se e kish me europen kater vjet me pare. bile kjo genjeu shume votues dhe i dhane voten.
me veshjen ai ka fitu pike ne fakt (tregon qe nuk eshte aparatçik i rendomte). puna eshte qe opinionet zyrtare (qe i nxjerrin nga statistika e studime) perendimi nuk i ngaterron me ato vetjake (mbi persona te dhene).
faik konica ka shku me fustanelle ne OKB.
ps: s’merret per baze shtypi shqiptar. aq me teper informatoret e sal berishes, qe nuk kane hyrje edhe te duan, neper keto selite zyrtare te natos apo tjeter lloji.
ah mer gjynafqare qe keni prefunduar ne budallalleqe te tilla
fotoja e rames eshte dreka jo-zyrtare e mogherinit me gjithe lideret e ballkanit
ne nato rama ishte te nesermen dhe ishte me kostum, me gjithe anetaret e tjere te natos
late nam mer hahahahhaha sa gjynah
Keshtu eshte kur shkelzen Berisha paguan cim peken per syri.net dhe jo ndonje gazetar tamam. lol
po ti shif kush ka bere politike aktive nga pd keto 4 vjet, vetem patozi dhe bregu, qe Patozi i ngrate nuk linte rradhe pe u ngrit ne foltore parlamenti, cfare shembulli i lini mendimit te ri kritik ne ate parti.
Por ajo qe me habit eshte se keta te dy ne deklaratat e sotme edhe te perjashtuar, te permjere dmth nuk kane kellqe ta shajne Bashen se druhen nga berisha 
Ben blushi nuk la gje pa thene per ramen te qena e te paqena, ndersa keta lesh…
ata s’kishin kellqe te takonin Hoyt Yee-n me vete.
Po dhe nuk u ve faj.
Olldashi vdiq. Pashko vdiq, dy here brenda dites. Hajdari vdiq.
e pse duhet ta shajne ? le ta permbysin ne zgjedhjet partiake. te presin deshtimin e tij me durim apo te tregojne qe jane me te zgjuar apo dinake dhe te fitojne partine nga mbrenda, apo te themelojne nje te re.
i ndershem eshte ai qe perdor te njejtat rregulla loje. asgje fitojne nga sharja publike.
E rendesishme eshte qe Komandanti qendron dhe do te qendroje

tamam stalinizem modern i kamuflum, se nuk mund te shpjegohet ndryshe ai termi qe kane thene te gjithe te perjashtuarit qe nga nik xhelili; na po dalim nga politika aktive…
I pikelluar per kundershtarin politik? Mos vdeksh o peshk per humorin. Po per PS u pikellove kur hoqen Blushin me shoke? apo atij mire ja paskan bere se ai ishte “zevzek.”
Vazhdon kryetarizmi i politikes Shqiptare, Asgje s’ka ndryshuar dhe s’ka shprese te ndryshoje. Listat i bejne kryetaret. Kryesite apo institucione te tjera as nuk pyeten fare.
Flutura Açka-Bashës: Do qeverisësh me ata që pagëzuan komunizmin
As nxjemje nuk bëhet me këtë listë…
Unë nuk i di problemet e partisë, por di se Jozefina Topalli ka qenë një opozitare e vërtetë, ndër të paktat që bënte opozitë në këto katër vite, kur të tjerër flinin. Ndër të paktat që ia ndryshoi hijen e rëndë asaj godine me sharmin e saj. E para që mundi të thyejë protokollet e ftohta dhe e hapi derën për artistë, mjekë, shkencëtarë. E vetmja që nuk u përfol në popull si ‘xhepiste’ e shtetit në pozicionin e saj.
Unë nuk di kush do të bëjë opozitë, se të bërit opozitë do edhe sharm edhe mend edhe ndershmeri, veç në paçi vendosur të bashkëqrverisni me bijtë e atyre që pagëzuan komunizmin, pa kerkuar ndjesë kurrë.
Keqardhje, PD nuk ka nevojë nxemje për në pushtet, por të marrë pushtet!!!
sikur bo bohen shume qe po e kritikojne ket listen e Bashes 
Basha ka bere mire qe ka hequr keto ishat e Pdse. Topalli asnjehere nuk ka qene luajale ndaj bashes dhe ne cdo rast e ka sulmuar ate. Ka treguar gjthemone nje lloj arrogance ndaj tij. Topalli eshte nje personazh ekstremist dhe teperkonfliktual; kritere qe i shkonin nje tjeter lidershipi.Pervec kesaj si nje ish- spiune per sigurimin ajo me shume i rendonte pd sesa i jepte. Po keshtu dhe Patozi bashke me Bregun. Njeri me i kamufluar por po aq i demshem sa tjetra asnjehere nuk e perfillen bashen si kryetar. Basha do te bente mire te largonte dhe Berishen dhe atehere do te mundej te ishte nje kryetar me duar te lira per te drejtuar. Gjithesesi eshte nje fillim . Ndoshta pas 4 vjetesh formesohet sic duhet dhe krijon nje parti me fizionomine e tij. Perpara 


Po sikur… pas 4 vjetesh te shkrihet me PS?
kush te tha qe e kam kundershtar politik.
