Llixhat e Peshkopise

132 postime 7282 shikime 18 shkurt 2018 në 10:15 e paradites
Pjer

Llixhat e Peshkopise pjesa 1 tetor-nendor 2017

Prerja e dritave ishte nje ritual i pervitshem, si gjithmon ne naten e pare do vinim ne pune llambat solar. Dy te tilla, te karikuara nga rrezet diellore, benin drite mjaftueshem.
-Zonje, po nuk e vene re grupi juaj i kontrrollit qe shtepia nuk ka njeri, se nuk leviz sahati, nuk leviz numuratori pikerisht se s’ka njeri, dhe te mos i shkepusin dritat.
-Ata marrin urdher nga qendra kur shohin qe kalon 3-muajshi pa paguar.
-Po une gjithmon kam qene i rregullt me juve, sa here vij, i paguaj, por rradhen e pare kishte nje ngatarrese nga faturusja juaj qe kishte vene kilovat me teper dhe s’kisha pse ti paguaja kot,- mu kujtua momenti kur e kisha takuar faturusen ne rruge ne qershor te ketij viti dhe ajo me ish pergjigjur se nuk ishte faji i saj por i shefit qe i kish ndryshuar shume fatura. Ishte kohe zgjedhjesh dhe ju duheshin leke.
-Siç shof ne kompjuter zoteri, rasti juaj ka qene vertet me probleme…
-Por jo per fajin tim zonje.
-E di e di, por mos me nderprit te lutem, ee siç shoh ketu, llogaria juaj eshte sistemuar, ju do paguani 3 mij e 800 e 65 mije pike 89.
-Me falni se une jam model i vjeter, punoj me dizel, mos deshe te thuash rreth 39 mij leke te vjetra.
-Po zoteri,- pashe nenqeshjen e saj nderkoh qe llogarita me telefon se sa euro kushtonin, me dilnin 29 euro.
-Me i fjal rreth 30 euro, ee sa shenon sahati im ne kompjutrin tuaj zonje, - doja te dija sistemimin dhe saktesine e tyre.
-Sahati juaj shenon 1882 kw zoteri.
-Nje minute,- nxorra pusullen ku kisha shenuar kw sapo kisha hyre tek shkallet ku rrinin sahatet,- ee po tamam, kaq i gjeta kw para 1 ore, ku sa mbrrita, 1882 kw zonje, sakte.
-Per lidhjen e dritave, do vish neser, por ne mengjez, se si e shtune qe eshte, veshtire ti kapesh nga dreka ata.
-Okej zonje, veç pagesen a mund ta boj neser se s’kam leke, kam vetem euro.
-S’ka problem, edhe neser mund te vish.
Si gjithmon edhe me telefonat e njejta histori si rradhet e shkuara, tarifa me e madhe, aty tek 10 euroshi, te jepte gjith ato minuta falas me te ter operatoret e brendeshem, e minuta mjaftueshem me jashte, ndersa tarifa e vogel, aty tek 5 euroshi, te jepte shume me pak minuta gratis.
E nesermja, ishte dite e pare me ujtin. Per çudi uji vinte pa pompe, si ne Tirane. Si duket, tubat e rinj blu, kishin bere punen e tyre. Filluam me ballkonin, çimenton e korridorrin jashte, ishte nje ritual qe e benim me qejf çdo vit.
-Tani mund te heces zbath, nuk ka me rere e bizhdile.
-Tani o gru, do pregatitem te iki tek elektriku, te kap ata çunat para se te ikin,- dhe ashtu bera. Me qesen e dhuratave, u nisa drejt elektrikut. Nuk prita me shume se çerek ore, kur ata filluan te vinin nje nga nje.
-Oo belgjika, po ku je more, kur ke ardh,- thirri njeri nga ata.
-Dje, mbreme me sakte, erdha ju solla ato dorezat kundra korrentit, qe ju premtova rradhen e pare, dhe keto purot, me sakte helm per ata qe pijne cigare,- lashe mbi tavoline sendet, nderkoh qe ato u zhduken menjehere nga 3-4 duar.
-Eej ku eshte doreza tjeter, çuna kush e ka doren e djathte te kesaj.
-Me falni,- nderhyra une ne gjithe ate entuziazem te tyre,- kjo doreze eshte teke, bo vaki e kam harruar por rradhen tjeter do te sjell doren tjeter, dhe doreza te tjera meqe paskeni nevoje,- por ata nuk e kishin me mendjen tek mua, si duket ishin mesuar me ndihmat gjysma nga Europa, nuk iu bente shume pershtypje, ishin te zhytur tek ato qe sapo kishin mbrritur.
Per hallin e dritave te prera, iu drejtova nje gruaje aty po te asaj zyre. U largova, dhe per çudi, pa arritur une ne studio, dritat kishin ardhur. Ndeza televizorin dhe po shijoja programet e mengjezit. Po te njejtat halle si rradhen e pare, shfaqeshin ne tv. Si duket, ose pushteti qendror e ai lokal nuk punonin si duhet, ose problemet ishin aq te shumta, sa veshtire te rregulloheshin shpejt.
Kishim vendosur qe kete vit te shkonim ne llixha, ne banjat termale, ose ne Elbasan ose ne Peshkopi. Nuk kishim qene asnjehere ne keto banja, kurioziteti dhe artrioza e gruas, na shtyne ta provonim nje here. Pregatitem nje valixhe, nje trajste dhe çanten e shpines, ku nuk harrova te fus dhe ca VQ.
-Po fernetin ç’e do, pse s’ka atje fernet.
-Ka moj gru, po ky i Akua-Likuorit me pelqen,- “raki po blej nga fshataret atje”, mendova. Mikrobuzi per Peshkopi nisej ne 7 e çerek, sipas tabeles tek xhami. Hypem e zume vend, por s’qe e thene, shoferi filloj te ankohej se vendet e para ishin te zena nga klientet qe i kishin telefonuar me perpara, biles kish rrezik te zbrisnim poshte.
-Po une jam per llixha shofer,- foli nje grua rreth te 40-tave,- kam ardhur nga Greqia dhe nuk kam si te zbres.
-Ne rregull zonje, po shtyhuni me tutje, tek stolat mbrapa,- foli shoferi me nje theks dibran.
-Po dhe une jam per llixha,- foli nje plake pensioniste.
-Me vjen keq nene por duhet te zbrezesh sa t’ shohim gjendjen, po ju zoteri.
-Une jam per llixha, per here te pare,- fola menjehere,- nese eshte e mundur te me orientosh se ku duhet te zbrez atje.
-Me vjen keq po duhet te uleni poshte se pres kliente qe me kane telefonuar.
-Ju jeni shoferi,- pashe ate qe me pohoi me koke,- se para gjysem ore ketu ishte nje tjeter, qe me orientoi, ta kisha ditur se ketu ishte puna me miqesi, kisha marre autobuzin e Elbasanit, ç’eshte kjo pune keshtu, ata flejne gjume akoma e ne kemi nga 1 ore ketu, kush do te udhetoje te vije ketu,- pashe oren qe shenonte 7 e 5.
Pas nje diskutimi te shoferit me pasagjeret dhe telefonatave qe ai merrte, u nisem. Ora shenonte thuajse 7 e gjysem. Pasagjerja nga Greqia, Kseni, filloi te tallej me dialektin dibran, dialekt qe mua mu duk i lezeçem. Seç kishin nje zgjatje te zanoreve.
-Po juve keni zene hotel atje ne llixha- na u drejtua neve ajo.
-Jo-jo, por nuk besoj se nuk do gjejm noi vend,- pashe qe ajo s’po e kuptonte shqipen time dhe shtova menjehere,- besoj se do kete vende.
-Une per vete e kam pronotuar qysh nga Greqia, hotel Tetova, 11 euro dita me ngrenie, te gjitha te paguara, po te doni mund te vini aty, se dhe une per here te pare e kam.
-11 euro nuk eshte keq, por do shohim, se puna eshte te zeme nje vend qe eshte afer llixhave, se kam ndigjuar se sa me afer aq mire per shendetin, e sa me larg llixhave, ekziston mundesia te ftofesh.
-Ku rrini juve, ne Itali.
-Joo, - nderhyri gruaja, - ne Tirane, po ketu kemi nje gazoniere te tonen.
-Ju ku punoni, - mu drejtua mua ajo.
-Une punoj ne nje magazine.
-Ndersa une punoj ne nje restorant, gjith diten duart ne uje,- nxorri smartfonin ajo duke treguar foto nga restoranti dhe shptepia e vet ne Greqi,- ky eshte qeni jone, ju befte mami ju befte.
Doja te dremisja pak, por ajo s’pushonte qe s’pushonte. Veshtroja malet dhe rrugen. Diç afer Burrelit ndaluam per kafe dhe nevojat personale. Kseni u sul me vrap per ne banjo, ndersa une me gruan u futem ne lokal.
-Kjo me duket se ka autizem, por nuk e kupton, ulemi ketu gru, po shkoj te porosis kafete.
-Po lere se vijn vete ata,- u ul ajo.
-Jo-jo, se dua te shoh se ç’lloje pijesh kane,- u nisa drejt banakut. Me pelqente gjithmon te vezhgoja llojet e pijeve qe mbanin. Porosita tre kafe te gjata.
-A ha, tironso qenkeni ulur ketu,- pa doren time perpjet ajo,- po iki te porosis dhe une kafe.
-Jo-jo, s’ka nevoje se e kam porositur une, ulu.
-Po pse, une vij nga jashte, me takon mua t’ju qeras juve.
-Po nuk ka problem, ne jemi keq per miliona, pa per kafe,- buzeqesha une.
-Po per te ngrene a ka ketu.
-Ka , se ja shoferi paska marre nje pilaf me kos, po ti ha nje here ate çipsin qe bleve ne Durres tek autobuzat, apo do e hash ne hotel.
-Uu, sa mire qe me kujtove, me mire po pij vetem kafene.
Diç me tutje u duk Bulqiza, e vjetra dhe e reja. Dallonin nga njera tjetra si nata me diten. Thuhej se banoret e Bulqizes se vjeter, largoheshin çdo vit e me teper ne Bulqizen e re, per shkak te tokes qe rreshqiste apo rrezikut qe ekzistonte. Ne segmente te veçanta te rruges, dallohej edhe pjese te autostrades qe do lidhte Tiranen me Dibren. Mbarimi i kesaj autostrade, do shkurtonte kohen drejt Tiranes dhe plazheve shqiptare, jo vetem per banoret e Dibres se Vogel por edhe per banoret e Dibres se Madhe, ata pertej kufirit, dhe kjo do ishte nje gje shume e mire jo vetem nga ana komerciale por dhe nga ana shpirterore, afronte shqiptaret n’mes veti.
Per 5 ore ishim ne Peshkopi. Me te zbritur, Ksena morri ne telefon pronarin e hotelit, i cili erdhi me fugon dhe na morri. Deri ne Llixha nuk ishte as 5 minuta me makine. Hotel Tetova nuk ishte as 50 metra larg, na pelqeu pozicioni dhe çmimi.
-Ju dy veta, 11 e 11 eee bejne 22 euro,- na shpjegoi Myfiti, pronari i hotelit.
-Po pse nuk eshte 11 euro dhoma .
-Po per 1 person, por une paguaj per ju te dy llixhat 2 euro plus 2 euro ne dite, 4 euro per ju te dy, plus qe keni dhe ushqimin tre here ne dite te perfshire ne kete, ee ne kete…
-Ne kete pakete 22 euro per dy persona,- plotesova une.
-Po , tamam, sa dite do rrini.
-Ee,- pashe nga gruaja e cila s’po vendoste dot,- pooo, po rrijme nje jave, sheno 7 dite,- pashe Myfitin qe filloi te bente llogarite me stilo ne bllok.
-Ee 155 euro per te dy ose ee 20 mij leke per 7 dite e nete.
Ksena u gezua qe na caktuan ne te njejtin kat, dyert ballperballe, por dhe u pezmatua pakez qe kishim marre vetem 1 jave, nderkoh qe ajo kish marre dy jave. Sapo ishte miqesuar me N , nje grua e gjate bjonde nga Tirana, apo me sakte e ardhur ne Tirane nga Tropoja, keto vite te tranziscionit. Edhe ajo kish marre nje jave llixha. Te kater, po ate dite na caktuan te benim llixha. Duhej te merrnim vetem peshqirat, per te mbrojtur kokat kur te dilnim nga vaska. Na caktuan ne dhome me vaske dopio, meqe ishim çift. Dyert nga brenda shtyheshin dhe mbaheshin te mbyllura me karrige ose stol, dhe kjo per arsye se ne rast se ndodhte noi vdekje apo komplikacion, te kishin mundesi te hapnin apo shtynin deren. Hapem rubinetin e ujtit, nderkoh qe mbyllem ate te shkarkimit, siç na kishte mesuar infermeria e llixhes, dhe u xhveshem. Vaska filloi te mbushej, nderkoh qe avulli i nxehte dilte nga dritarja siper.
-O ho çfar uj i ngroht - u fut e para gruaja, nderkoh qe une po siguroja mire deren me stolin plastik.
-Oo çfar ujti i nxehte, nuk po e durokam dot mamuç, - pashe lulin qe ishte tkurrur.
-Shtrihu mire bebush.
-Sikur nuk ndihet dhe aq shume era e squfurit.
-Ee, edhe une kujtova se nuk do e duronim shume.
-Gru, po ve re se ky lloj ujti esht ndryshe nga ujti zakonshem, shife, mezi ngrihet koma, krejt ndryshe nga fenomeni qe ndodh ne det, ku durt e komet te ngrihen siper, me siguri pesha specifike e ketij lloj ujti eshte shume me e rende se ujrat e tjera.
-Leri filozofite, po laji mire allatet dhe bythen, se ne hotel s’kemi dush.
-E pe si tha ai doktori, me mire te mos besh dush, me qellim qe squfuri dhe ter mineralet, te mbeten ne trup, kjo ishte keshille tamam, do ta qeras.
-Morpo leri qerasjet, se ngele duke qeras dynjane, po shif shendetin, mbeshtete koken te te kapi edhe qafen, çfar ke qe rri si i ngrire.
-Me duket se vajti 10 minuta, a çohemi tani.
-Ku vajti 10 minuta, ne s’kemi as 5 minuta, oho çfar ujti i ngrote, neser do bej dhe balten mbi kurriz, Ksena tha se do e bente, shtrihu mire.