Pasandej gjemb, shqupi dua s’dua eshte nje opozite ne skenen e realpolitike, do doja qe te kish te tjera qe te kishin raport me pushtetin, se kjo eshte karte e djegur, por nuk jane organizuar njerzit, populli eshte tredhur, opoziten e ka zaptuar pd, s’kam c’bej.
Brenda kesaj opozite do doja qe gjerat te permirsoheshin sadopak por shoh qe nuk ka asnje shans, te gjitha shenjat kete thone, edhe keto perjashtime. Selami, Bregu Patozi ishin nje pikenisje e mire per nje alternative te re
Jo se nuk e le maksua te ndodh
.
Me vjen shume keq per Patozin dhe Bregun po ske ci ben. Luli nuk do me i pa me sy ata qe kane me shume intelekt se ai ne PD.
sa të jetë sali berisha gjallë ,ajo parti nuk ka për ta parë pushtetin me sy! këto katër vjet do qeverisë rama! shqipot ,po deshën të mbështesin ide të reja,që të krijohet opozita e ardhshme. nëse do mbështesin çetën për opozitë ,zgjedhjet e ardhshme do ti fitojë taulant balla me alfred pezën!
Ja cfare u ben te rinjve Lsi;ja, i kthen ne zvarraniker
Per deshtimet, te gjitha fajet i ka lulthimi.
Per zgjedhjen e listes dhe ekipit te tij, lulthimi duhet pyetur e kenaqur te gjithe rrugaqet e internetit?!
kush te tha qe e kam kundershtar politik.
Prandaj falenderova peshkun per humorin qe na sjell.
ai qe te shan dhe te kritikon te do, aksioma ime e preferuar. kush te kritikon nuk do te thote qe te ka kundershtar gjemb, te pakten ju ne perendim duhet ta kishit kuptuar.
Bravo Luli, me ekipin rezerve do i mundesh, aq e thjeshte eshte!
Bravo Luli se ti i shtrove edhe rruget ne Shqiperi, bere dhe rrugen e kombit!!
Luli karkaculi nuk diti te beje as dy lista zgjedhore, per shkak te tij rrezikon pd zgjedhjet pasi ka vene vetem 18 vende ne tirane por ngeli te qullosi gje ne qeveri…
Kjo tregon se sa seriozisht e ka luli qeverisjen.
na urdhero;
Një replikë pa polemikë me Astrit Patozin
Shoh një habi të madhe rretherrotull me skuadrën që Lulëzim Basha nxorri në fushë.
Mesa kuptoj jam ndër shumë të rrallët që s’jam habitur dhe thjesht habitem pse habiten të tjerët. Dikush më tha, “Kjo ishte njësoj si De Biazi të futej kundër Spanjës, me portierin e tretë, me 3 mbrojtësa të vrarë, me mesfushën me 3 goca volejbolliste plus Loro Boriçin (dmth Saliun), në sulm bjeri t’i biem dhe pa stol rezervash… Sala se bënte kurrë këtë skuadër!”. "Po çfarë lidhje ka, i thashë, Luli nuk është as De Biazi, as Saliu, që me njëri-tjetrin e kanë një gjë të përbashkët: E ndjejnë shumë kohë përpara ndeshjes, erën e gjakut të fushës së betejës!"
Lulëzim Basha nuk ka fituar asnjë betejë e nuk ka humbur asnjë betejë po ashtu, sepse në fakt, nuk ka bërë dhe nuk bën dot beteja. I mjafton t’i quajë humbjet fitore, t’i festojë me buzën vesh më vesh dhe pastaj t’ia fusë gjumit i lehtësuar që iku edhe një kokëçarje tjetër! Ai i gëzohet pushtetit si një fëmijë lodrës që i dhurojnë, po nuk i pëlqen hiç asfare puna që i kanë dhënë bashkë me pushtetin. Eshtë si ata trashëgimtarët e gabuar të froneve që i çonin mbretëritë në rrënim, duke shijuar deri në fund jetën në oazin e oborrit.
E do pushtetin si fëmija që qan e i bie këmbës, për një lodër në vitrinën e një dyqani. Po s’është në gjendje ta vrasë fort mendjen asnjë minutë, se si të administrojë dhe fuqizojë kapitalin politik e njerëzor të skuadrës së tij. E njësoj si fëmija, që të gjuan me shqelm kur i thua boll qave apo kur nuk i’a var të qarave të tij, ai e sheh skuadrën si burimin e dhimbjeve të kokës që duhet fikur, jo si burimin e fuqisë së vet që duhet rritur.
Kështu që më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po mesa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend (meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) nuk e di a do jesh në parlamentin e ri(?). Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur i’a thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia me Lulin për Marrëveshjen Politike! M’u dhimbs vërtet, burrë i mençur po naiv, që ende, as sot, s’e kupton sa thjeshtë funksionon Lulëzim Basha; kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë.
Gjynah Astriti, kaq vite në fushën e betejës, s’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimtarët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshjes as ditën kur mbyllin sytë përgjithmonë.