-Grua duhet respektuar orari, thane 10 minuta, 10 minuta do rrijme,- fillova te çohem dalngadale. Pasi u fshiva dhe u vesha, athere u çua dhe gruaja.
Per çudi sapo vajtem ne dhome, sikur ishim te lodhur dhe na merrej fryma. Ishte si tradite, qe mbas banjes, njeriu duhej te rrinte shtrire 1-2 ore. Te njejtat siptoma, ndjente çdo njeri qe bente banja termale per here te pare. Darka hahej ne ora 6 mbasdite ne mencen e hotelit, ku dukej sikur ishim ne spital.
-Une mbaj diete,- u shpreh N,- po keta me duket se e paskan dieten me te forte nga e imja.
-Atje tek rruga, ishte njoni qe piqte misra,- rrekelleva goten e ujit.
-Oh sa mire, do ikim te blejme ca misra, se kam kohe pa ngrene misra te pjekur,- u ngazellua Ksena. Misrat e pjekur, ishin thuajse kenaqesia e pas darkes per shume kliente te llixhave. dhe nuk kushtonin me shume se 0,30 eurocent copa. Ndersa per mua, ishte kenaqesi pirja e nje teke fernet apo raki, tek lokali i nje hoteli ngjitur me porten e llixhave. Ishte lokal me lulishte dhe i lire. Te gjitha pijet kushtonin 50 leke, ose 0,37 eurocent tekja. Po kaq kushtonte edhe rakia maqedonse.
Te nesermen, gruaja Ksena dhe N, vajten tek doktori i llixhave dhe morren fleten per te bere edhe balten, e cila ishte 500 leke seanca, ose 3,70 euro. Pagova tek zyra e llogarise 2000 leke per 4 seanca, 15 euro. Te balta e cila behej ne mengjez, punonin, dy burra e dy gra, ku dy dhoma ishin per pacientet meshkuj e dy dhomat e tjera per pacientet gra. Balta e ngrohte vihej mbi kurriz, e siper saj mushamaja plastike, ku pacienti duhej te rrinte te pakten 10 minuta, e me pas shkonte direkt e ne vaske, po aty. Balta ishte po ashtu plot minerale. Sillej me karroc dore nga nje puntor i vjeter dhe ngrohej nga punonjesi i llixhave. Llixhat kishin nje personel aty tek afro 20 veta.
-Doktor, urdhoni pini nje kafe, - ia bera me dore doktorit, i cili po kerkonte nje tavoline te lire ne veranden e lokalit.
-Oh faleminderit, - u ul ai, - ju jeni ai tiransi me ato tre grate.
-Fatkeqesisht , akoma nuk e kam ate lluks te kem dy-tre gra,- buzeqesha,- por ne rrijme bashke se kemi ardhur ne te njejten dite, jemi bere miq pacientesh, çfar do marresh nga mua.
-Nje uje, se kafe pij vetem nje ne dite.
-Po mirr nje raki a fernet a konjak.
-Jo-jo, tani jo.
-Qenke strikt ne rregullat e trupit doktor.
-Duhet, pa rregulla, trupi shkaterrohet, por njerzit nuk e kuptojne, disa vijne e futen ne banja psh e rrijne mbi çerek ore apo deri ne gjysem ore, nuk e kuptojne se çdo gje eshte me mase.
-Po pse ç’ndodh doktor nese une rrij mbi çerek ore.
-Po fillojne shqetesimet e zemres, veshtirsohet frymemarrja, ka patur raste qe njerzit kane vdekur ne banja kur e kane tepruar, prandaj ne iu rekomandojme njerzeve qe diten e pare te rrijne 9 minuta, e çdo dite rritet nga 1 minute deri sa te shkoje 15 minuta e 15 minuta mbetet deri ne fund te kures 14 ditore ose 10 ditore.
-Me nje fjale kjo kura ime 7 ditore nuk eshte e mjaftueshme.
-E mira do te ishte 10-ditore si fillim dhe rradhen tjeter e beje 14 ditore, aq sa eshte limiti i rekomandueshem.
-Pse 1 muaj nuk mund te rrij tjetri, sa me shume squfur e minerale te tjera te kete trupi, aq me mire, dhe kjo eshte mire edhe per ekonomine e Llixhave.
-Per ekonomine tone po, por per shendetin eshte diçka e tepert, dhe çfar eshte e tepert, eshte e demshme, se ka dhe ketu njerez te qytetit tone qe vijne çdo dite, se iu eshte bere si droge, nuk mund te rrijne pa banja dhe vijne gati nje, dy tre muaj.
-Ouu, po si paguajne 2500 leke te vjetra çdo dite, gati dy euro ne dite, per çerek ore banja termale, thuajse 60 euro ne muaj.
-Joo, se vetem keto dy muaj shtator-tetor, eshte 2500 leke te vjetra ne muaj, se muajt e tjere eshte 1000 leke ne muaj.
-Po se keto dy muaj eshte 1,90 euro, thuajse dy euro, ndersa muajt e tjere eshte 0,75 cent.
-Sepse keto dy muaj, shtator-tetor, qe bie vapa, neve kemi fluksin me te madh te pacienteve qe na vijne nga Kosova, Maqedonia, nga Europa si dhe nga vendi, dhe na duhet qe nepermjet rritjes se çmimit, te pengojme fluksin e qytetarve te Peshkopise, qytetit tone.
-Po ç’ne keto dy muaj, pse ne prill, maj, nuk keni fluks te madh, edhe keto muaj jane te fresketa, ideale per banja termale.
-Ka, por jo kaq shume sa ne shtator-tetor, per nje dite ne keto muaj, ne presim rreth 4000 paciente ne dite qe bejne banja.
-4 mij njerez ne dite, qe i thone per 30 dite, 120 mije paciente nga 2 euro afro, rreth 240 mij euro per 1 muj.
-Po, ama dy muaj jane keshtu, se psh ne dimer ketu s’ka pune, fillon nendor, dhjetor, janar, shkurt, thuajse edhe marsi, ketu eshte si shkretetire, nga fundi i marsit e fillimi i prillit, duken pacientet e pare.
-Per ty si doktor jane paciente,- buzeqesha,- se per hotelet ketu jane kliente, me i fjale juve ketu jeni tamam si aktiviteti ne plazh, ku 3-4 muaj punojne e muajt e tjere rrijne ne tako.
-Tamam, veç se ne ne vere nuk punojme shume, per shkak te vapes, uji i nxehte plus vapa, e njerzit nuk e durojne.
-Zoti apo mema natyre, mesa shoh, ju ka falur nje aset shum te vlefshem per shendetin e njeriut, dhe eshte gjyhna te mos shfrytezohet 365 dite te vitit, se i bie qe ai uj burimi te iki kot.
-Po ku te shfrytezohet kur ketu edhe pak pas ca ditesh, bie bore, behet akull.
-Po ndoshta me nje investim te vogel, ai uj qe iken kot, nepermjet tubave mund ti shkoje qytetit per ngrohje, qe njerzit te mos perdorin dru dhe energji per ngrohje.
-Eh, kush kujtohet per qytetin tone, ne na kane lene keshtu, - beri me dore ai drejt plehrave qe dukeshin nga tavolina jone.

Vlonjat

:joy::joy::joy: te marrte e mira te marte

Vlonjat

:joy::joy::joy: derrkuci pjer

Alba2265

[quote=“Pjer, post:1, topic:3950”]
ndryshe nga fenomeni qe ndodh ne det, ku durt e komet te ngrihen siper, me siguri pesha specifike e ketij lloj ujti eshte shume me e rende se ujrat e tjera.
Sipas arkimedit sa me e madhe pesha specifike aq me shume rritet plluskimi .

Mund tu sugjerosh qe personeli Te kete nje master key :key: qe Te hape te gjitha dyert :blush:

Pjer

flm admine :laughing: po pse del keshtu tregimi, me pika, kur une e shkruaj me vize -

gjembi

Se ashtu e ka bere sistemin kauri dhe indjani Pjer.

gjembi

Mos e ka patur per Bashen?

Une kujtoja se ftohja e shkaktonte tkurrjen.

TironciLebetit

Ja ka tkurr punonjesa e llixhes se nuk ka qene me both seksi

Pjer

alba, mos ke dashur te thuash nga ato kartat qe perdoren ne hotel,
kjo gje do investime, te ndrrosh ter dyert,

BeluliXVI

-gjithmone modest Pjero… -te magazina e Burses, duhej ta sqaroje, atje ku mblidhet, shitet e blihet stock-u… apo si i thoshim ne shqip stoqet.:smiley:

p,s… atij doktorit te llixhave ja paske nxjerre nga hundet shishen e ujtit qe e qerase ; me pyetje , llogarira, cmime etj.

vlora

Nc nc nc, nga gjithe ky pershkrim gjeografiko-ekonomik qe na con drejt nje perspektive te re zhvillimi si ajo e turizmit mjekesor, ca e ca lexuan vetem ‘luc’ apo ‘lul’ si ishte?
Po mesa duket eshte pjese e pashmangshme e natyres njerezore, se edhe mua nga gjithe performanca patriotike kuqezi e Rites, vetem ai shiriti zi qe luante rolin e brekeve me ngeli ne mendje.

Pjer

jooo i nderuar, ne fakt ata te pronvincave kane qejf te ulen me ne tironsit , ne fakt une nuk e kam dhone te plote ter biseden me te, vetem koncetratin :laughing:

Vlonjat

:joy::joy::joy: o budall qe budallepse dhe ata manallet e oshe-se

Vlonjat

Tepke si koçi i teto ollges !