Ik nga ajo listë Sali Berisha
Pasi krijoi të vetmen forcë të djathtë që nuk u shua nga tranzicioni në lindje të Europës, ish- komuniste, Sali Berisha u largua nga drejtimi i partisë së tij në verën e 2013-së, duke marrë për vete të gjitha përgjegjësitë e humbjes përballë ish-komunisteve shqiptarë. Sigurisht, që një deklaratë e tillë ishte një akt politik për ti hapur rrugë një drejtimi të ri të PD-së.
Dhe ky akt u lexua mjaft mirë nga dy nënkryetarët Jozefina Topalli e Astrit Patozi dhe sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Që të tre dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre duke mos garuar përballë Luzim Bashës, të cilin e sfidoi në mënyrë modeste Sokol Olldashi. Në mënyrë modeste edhe për faktin se baza e PD-së nuhati shijen e Sali Berishës për pasardhësin e tij.
Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryetar, zgjodhën Këshillin Kombëtar, më pas drejtuesit e departamenteve, dhe në fund kryesinë e re. Organe që përfaqësonin një mbështetje të fortë për kryetarin e tyre të ri, por që Basha duke përvetësuar stilin e drejtimit të paraardhësit i mblodhi shumë rrallë.
Gjithsesi, protesta 90 ditore përballë zyrës së Edi Ramës tregoi se strukturat në dukje në hije, ju përgjigjen në një protestë të pashembullt të PD-së dhe opozitës shqiptare. Deri para dy netësh, kohë kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë kryesinë nga miratimi i listave për deputetë, por ta konkretizojë grupin e tij parlamentar në mënyre surprizë për shumëkënd.
Më shumë se ata që janë në ‘listën Basha’, lajm bënë ata që u larguan dhe ata që nuk u përfshinë në listën e kreut të PD-së.
Janë tre llojesh të përjashtuarit:
1- Ata që mbështetën Sokol Olldashin në garën për kryetar ranë ose u larguam rrugës gjatë këtyre katër viteve.
2- Ata që votuan dhe mbështetën Lulzim Bashën, pasi ishin të bindur se ish-lideri i tyre kishte preferencë anëtarin e ‘KOP’, që mundi edhe Edi Ramën në garën për Tiranën. Këta më së shumti ishin anëtarë të zgjedhur të kryesisë së PD-së së re. Por që Lulzim Basha i fshiu me një të rënë të lapsit, pa i mbledhur fare siç dhe e ka statuti i PD-së. Dhe arsye mesa duket ishte vetëm një. Basha nuk e duronte faktin që kjo pjesë e PD-së nuk e zgjodhën Bashën si Lulzim, por si zgjedhje të Sali Berishës.
3- Dhe të fundit janë ata që Basha i shikonte si sfidues real në garën e radhës brenda partisë. Më konkretisht Topalli e Patozi.
Rezultati: Lulzim Basha krijoji një listë të re e cila është larguar aq shumë nga PD e deri djeshme, sa dhe PS-ja e Fatos Nanos në ’91 nuk e bëri me PPSH-në e Ramiz Alisë. Edhe pse trashëgimia politike e partisë së Nanos ishte kriminale dhe kjo e partisë së Bashës është më së paku reformatore në tentativë.
Sjellja e Bashës ndaj PD-së që mori është shumë më radikale se e liberalit Nano ndaj PS-së që gjeti.
Kanë vetëm një ngjashmëri, Fatos Nano e më pas Edi Rama, mbajtën fort Gramoz Ruçin nga trashëgimia politike e partisë së tyre, për të ruajtur trungun fanatik të elektoratit të tyre. Djallëzisht ose jo, të njëjtën gjë bëri para dy netësh Lulzim Basha me Sali Berishën. Zhduku pjesën më të madhe të historisë së PD-së dhe duke shfrytëzuar indiferencën e Berishës ndaj drejtimit të PD-së, përfshiu thuajse tinëzisht vetëm atë në listë. Duke e trajtuar njëlloj si socialistët Fatos Nano e Edi Rama, Gramoz Ruçin. Me qëllimin e vetëm, për të mashtruar pjesën fanatike të elektoratit opozitar.
Ky është akti më hileqar që ka bërë me listat Lulzim Basha. Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.
Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj.
C.Peka.
Ate e di z.Basha
Cfare flet o Kapo?
Edhe une kam rezerva per listen,por pastrimi qe beri Basha duhej bere.
Ndoshta duhej te kishte kursyer Jozefinen pa per te tjeret,ju kish ardhur koha e pensionit.
Dhe mos e glorifikoni Olldashin se njesoj si Basha ka qene…dhe nuk eshte se humbi me pak vota por me 80% per Bashen dhe 20% per Olldashin,pra fitore e thelle.
Tomorr Alizoti apo djali i Fahri Balliut ne listat e PD…"
Njohës shumë i mirë i politikës së jashtme, Tomor Alizoti ka dominuar në studiot televizive sa herë është folur për marrëdhëniet e PD-së me kancelaritë e huaja dhe sjelljen e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Alizoti drejton Departamentin e të Përndjekurve Politikë, grup shumë i rëndësishëm për demokratët, por këto nuk kanë mjaftuar që ai të jetë kandidat për deputet.