Pjer

Vlonjato, me e forta dhe ter kuptimi i gjendjes, vjen me poshte :laughing:

Pjer

tironco, mos ngatrro objektin me subjektin :laughing:

TironciLebetit

Po ene ai i shkreti ka nevoje per pak humor qe ti versheje gjaku e ti skuqen faqet. Kaq te shemtume ishin ne spa ? Me siguri i kan zdryp gjithe pjeshkat ne Tirone.

Une per vete do sillsha Moldave e Ukrainase per te manaxhu venin e harro celesin qe hap gjithe dyert. Sa me shume vdekje prej qefit te kete aq reklame me e mire eshte. Ta bojne qejfin sa me vdek…thane…e kush nuk do me ardhe?

Kthupi

Po pra, qe kur vdiq ai ambasadori Liberman a c’e kishte, te gjithe vrapin per ne Lure.

Pjer

mos i ngatarro Llixhat me Luren , kthupo, llixhat jane banja termale, kurative,

Kthupi

E di une cfare jane llixhat, e kisha fjalen per vdekjen ne qejf e siper.

Pjer

leri qejfet, por ç’kuptove nga tregimi, apo kush pjese tu duk me interesante, apo noi verejtje,

Vlonjat

Ke bo ca kabime otografike zoterri!

Pjer

e di vlonjato, por jane lene qellimisht ashtu, duhet pakez dialekt tironsi :laughing:

Kthupi

Une nga kjo kuptova qe nuk shkohet ne llixha me gruan. Se ja ti takove 2 gra te tjera ne autobuz, por fakti qe ishe me gruan, t’u pre risku.

Pjer

ouuu pse u rregullogan kaq shpejt femrat, ato te dyja psh, sa isha une, nuk paten noi afere a flirt dashurie

Kthupi

Se po ta kishin do ta thoshin ty? Ato sapo te njohen, nuk hapet robi aq kollaj.

Persa i perket kapet a s’kapet femra aq kollaj, varet nga femra apo dhe mashkulli. Po qe se shkon me mendje per te kapur a per t’u kapur, kapesh edhe brenda dites.

squarepusher

nga ky ‘tekst’ nuk kishte asgje per t’u kuptuar, asgje interesante. nuk e kuptoj pse-ne e ketyre shkrimeve te padobishme.

Kthupi

E ke parasysh ate episodin e “Friends “ kur Rosi shpalosi aftesite e tij muzikore me nje tastiere? Dicka e tille.

squarepusher

ky eshte me shume Ros me bagpipes.

gjembi

Mesuam cmimet e llixhave, hotel Tetoves dhe misrave. Ja psh misrat qenkan 0,30 eurocente. Pra 1/3 e eurocentit. Sa i bie, 3 qindarka shqiptare?

InkuizitoriMoth

nje shkrim i Pjerit ku nuk behet deshmi per librin e modh Vizione te Qarta, nuk vlen nje lek, ose vlen zero qindarke.

Pjer

gjembi, qenke dobet ne arithmetike, 0,30 cent eshte afro 1 e 3 e euros, 1 euro ka 100 cent (eurocent)

Pjer

square, shkrimi nuk ishte per tya, por per te tjere te interesuar per banjat termale.
gjembi psh, kuptoi diçka te rendesishme ;

ne pjesen e dyte te tregimit qe shpresoj te dali ne mars, ka nje pjesez per ty e dashur :laughing:

Xixa-g

E ka lon “bombën VQ” për pjes t’dyt, n’mujin mars, ô Inkuiz…

  • si filloi me ju shit librin gjith llixhaxhijve, masanej gjith peshkopixhijve dhe n’fun, kur asnjoni s’ja vari lesht, e hudhi VQ m’vasket ujit t’llixhave për ta ripërtrit me arom t’squfrit.
Pjer

a ha xixe, libri atje kish morr fund, fale politikave te Rivdekjes, m’fal Rilindjes,

squarepusher

megjithmen

gjembi

Pjer, nuk eshte faji im qe pas kaq vjetesh ne Belgique ti ende s’di se 0,30 euro = 30 eurocent. Dhe 0,30 eurocent eshte 1/3 e centit.

anon63896856

Pse ka kaq urrejtje ndaj Pjerit?

Kthupi

Une them ta botosh ate VQ ne kinezce dhe hindu Pjer, paguaj 2 perkthyes po do t’ja vleje barra qerane them. Duhet te shkosh ku eshte tregu me nje fjale. Tregu shqiptar 1.5 milione banore eshte a s’eshte, Kine e Indi bashke jane mbi 1.5 miliarde banore qe lexojne, ekonomia e ketyre 2 vendeve megjithese mund te jete fokusuar kryesisht ne prodhim apo sherbime, prapeseprape mund te perdore parimet e shpallura ne VQ para 20 vjetesh persa i perket fushave te tjera si subvencionet nepermjet obligacioneve te CO2, dubellsimi i taksave per paketa te caktuara, sherbimet publike qe mesa degjojme ne Kine e Indi jane per ibret te Zotit, etj. Shikoje nje here se s’i dihet.

Manjola_Tirana

ziliqaret .

anon63896856

Ate dyshim kam edhe une. Le te presim cfare mendon zoteria dora vete per kete.

BeluliXVI

seç jane ca nisma ne FB ; "te behemi 100 mije shqiptare…, e tërci vërci…"
kete mund ta pershtasim edhe te peshku, ne permasa me te vogla kuptohet; te behemi 100 komentuesa te kapi shkrimi i Pjerit 200 komente… (se 100 i ben vet Pjeri me pergjigje).

anon63896856

Eshte vokaliste shume e mire por si artiste, nuk e di, nuk me bind. Veshja e saj seksualizon bruto trupin e kengetares, nuk nderton imazh artistik me vehte, nuk frymezon. Per krahasim, Era Istrefi eshte me e afte ne krijimin e ketij imazhi. Ka dicka organike ne menyren se si paraqitet.