Një ndër njerëzit që të gozhdon me elokuencën, logjikën dhe inteligjencën e tij, është Tomorr Alizoti. Të gjitha gjërat që thotë, njohuritë që ka, mënyra si e përballon debiti publik, më shton respektin për klasën nga e cila i ka rrënjët.
Babai i Tomorrit, mësoi në vend të përrallave të fëmijërisë se një gjyq special, pikërisht në vitin 1945, do t’ia dënonte gjyshin (stergjyshin e Tomorrit) me pushkatim
Babai i Tomorrit, mësoi në vend të përrallave të fëmijërisë se një gjyq special, pikërisht në vitin 1945, do t’ia dënonte gjyshin (stergjyshin e Tomorrit) me pushkatim.
Nuk e kishin kapur plumbat e skuadrës së pushkatimit ashtu si gjashtëmbëdhjetë burrat e tjerë. Atë çast, ai kishte mundur të fliste: “Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta…”
I kthehen duke i thënë: “Komunistët nuk njohin ligje…” dhe e gjuajnë me plumb pas koke.
Sa herë janë përsëritur këto fjalë: Komunistët nuk njohin ligje! Sa njerëz u zhdukën pas kësaj fjale!
Babai i Tomorrit nuk kujtoi dot a i thirrën ndonjëherë “gjysh” atij burri të mençur që ishte shkolluar në Turqi.
As kur i dënuan me varje, gjyshin, Riza Fejzi Alizoti, inxhinier nafte, Tomorri nuk kishte ardhur në jetë. Fisit të Alizotëve u kanë munguar gjithë jetën përqafimet e përkëdheljet e prindërve, por mbi të gjitha, u mungoi liria.
Gjyshja e Tomorrit, Vera Alizoti (Ypi), u end nëpër internime, derisa dha shpirt ne Kryevidh te Kavajës në vitin 1970, pa mundur të bëjë paraqitjen e radhës te operativi. Ishte vetëm 46 vjeç kur u nda nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë, pa mjekim dhe pa ndihmë, e përzënë nga spitali me varrën hapur. Sepse ishte e internuar.
Fejzi Alizoti, babai i Tomorrit e kaloi gjithë jetën në internim dhe në burgjet e Spaçit Qaf-Barrit.
Mjafton të shfletosh librin për stërgjyshin, që qe pjesë e historisë së Pamvarësisë Shqiptare e të bindesh përfundimisht se E djathta, do qe e shpërblyer dhe krenare përballë qindra ish të përndjekurve, sikur të kishte një deputet si Tomorr Alizoti.
Por ai nuk e ka kaluar pragun e servilizmit, të ortakërisë së llumit, të rryshfetit politik. Ketu mbaron legjenda e idealit.
Në vend të tij, konkurron me fuqi të plotë… djali Fahri Balliut dhe ca të tjerë si ai.
Nuk kam asgjë për të thënë për këtë të fundit
Kishte ardhur koha qe Basha te bente nje pastrim ne listen e deputeteve te PDse, por ato figura mund ti perdore ne vende te tjera qeverisese ne rast se fiton zgjedhjet. Ne fund te fundit, aksioni politik i Bashes, nuk u mbeshtet plotesisht prej tyre dhe udheheqesi ka nevoje ta mbeshtesesh jo ta kryqezosh me kritika. Po ashtu Basha e fitoi ate beteje, morrii cfare deshi nga Rama dhe ja hoqi Metes rolin e kingmakers pa folur qe aleanca e qelbesirave eshte shkermoqur. Paralamenti i ri, qofte dhe sikur Rama te fitoj 71 deputete, do jete i pamanaxhueshem prej tij dhe nuk do kete me Breg e Selamra te bashkojne voten me Ramen sa here ti duhet atij. Rezultati do jete qe 6 muaj me pas, e shumta 1 vit do kemi zgjedhje te reja ku Rama humbet thelle.
" …Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.
Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj.
C.Peka…"
Uueee, ç’budallenj mban media shqiptare, ose paguhen per te shkruar budalliqe te tilla.
njerezit diskutojne listat. problemi i vertete eshte Basha.
cfaredo liste qe te bente, basha eshte i paafte te udheheqe nje opozite, dhe akoma me i paafte te menaxhoje pushtetin.
basha nuk ben as per drejtor shkolle fshati.
Pas Elbasanit Bashës i tërhiqet një tjetër kandidat nga Berati
‘Miq dhe dashamires,
Falenderimi im qendron per te gjithe ju qe s’keni rreshtur me deshiren e mire per te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre ceshtjeve qe deri sot i kemi bere nga jashte dhe neser e tutje mund ti benim nga brenda. Por, fati ne Shqiperi ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes. Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s’mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin. Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare !
Me respekt
Sazan Guri”/ …po Sazani cpati apo mor amon
Kryetari i degës së PD Shkoder tërhiqet nga lista e Bashës …boy oh boy
Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike është tërhequr nga gara e 25 qershorit. Bëhet fjalë për kandidatin e kreut të PD Shkodër, Ramiz Çobaj.
Çobaj renditej i treti në listën e Shkodrës, ndërsa e ka cilësuar fyerje këtë, duke u tërhequr.
“Jam i fyer nga renditja në lsitën e kandidatëve”, mësohet të ketë thënë Çobaj.
Kte e ka detyru gruja kapo , goce Anetari Biroje te atehershme.
Të gezojme Baftjarin
Me raki Skrapari
Të gezojme Baftjarin
Se esht djal persembari
dmth. permbush kushtin kryesor per karrier politike ne AL.
" …Çobaj renditej i treti në listën e Shkodrës, ndërsa e ka cilësuar fyerje këtë, duke u tërhequr.
“Jam i fyer nga renditja në lsitën e kandidatëve”, mësohet të ketë thënë Çobaj…"
Po ç’eshte ky sindrom qe i ka kapur shqiptaret, iu paska ikur truri fare. Di gjo njeri sa eshte tempratura atje.
Shqiptaret jane popull shume emocional dhe ju pelqen shume te jene protagonista. Kjo e dyta eshte arsyeja e tkurjes se pd-se, te pakenaqurit e saj, qe shtohen cdo mandat, sepse mendojne qe ata e meritojne te jene te paret, i heqin pdse nje elektorat te caktuar, ne zonat ku ata kane influence. Kesaj i shtohen dhe largimet e njerezve jashte vendit nga varferià duke sjelle nje rrjedhje masive vote. Nga ana tjeter psja, humbet vota nga vdekja e te moshuarve, qe perben bazen kryesore te elektoratit te saj si dhe nga fraksionimi i partise, qe buron nga pakenaqesite per ndarjen e tortes se vjedhjes dhe natyrisht protagonizmi dhe emocionalizmi.
Rama 10 dite para dhe pas marreveshjes, perkatesisht kur mendoi se pdja nuk hynte dhe tani qe ajo do hyje ne zgjedhje:
PARA
I tejkaluam premtimet …
PAS
Nuk i kemi bërë të gjitha gjërat që premtuam, tha Rama në Peqin, por ju kemi dhënë prova që mund t’i bëjmë: “Unë e di që ka akoma më shumë për të bërë, por ama, në 44 muaj nuk mund të bëhet gjithçka që nuk u bë në çerek shekulli.
Listat e deputeteve te PDse jane turp per nje parti te djathte. Ku jane te perndjekurit politik, ish studentet e dhjetorit, idealistet demokrat qe kontribuan ne vite… Vihet ne lista djali Fahri Balliut, Dash Skafisti ne Vlore dhe Nard Ndoka… Si ish i perndjekur vota ime kete here shkon per Sfiden Shqiptare. PDja sic talli lesht 25 vjet po vazhdon klientelizmin dhe pazaret me pushtetin. Nuk e kuptoj cfare dhe ke perfaqeson me kjo parti.
Vota jote nuk ka shkuar asnjehere per pd-ne, sepse dhe nese ke qene i perndjekur ti ose yt ate keni qene spiuna.
Në këto kushte kam detyrimin t’iu them antikomunistëve te përndjekur politikë kudo qe ndodhen qe kemi dështuar ne këtë përpjekje të parë për te mbërritur tek përfaqësimi parlamentar i drejtpërdrejt me njerëz te përzgjedhur nga ne gjë qe me heq te drejtën morale te orientoj votën e tyre . Beni fare te doni me te por ju përgjërohem mos e çoni te persekutorët tanë dhe bashkëpunëtorët e tyre ne cilëndo parti qofshin ato .
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te ish te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë
Kapo, po ç’ke a derzi qe u lodhe per PD
jepja voten partise se ish te perndjekurve, qe eshte ngritur tani keto muajt e fundit. E drejton çuni i Kurt Koles. Nuk e di se ku e kane seline.
Pjer, a mos po kerkon qe te copezohet vota e demokrateve, ne favor te sicilisteve?
Quhet sindromi I ftoftjes kombetare ne tajare.![]()
Epo u bene 30 vjet qe nga renia e komunizmes .nje brez I ri ka ardhur ne skene.mos u beni dhe ju si Dulla qe mbahej me rrangallet e luftes se dyte boterore .
Ej po kishte fillu shfarosja kimike ne mase?
Po jo o Maks, se copezimin e PS e ka bo Palloshi, me mire se kushdo 
A jam penduar që ndoshta i vetëmi unë me shumë dëshirë kam dashur të ndihmoj dhe të frymëzoj Lulëzim Bashën si një lider të ri të Partisë Demokratike, që ditën e parë që ai erdhi në opozitë? Është një pyetje që në respekt të oponionit publik në ditët dhe muajt në vijim do bëj sqarimet e mia. A jam penduar që shkova në çadër? Nuk e di. Shumë pikpyetje për hirë të lexuesëve të mi, por dhe miqëve demokrat do ti sqaroj në ditët në vijim. Ato që thashë në çadër do t’ i them përsëri nëse më vjen rasti t’ i them publikisht. Për mua, Artan Fugën e të tjerë si ne, çadra ishte ajo që besonim ne se ishte, jo ajo që ishte në të vërtetë në planet politike të Lulzim Bashës.