Vlonjat

Shoku P mund te behet pak me shume bujar dhe te ofroj ndonje gjys shishe vere per pergjigjen me te mire apo ndonje stilolaps me buton siper per ate qe lexon mes rreshtave apo verikalisht/ digonalisht/kamasutrarisht! Thom qe ka per te ndihmuar shume per te harrit qin apo dyqinshin e komenteve.

Manjola_Tirana

biiiiip esht ngarkuar
i zoti nuk e shef
biiiiip. esht ngarkuar
ì zoti nuk e shef

Pjer

e dashur , mos u budalleps, une e di, po ngaiher jap shpjegim pak te trashe per juve te pertej antllatikut, pasi dihet se ata asaj nahije, jane pakez te trashe, jo ti eee, mos u nxeh, por te tjere,
ta kam dhone shpjegimin, lexoje dhe iher;

Pjer

oh te marrte e mira te marrte, u 10-va tu qesh, sapo u ktheva nga Brukseli se isha si i merzitur, kur lexoj komentin tat :laughing:

Pjer

kthupo, mir e ke ti po kinezet i ke te gjithe ne pune dhe pas pune me telefon/ajfon ne dore,

Kthupi

Atehere gjej nje kompjuterist qe te ta beje version ebook, qe mund t’i lexosh ose edhe degjosh online. Mund te perdoresh zerin e Timo Fllokos per version audio ose me mire akoma Jackie Chan qe ta kuptojne me kollaj.

Pjer

po ku merr vesh plaku nga keto gjojna, nuk e ke mesuar akoma qe une jam akoma model i vjeter, shkruaj akoma me stilo :laughing:
qipar psh, kur sapo mbrrita nga brukseli me nje shishe te vjeter vere, 18 vjet e vjeter, thira dhondrin ti bonte nje foto e ta fuste tek imeili im, e tani qe e kam ne kompjuter, nuk arris ta fus dot ketu tek Peshku,

anon63896856

Shume pune i paske hapur vetes z. Pjer.

Pjer

nuk te kuptoj rasta, me qarte, per çfar e ke fjalen,

machitewa

maço, po u budallepse a derzi tek tema ; Diskutim i lire, ke dy dite pingul aty, po shih a derzi tregimin tim ; Llixhat e Peshkopise dhe jep nje mendim,

Pjer

macho, po nuk hyet ne skene pa u pregatitur, qe do te thote pa e lexuar tregimin,
lexoje nje here pastaj hyr,

Xixa-g

Qe Pjero, me që na përmende shishen e verës së vjetër.
Kjo shishe gjendet tani përpara meje, në guzhinë siç e sheh - gati për t’u therur.

Thjesht për ta ditur, quhet Cornas - Paul Jaboulet-Aîné, Domaine de Saint-Pierre (côte de Rhône- në krah të qytetit Valence, diku mes Lionit dhe Marsejës) e vitit 2001.
Ajo tjetra në sfond është duke u mbaruar: quhet Chateau Montgravier - Graves (krahu i Bordosë), vjen nga depoja e vetë prodhuesit, viti 2015 (masanejna,para saj brenda tasit janë ca qofte…)

A doni më për verërat e vjetra të Pjerit?

Pjer

xixa, megjithse me i vjeter se mua, je me i forte se mua ne kompjuter, une nuk arrij ti fus dot, megjithate vera ime eshte e 2000 :laughing: veç une pasi pij pakez nga shishja qe hap, goten tjeter plot e perzij me vere tjeter, ose noi ekstrakt.
me iku jeta duke bo eksperimente :laughing:

squarepusher

duhet te presesh derisa te ngarkohet 100% pastaj shtyp pergjigju.

Aquamarine

Te mbaron pune leku pjer

may

Pjer ai fillimi ishte njesoj si pjesa e kaluar, m’u duk sikur po lexoja te njejten :smiley:

Sikur te na e kishe kursyer ate detajin me “lulin” mire do ishte :joy:

Alba2265

Ishte detaj si George constanza tek Seinfeld “I was in the pool “:blush:

Vlonjat

…radjah nipart evac an - ka thon nji kritik arti !

InkuizitoriMoth

Pjer nuk thuhet “ngarkuar”, thuhet karikuar.

Kariko, Pjer, kariko! Por çfare je duke karikuar?

InkuizitoriMoth

BeluliXVI

e thote ngaqe e ka semundje profesionale, magazine ; ngarkim-shkarkim… ska faj.

InkuizitoriMoth

:grinning:
gabim dhe ti, thuhet: karikim-sKarikim. Por ty te falet, nuk je magazinier.

Manjola_Tirana

bo sa qejf ke dhe ju qi pa lexu vepren, me komentu

Pjer

thuajse te gjitha tregimet, may, fillojne me peripecite e elektrikut, gje qe tregon se anomalite vazhdojne edhe sot e kesaj dite ne shqiperi,

Pjer

kam provuar vere ; cote de Rhone , xixa, po s!kur s’me ka pelqyer, dhe nuk blej mo nga kjo,

gjembi

Gjynah qe s’te merr ndonje punishte vere ne Belgjike ne pune.

Pjer

ahh, ti se njeh sistemin belg, ketu nuk eshte si amerika apo kanadaja,

gjembi

Si eshte sistemi belg i punishteve te veres?

Xixa-g

Po çfar lloj vere pin atëhere? ça emri ka kjo e zgjedhura tënde e moçme?

Pjer

ohhh, nuk pi vetem nje lloj vere, pij shume llojesh, noi dite kur te kem kohe, do te shkruaj emrat e vererave qe kam pire, kuptohet jo te gjitha, se nuk i mbaj mend, por kur u zhvendosa ne apartamentin qe bleva para tre vjetesh, i shkruajta te tera vererat qe kisha si dhe vitet, me qellim qe ne bodrumin e ri, ti vendosja sipas rradhes,

Pjer

punishte vere apo disteleri alkoli, ketu ne belgjike numurohen me gishta, por ta kisha llafin per sistemin te teresi, ku emigrantet çajne me shume veshtersi per lart, nuk eshte si ne amerik apo kanada,

TironciLebetit

NJerezit shpelajne goten kur ndryshojne shishet e vererave kurse ti perzien verat e ndryshme me njera tjetren? I cik jangellesh do te thosha. Shpela goten e veres sa here ndrysho shishen, nese nuk e pi te gjithe shishen bli nje pajisje qe heq ajrin dhe bej tasting ditet qe vijojne, me shishet qe ke hapur nga pak se te pish shume ne moshen tende ste ben mire. E mos perzje vererat me .