Ne shkuam në çadër ashtu si ata intelektualë patriotë që shkuan në Konferencën e Pezës në 1942, dhe që pa dashjen e tyre i shërbyen një udhëheqësi të cilit i duheshin si fasadë për të realizuar ai planet e tij të këqija politike.Unë dhe të tjerë e ndihmuam me sinqerite Lulëzim Bashën , por ai kishte axhendën e tij personale me sektin që kishte krijuar rreth vehtes .Lista e kandidatëve të popullit që ai zgjjodhi është prova më e pa kundërshtueshme e një produkti të tillë të gabuar. Në ditët e cadrës e njoha mirë Bashën. Ai njerëzit i ndan në “zogj gomari” të cilët duhen gënjyer dhe shfrytëzuar, dhe në njerëzit “tanë”, të cilët janë një grupim rreth tij që merr privilegjet me votën e zogjve të gomarit.
Ndriçim Kulla
Lul Basha eshte nje lider i mire. Asnjehere nuk mund ti kenaqesh te gjithe.
Kandidati që mallkonte zgjedhësit po mos e votonin,propozon shtepi bulike.
https://www.youtube.com/watch?v=ZoekKPopbtE
Hazbi Kasaj, Kryetar i Partisë së Punës për Qarkun Gjirokastër, kandidon nën siglat e Aleancës Demokristiane, pasi partia e tij, por edhe ajo komuniste, kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje.
Kasaj u bë i njohur për mallkimet që i bën qytetarëve nëse nuk e votojnë. Por në këto zgjedhje ai thotë se nëse do të hyjë në Parlament, do të kërkojë të votohet një ligj, i cili autorizon autoritetet t’i presin penisin burrave.
Ai shprehet se do të hapen shtëpi publike dhe nëse burrat nuk shkojnë në shtëpi publike por tentojnë të bëjnë tradhëti bashkëshortore, atëhere do t’i pritet organi gjenital.
Kur ske gje per te thene seshte nevoja me bo replike se i bi qe une duhet te filloj me liber shtepie tani.
Sa per spiunat, dihet si eshte puna politikes, Lubonja doli qe paska qen spiun, Ngjelen e nxorret cimke, Jozefina na doli e deklasifikuar…
Kurse Kaci i zi qe perbetohej se do thuente kafkat e demokrateve u bo deputet, fahriu ish kryesigurimsi Elbasanit eshte sot propaganda PDse dhe se shpejti deputet…
Nuk votoj me per PDne qe ne 2011 kur u vrane 4 te pafajshem e pa parti por per nji Shqiperi me te mire, njilloj sic Ramiz Alia vrau po 4 te pafajshem ne 90 ne Shkoder kur u vrane 4 shpirtra te lire pse kerkonin nji Shqiperi si gjithe Europa. Sot jane bere bashke te gjtha pjellat e PPShs per mos te leshuar pushtetin kundrejt Shqiptareve.
Ska te bej me mentalitetin e ish te persekutuarve se jeta vazhdon dhe nuk pret me njeri sot nga politika se dihet ato jane aty per vete jo per popullin. Po kur ke nji parti qe per afro 30 vjet bertet dhe propagandon si parti antikomuniste dhe sot shef qe asnje ish i denuar politik nuk eshte pjese e saj as edhe nji sa per sy e faqe por ka vend edhe per Dulen e lloj lloj sorrollopi ishsigurimsa e trafikante droge Lazarati e skafiste…cfare te thuash. Tallen lesht 30 vjet me kete shtrese tani i tregun gishtin e mezit.
ja ku erdhi dita e krijimit te nje “LSI”-e te re (asaj te PD)
URIME
majlinda bregu kryetare e partise se Re demokratike
dhe kryeministrja e re e shqiperise ne 2025.
urime dhe vetem urime
Aha, e kisha nje bindje qe lulebasha eshte shume siperfaqesor per te qene kryetar i pdse por qe te ishte dhe agjent i fshehur i sorosit nuk e besoja. Cdo dite nga nje bumje te pdja. Nuk po organizohen dhe te perqendrohen ne zgjedhje por merren me njeri tjetrin. S’di ku te lexosh ndonje lajm optimist: qim peka e ben fertele, gjergj lezhja po i thote te rane pantallonat, artan fuga me shoke thone na tradhetoi, zhozi burrnesha bashke me te tjere thote qe nuk ben, ta heqim! Kush perfiton nga gjithe kjo katrahaure??? do pyeste ne menyre retorike avokat N. Ay pra EDrama perfiton, kush tjeter. Po gjithe kjo rremuje per tre muaj ishte per ti dhene pushtet EDrames dhe shkaterruar pdne? Do pyeste prape avokat N. Atehere i bie qe lulebasha punon per EDramen (Sorosin).

perpara:v:

Bashës i tërhiqet një tjetër kandidat,Kryetari i PLL
Një tjetër kandidat i Lulzim Bashës është tërhequr nga lista e kandidatëve për deputetë. Mësohet se kandidati për Qarkun e Dibrës, Sulejman Gjana, sapo ka njoftuar largimin e tij nga lista.
Ai ishte i katërti në listën e Dibrës, ndërsa sqaron se është tërhequr nga gara pasi, sipas tij, marrëveshja Rama-Basha krijoi realitet të ri dhe prespektivat e mazhorancës dhe opozitës së ardhsme.
O kapo shiko se ketej u beme me lider te ri te conservatoret. A ja vlen thua?
Shkarkimi i Bashës, Doktor ndaje me kë je!
“Të shkarkojmë Lulzim Bashën”!
Ja një propozim konkret! Ja një kundër-masë konkrete kundër listës së shpresës së vrarë të Lul Bashës. Kundër vizionit të tij thellësisht klientelist të Republikës së Re-lindur. Ndoshta komardarja e fundit për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga dështimi spektakolar i Partisë demokratike më 25 qershor, 26-ta do të ishte tepër vonë; kamardarja e fundit për të shpëtuar partinë e idealeve të mëdha nga bjerrja e mëtejshme dhe përfundimtare e vlerave mbi të cilat u themelua; një shans i fundit që kjo parti të mund të mbajë ende gjallë shpresën në këtë vend. Pse? Sepse shpresën nuk e mban gjallë qeveria, pushteti në ushtrim e sipër, por ideali i opozitës, i aspiratave të pakonsumuara. Nëse e varros idealin duke e shndërruar partinë në ndërmarrje familjare, e ke dënuar krejt popullin në një dëshpërim të thellë, në një depresion kolektiv! Por sado skuth e djallëzor që është, Luli është prapë shumë i vogël për një të keqe kaq të madhe! Ndaj duhet të ikë një orë e më parë! Çështja është ç’mendon ti Doktor?
Doktor, duhet ta ndash me kë je! Ti the se s’kishe dijeni për listat! Unë s’të besoj! Por nuk ka rëndësi tani ç’besoj unë apo plot të tjerë! Kemi një fakt, një kërkesë konkrete të bërë nga dy individë që përfaqësojnë dy linja historike të partisë: Arben Imami, një bashkëthemelues i PD-së, që e kërkoi demokracisë e brendshme qysh më 1992 kur ti drejtoje me dorë të hekurt, dhe Jozefina Topalli, që të qëndroi pranë kur Arbenit i mori koka erë dhe u vesh me roba ushtarake, duke shpallur majë tankut në Vlorë, marshimin drejt Tiranës për të të rrëzuar ty. Sot këta të dy janë bërë bashkë, edhe me bagazhin e përvojave të shkuara, të drejta apo të gabuara, dhe kanë shpallur një propozim konkret. Duhet ta ndash me kë je! S’mund të lash duart si Pons Pilati “unë s’dija gjë”! S’dije gjë, por tani që di ç’mendon? Ose do të thuash që vërtet ti s’dije gjë, por kryetari veproi konform kompetencave të veta, ose do të pranosh që partia e Lulit që do të dalë pas 25 qershorit nuk është jo partia e '90-ës, se atë e shkatërrove vetë në '92-shin për ta ringritur prapë në 2005-ën, por nuk do të jetë as një hije e zbehtë e çdo ideali që ti vetë ke shpallur edhe kur nuk e zbatoje.
Doktor, unë e di që shefat e kanë të vështirë të pranojnë gabimin, sepse u mungon përulësia intelektuale për të pranuar që tjetri edhe mund të ketë të drejtë. Aq më pak mund ta pranojnë shefat gabimin kur bëhet fjalë për dështimin e beniaminit të tyre, investimit të tyre njerëzor në ndërmarrje apo politikë. Por dreqi e mori Doktor, pranoje që nëse Rama është një kopje e jotja, Luli është një kopje e keqe e Ramës!
Endri Xhafo
Yallaaa PD yallaaa

ja dhe PDja e Re ! thoni qe nuk ua ndolla
Kjo Spiropali duhet hedhur ne kazan te ziftit, jo vetem per hajdutllekun e paskrupullt, por thjesht per injorancen e skajshme dhe ligesine qe ka si njeri.
ta heqim
ta heqim
ta heqim qelbesiren

‘Nis levizja’ duhet ne thonjeza (ne s’perdoret ne kuptimin e 1re) se PD e sales i ka ca allasoj levizjet,
Jozefina Topallit i bashkohen edhe Astrit Patozi, Ridvan Bode, Majlinda Bregu…
Tre te paret i bashkon nje fije e padukshme qe sec.i pare doc.proc salih berisha e ka perdor me mjeshteri. Eshte ajo lidhja e nendheshme qe e ka zanafillen qe nga koha e kulçedres se kuqe. Kjo e katerta pavaresisht qe eshte si nata me diten me ata qe kane ngel ne pd, evropi, usa etj nuk e quajne " te pershtatshme" per lidere.