InkuizitoriMoth

Pjer

tironco, jo vetem i shplajne por dhe i fshijne (thajne) gotat qe te mos kete pike ujti, dhe kjo behet kur ti i provon vererat, por jo une qe kam pire (provuar) gjysmen e vererave te planetit.
une boj eksperimente te metejshme me vererat.

TironciLebetit

Po ti je ne kushte shtepie e minimumi duhet ta shpelash goten, mos u bej kurnac e thaji me nje karpicete, beje edukate per hir te respektit te prodhuesit qe eshte lodhur aq shume dhe ti e hedh vererat ne qyp si me qen Ullinj. te rrofshin vererat e lira qe pi se jane ne oferte. asnji prej tyre nuk te kujtohet se i ngatarruar me njona tjetren ne menyre kriminale

Vlonjat

Hajde shpejt dhe 20 komente te tjera te behet qinshi.

Pjer

tironco, une vetem veren e pare hedh ne gote te thate, e pasi e provoj, e dixhitalizoj ne tru, e me pas e perziej me veren e djeshme qe eshte/ishte provuar, e keshtu vazhdon eksperimenti, ndodh qe i hedh edhe noi ekstrat, noi gjethe, noi karafil, noi spec djegs, noi kokerr piperi te pabluar, etj,etj,

TironciLebetit

E bone plonc a fergese te shkreten vere. Kur pi goten e pare, mbyll shishen e hiqi ajrin per te nesermen a te pasnesrmen. Por ne cdo rast lidh nje dore me trupin qe te mos jete ne gjendje te hedhe plehra ne vere. P{erdor vetem nje dore per te ngritur a ulur goten. me pas shijo ndonje film cilesor te Stalkerit e mud ti futesh ene noij gjysem gote vere tjeter te paperzjere e kaq

InkuizitoriMoth

Xixa-g

gjynof qi ksoj vene për hale, Pjeri i paska hek ene etiketin!
Për t’na e shit m’Peshk si për t’vjetër!

InkuizitoriMoth

“osht ven e bome vet”

Xixa-g

çere ajri mër Tironco.
Frengjt thon:
Shishen e venës po e hape, qitja funin dyrek!

Pjer

m’so i gjo nga plaku, kur hap shishen dhe pi, sheh qe vena nuk o e keqe, i ve tapen, ene t’nesmen pi prap nje got, dhe v’re qe osht me e mir se dje,
pse nodh kjo gjo,
sepse ai ajri qe ka hy, sikur e ka fermentu me mir,
keshtu qe leni prrallat me heqje ajri :laughing:

Xixa-g

ene kshu me rradh’ - dita e tret’ ene mo e mir se e dyta, dita e dhit ene mo e mir se e nonta!
Por kur i them un’ atina se s’din me pi ven… po kush osht tuj m’nigju.
Pjerini shkon e blen ven 2 lekshe dhe i fut gjojna sojna mrena me e meremetu shijen!

TironciLebetit

Po bohet bythe Pjerini po te pije aq shume. Me qe hapka 2-3 shishe…se ate veren te perzime…nga ndonje shishe te hapme e nxjerr, me mire ta pije me nge ditet e tjera e pasi ti heqi ajrin nja 2-3 dite jeton ajo pa dam. Po u bo byth Pjerini do vuaje Pjeshku mungesen e krijimtarise se tij tip Llixhat.
@Pjer

Jo per verat ne oferte qe ble ti, ato duhen me u konsumu si thote Xixa-g per i her. Verat e tua te lire po u oksidun kthehen ne uje e as uthull.

po ku merr vesh Pjerini nga shija. Une po them mos bo noi majasill me ato gjona qi shto … a helmohet …ti thu shija. Cer shije ndjen Perini kur perzje dy vera te ndryshme? Asigjo, thjesht shijon ngjyren e kuqe me sy.

Pjer

3-4 shishe ne jave tironco,

Xixa-g

Qe or’ Tironco, për pun’ t’venes:

Ajo vena 2001 qi tregova aty mo nolt, s’pihet m’shishe. Hudhet vena m’broke me e ajris dhe me i kullu llumin. Pranejna them qi po u hap, duhet me e pi! S’futet mo m’shishe t’vet!

InkuizitoriMoth

xixe, te tregon nje ndodhi te vertete qe tregon kulturen popullore tip Pjer te teknologjise se venes. Ka pas qen nje kafene afer SMT-se, hym aty per t’pi i kafe bashke me njonin qe njifte shitsin qe sapo kishte fillu me punu. Ky shitsi na tregoi se kishte trashegu nga shitsi i meparshem ca shishe vene te vjetra qe nuk i blente asnjoni, kishin ngel aty me vite, mbulu me pluhur. Na tha qe i kishte more njoni qe merrte vesh nga vena, “ishin bo shampanje, vallaj” :grinning:

Pjer

xixa, vetem amatoret pijne vere , 1 shishe 4-5 veta, ose 1 person 4-5 here,
profesionisti, e provon, i jep noten dhe eksperimenton me te, per risi te reja.

TironciLebetit

Ktu mire e ke ti por si shume vere e vjeter mu spo me duket e 2001 ka vertet aq shume llume???. Per mu vere e vjeter kam pas provuar 4-5 shishe te 1966-1967-1968, dhe kam provuar edhe nje shishe te 1947 ku kurioziteti ishte se si kishte ndryshuar vera.

Kthupi

Ca profesionisti je ti qe i fut veres ereza e lesh me tresh? Je si Zhos profesionisti, per ta ekzekutuar veren, jo per ta shijuar. Ju fute qe ju fute kesaj pune, shtoji noi dafine, nja dy thelpinj hudher, trazoje me salce kosi, u pa puna beje gjelle, ciqitemen. Vera eshte delikate mer, nuk eshte hashure, leri filmat e pije sic duhet.