Pd nuk eshte dhe as ka qene ndonjehere e djathte. Ka qene as me shume e as me pak nje konglomerat komunistesh te kamufluar, spiunesh nga me te ndyret, te djathte qe besuan ne fillimet e saj por qe u zhgenjyen shume shpejt ( me perjashtim te maksos dhe acdc) kriminele ordinere. Te gjithe keta per shkak te kaluares se tyre u vune ne rresht nga pinoku komunist 24 karatsh dhe u mbajten si nje trup i vetem me presione, dhune, vrasje, dosje etj etj.
I vetmi deri me sot ne pd i paperlyer me vjedhje, vrasje, dosje eshte Eduard Selami. Por dhe ai eshte teper perendimor per çeten e pinokut.
Dashamir Tahiri gati të dorëhiqet nga lista e kandidatëve të Bashës
Mbështetësit e komunitetit çam kanë thënë se krenaria çame nuk mund të shkelet nga Lulzim Basha, duke kërkuar në këtë mënyrë largimin e Tahirit nga lista e kreut të opozitës.Patriotet dhe mbështetës çamë i kanë kërkuar Dashamir Tahirit dorëheqjen nga gara.
Spias tyre, Tahiri nuk mund të jetë në një listë me Vangjel Dulen, i cili pritet të fitojë mandatin e deputetit, pasi Basha e ka renditur të tretin në Vlorë…na lane ene camet 
PD is imploding!!!
edhe pijaneci po ikerka

deleted / fshire
Kur ta thote dhe nje mik qe të do te miren 
http://www.m.lapsi.al/ide/2017/05/29/mund-ta-shmang-m-basha-katastrof-n#.WSxZDOuvirU
Sa gabim beri PD qe s’te dha ndonje cmim.
Ne keto raste dallohet politikani i papjekur. Luli tregoi qe nuk ka stof udhehesi.
Republike e re, tëpkë…
Per mua ky nuk i rifiton zgjedhjet në PD ne korrik. Majlinda Bregu e hedh tuç
eh more Luli bravo te qofte se krijove sistemin e votes se lire, dhe kete e nise nga partia jote. ja shiko sa besim ka populli tek sistemi dhe fryma qe krijove, vene baste 60%-tshe qe do e fitoje dikush tjeter garen brenda partise.
Bravo Luli se ti na e bere Eveopen pa viza!!!
O Sali o baba/ kthehu prap se beme shakà 
Si tha sala, listen do ta kene bere luli me bylykbashin me koke te tyre, une s’ dija gje.
Fitoi shume pike ne popull Basha me kete liste, eshte i pari lider qe solli qarkullimin e elitave si risi, dhe ndermori riperteritjen e partise demokratike. Kjo rezonon me pritshmerite e demokrateve por jo vetem, i gjithe populli i gezohet ketij hapi te shumepritur. Me kete levizje e griu elektoratin gri hands-down.
Bravo i qofte per zotin qe thyen shkopinjte nen rrota dhe con perpara axhenden integruese euro-atlantike ne ate llum te ndenjur politikanesh te vjeteruar apo pasardhes te pushtetareve te regjimit komunist.
Bravo per kurajon, kembenguljen dhe mencurine! Mese te merituara edhe keto suksese te njepasnjeshme!!
I shkaterroi krejt Rama. Ja paskish dhon 9 ballshin me vete lulit.
Me vje gjynof per shoket demokrate. Te barazlarguarit e kane kuptu me kohe ate qe kemi vite qe i themi, dhe per kete i pershendes. Luli po perpiqet fort te beje te pamunduren si administrator i ketij biznesi familjar qe eshte PD-ja.
Kane dale llafe qe do vij doktori Çeqo, boll ju lame deri tani, u kenaqet, po edhe fillimi e ka nje fund.
Jozefina eshte bere grua shteti nashi qe e lane jashte listes 
Zeqiro thuj ati byrazerit tend, zeqos, qe partia ka nevoje per te tani
. Humbi sj kripa ne uje. Ose e perdorni kompjuterin me turne qe nuk eshte duk me.
Bajeni ni kurban qe t’ju qendroje muri i listes ! 
keta dhe mund tu shkrikan fareee 
Ne kendveshtrimin e nje qytetari me erdhi keq vetem per Majlinda Bregun sepse me ka pelqyer qendrimi qe ka mbajtur ne lidhje me intergrimin e BE edhe gjate kohes qe nuk ka qene ne pozite, ndryshe nga ca kolege te saj qe ne emer te interesit te partise u bene gazi i botes ne Bruksel.
Me pelqeu reagimi i Eduart Selamit ne lidhje me perjashtimin e tij.Mu duk shume i matur ne keto rrethana.
Ed Selami eshte “perjashtuar” per arsye qe s’kane te bejne fare-fare me politiken. Ose thene ndryshe: nuk do vete te jete më deputet
Po jo moj zonje se Pd eshte partia e antikomunistve, partia qe shembi komunistet bashke me veglat e tyre si sigurimi. 

perpara:v:
.
Ta fshij komentin tim perpara se ta lexojne ata?
Jo jo mos ki frike. Nuk ndryshojne mendim ata. I ka hipnotezuar pinoku qe ua ka bere trurin kokerr gruri.