Pjer

ven kaq t’vjeter nuk kam provuar, me e vjetra ka qene 1976, ndersa raki po, e 1964, e kam permen ne nje nga tregimet e mia.

Pjer

mos kopjo plakun te lutem, se kete gje e kam thon une para disa vjetesh, dhe se eshte pikerisht keshtu, prandaj nuk e boj çorbe siç thua zotrote, i fus vetem nje ekstrakt, thjesht per te pare, se;

  1. si reagon vera ndaj tij/saj
  2. si eshte shija pas kesaj
  3. si reagon organizmi ndaj ketij eksperimenti
Xixa-g

Me qi ina ke shishet…
kto dy tjerat jan’ Bourgogne Rouge Pinot Noir - domaine de la Tour, 1990 - Joblot Daniel recoltant.

Kur them llum Tironco, bohet llaf për kokrriza t’zeza qi bin m’fun.

Kthupi

Ne anglisht quhen dregs keto dhe une e di se vereberesi i le kastile brenda ne shishe. Domethene ka qe i lene, ka edhe qe ndajne veren nga keto kristalet (teknikisht jane kristale aromatike). Sipas midese se secilit, po s’ka te keqe t’i pish.

TironciLebetit

Jane Sedement e kthehet ne llum, ne shishet e vjetra qe kam provuar llumi eshte akumuluan edhe ne muret e shishes se ruajtur horizontale, kurse ne dekantim, nje gjisht nje gjisht e gjysem duhet ta hudhje ne filter kafeje se ishte e papishme qe te nxirrje ndonje gellenjke

Xixa-g

Po pra, në frëngjisht quhen “lie” - që i bie në shqip “llum"
Prandaj edhe shprehja “boire le vin jusqu’à la lie” që i bie mot-a-mot " ta pish verën deri m’llum” ose ndryshe “t’a nxjerrësh shishen e venes me byth’ zbulume”

Hej ç’na bone mër Pjer, me ja zbulu deri dhe bythën shishes venes!

Kthupi

Ne anglisht “lee” quhet kur sedimenti eshte ne fuci, por kur e ke ne shishe ose ne gote e quajne dreg.

Xixa-g

E kan kopju pri Pjerit or Kthup, ata inglishat e fuçis

Kthupi

Pjerit ashtu i ka hik jeta, ja vjedhin mundin te tjeret e s’i japin kredi. Idete monumentale te VQ, keto te fucive, etj. etj.

InkuizitoriMoth

Xixa-g

Ene ky kish shku m’llixha? apo ka lexu VQ?

InkuizitoriMoth

ahahahaaaa, te dyja bashke!

Pjer

Xixa, mir i Modhi justifikohet qe nuk e ka lexu VQ se nuk ka shku noiher ne Shqiperi, i iku jeta te varferit ne Itali, por ti qe ke shkuar ne Shqiperi, si ka mundesi qe tu drodh dora per 3 euro e gjysem.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Xixa-g

Hej ç’më ke kap keq me kët’ “t’u dridh dora për 3 euro e 1/2” o Pjerin

Qe pra, po ta them nji her vetëm dhe jo dy:

  • kur shkoj m’Shqypni, un rrij vetëm 10 dit’ dhe sun kom koh’ jo mo’ me shku’ nder llixha, por edhe me shku me pa at’ botuesin tim të “Toenës” me morr vesh se sa libra ka shit për llogarin time.

  • m’thuj mër burr’ ku osht tuj u shit ai libri VQ , librarien tate, se sun e lej pa e ble. Bile po t’qis edhe foton me VQ n’dor ditën e blerjes.

  • bile, bile, m’jep adresën tate në plazh se po s’erdha me t’pa aty m’ven, mos më quj njeri mo’ me pseudonim “xixa-g” ktu tek Peshku!

  • Tjetra - Her’ t’funit, m’gusht 2017, fola m’telefon me Graven, me numrin qi m’dhe dhe s’arrita dot me u taku me te… tuj bo vrap nëpër spitale et sanatorjume, me pa t’afërmit e mij m’pik t’vdekjes!

A shef apo jo, me ça mirrna ne kur shkojm m’Shqypnie?

Aquamarine

Ca pive noi gje interesante sot o Pjer? Na e thuj se dro na mbushet mendja e provojme

TironciLebetit

Pjerini eshte duke shijuar nje shishe birre e jo kanace sipas menyres se tij e nuk besoj se do te guxosh ta provosh.

Pjer

xixa i dashur, ku e di une se ti iken kaq rralle dhe kaq pak ne shqiperi, po kete vit a ke noi plan per anej

Aquamarine

Ajo e birres ishte c’ishte :rofl: shembulli me perfaqesues i njerezve qe s’kane te ngopur.

TironciLebetit

Edhe Pjerini me Shishen tahmaqar eshte … nuk i ve tape por e perzjen me verera te tjera e i hudh erza, spec djeges e jalapenjos … Nejse me pelqen fakti qe ti vendos kufinj…

InkuizitoriMoth

ajo e koka koles ishte ç’ishte nje gomar me bishte:

Pjer

gjo e mire kjo, humane, por 1 dite mirru vetem me librat atje, planifikoje çfar do blesh.

Xixa-g

O Pjer, ta kom shkrujt edhe ma nolt:

Pjer

tek Pallati i Kultures i ke 2-3 librari, dhe mund te pyesesh aty. thuajse çdo librari ne Tirane ka.

gjembi

Jepi xixa se duhen dhe 75 komente per te kapur 200.

Manjola_Tirana

Jo, jo. nuk eshte nga ata xixa

InkuizitoriMoth

Pjer, edhe nje here tjeter per arketipin:

magdalena_tirana

#dojadalim
immagine

Pjer

gjembi, ku ke humbur moj, e di qe me ka marr malli,

InkuizitoriMoth

e Pjer e paske gjet me ne fund intervisten e shekullit.

Pjer

libri im i fundit " intervista e shekullit " kushton 500 lek ose 5 euro, dhe e gjen ne tirane,