Logjika e absurdit

image

Struktura e botës është bipolare, me domosdo edhe edhe e shoqërisë njerzore, prandaj besimtarët ose teistët janë një pol, ndërsa ateistët janë poli tjetër, të cilët në politikën klasike korrespondojnë me përkatësisht të djathtët dhe të majtët; ndarje kjo deri diku e dukëshme në politikën e sotme: qendër e djathtë e qendër e majtë (edhe në Shqipëri që kopjon dashje pa dashje fenomene të përtejdetit), dikur më e dukëshme në ndarjen midis demokristianë (DC) dhe demokomunistë (PC). Në mes, in medio virtus stat, qëndrojnë agnostikët apo laikët, ose të pangazhuarit, as as-ët e shprehjes së Ramizit, as me njërin e as me tjetrin (të balancuarit ose të barazlëkundurit ose baraztundurit), duke krijuar kështu një lloj fjongo absurde Moebius të një sistemi shoqëror bipolar, qoftë edhe në kuptimin e sëmundjes mendore kolektive; një sistem që i ngjan një çmendine në qiell të hapur ku natyrshëm zbatohet ligji Basaglia, shkallmimi i çmendinave dhe çmendinës si institucion (Foucault).

Njerezit ndahen ne dy lloje: ne njerez qe I ndajne njerezit ne dy lloje dhe ne ata qe nuk i ndajne.

Katror, çar ka ndodh qe komenton nje shkrim timin pa ofenduar dhe ben nje koment niveli me te mire se shkrimi im? S’ka bo vaki kurre qe nje antikomunist i oreve te para qe nuk pranon te marre fryme pa marre i dor me pare si Trump, te mos ofendoje nje fuks te oreve te fundit qe shkruan ne Peshk pa pare si Biden. Po me habit, apo mbas kesaj dashurie fshihet ndonje kurth akoma me i rrezikeshem, gje qe edhe me tmerron? Apo vuajtja nga epidemia covid dhe lufta ne Ukraine ka futur meshiren ne zemren tende per persekutoret kriminele qe te kane persekutuar familjarisht dhe nuk jane penduar fare per kete krim?

Komentet e mia gjithmone kane qene me te mira se shkrimet e tua, dhe gjithmonë kane pasur per qellim te te përmirësojnë dhe jo te te ofendojne. Po ti je shume I kompleksuar me duket mua qe te vazhdosh te mesosh e të vetpermiresohesh me ndihmen e shoqerise. Ja dhe tani jam thuajse I sigurte qe me te mbaruar se lexuari komentin tim do fillosh te shkruash nje koment me bole, zezake, sperme e ku di une cfare. Ja me provo qe e kam gabim.

Njerezit ndahen ne dy lloje bolesh: ne loqe qe i ndajne felet ne dy lloje dhe ne ata qe nuk i ndajne.

Edhe sikur termat krim dhe krijim të mos kenë të njëjtën rrënjë etimologjike, kanë të njëjtën rrënjë kuptimore, Artisti përjeton në gjëndje krimi, krijuesi është një kriminel potencial, nëse nuk është i tillë ligjërisht, do të thotë që është edhe frikacak i poshtër.

Lufta është vazhdimsi i teatrit të absurdit si art performance.

Un nuk i besoj as këmishës që kom vesh, io credo solo in Gesù. In Gesù in pensione però, non in Gesù bambino.

Urrejtja qendron më përtej vrasjes prej dashurisë ose xhelozisë, ndodhet tek indiferenca.

Bijtë janë guri i provës nëse etërit dhe mëmërat kanë dështuar apo jo në jetën e tyre. Prandaj nuk do më njeri të bëjë kalamaj, të ketë bashkëshort dhe të krijojë familje, gjithashtu është në modë të bashkëshortohet pa celebrim si shokë e shoqe dhe të bëhet seks të mbrojtur nga material plastik.

Njerezit ndahen ne dy lloje: ne njerez qe i ndajne njerezit ne te bardhe dhe ne zezake, dhe ne ata qe nuk i ndajne, sepse si mund te ndash gruan nga zezaku i Detroitit kur i gjen te perleshur ne divan?

Që kur Avangarda dështoi, arti ndodhet në moçalin kontemporan ku të gjitha traditat dhe avangardat notojnë në një përzierje kalbësie çorbë derri që shtiren sikur janë risi. Në këtë mënyrë dëshmon arti për Fundin hegelian të Historisë, i cili është versioni laik i Fundit të Kohëve religjioz.

Cancel culture:
e ç’kuptim ka të fshihen plehrat, kur ka vetëm plehra?

Dikur ishte rregull që burrat martoheshin me gra shumë më të vogla në moshë, dhe me kalimin e kohës diferenca e moshës është zvogëluar gradualisht deri në barazim, derisa tani duket se ka prirje dhe shembuj personalitetesh (Makron) që diferenca të kalojë në të kundërtën. Me fjalë të tjera thënë psikoanalitikisht: nëse tradita ishte inçest patriarkal, modernja është inçest matriarkal.

Eros dhe Thanatos, të bësh seks është e barabartë me të bësh luftë, kështu që kohës së paqes i përket kohë e luftës, madje paqja i paraprin luftës dhe e përgatit atë. Për këtë arsye historia është një alternim i vazhdueshëm i paqes dhe luftës dhe anasjelltas, i erosit dhe i thanatosit, i seksit dhe i vdekjes; nuk mund të dilet nga ky kurth i Silles dhe Garibdës si dy nofulla morse, pa procesin e sublimierung. Në vend të kësaj ndodh që bëhet më shumë seks në paqe dhe ta do mëndja më shumë vdekje në luftë në mënyrë të përshpejtuar, dëshmi është historia e shekullit të kaluar dhe me sa duken bathët, edhe historia e shekullit në vazhdim e sipër.

Një fjalim i gjatë është pavlerë nëse nuk mund të thuhet shkurt e njëjta gjë.

Pse njerëzit qeshin instinktivisht kur përmendet seksi? Përgjigja gjendet në faktin që në të vërtetë zgërdhihen!

Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u grindur dhe vrarë me njëri-tjetrin sesa diskutimi për ekzistencën e Zotit midis teistë dhe ateistë; e për më tepër nuk ka mënyrë më të mirë për të dëshmuar se është turp të jesh njeri, që njeriu është një qenie skizofrenike dhe kriminale.

Personat që i futen aventurës së një revolucioni të sapo nisur, lëvizje reformuese e çfardo lëvizje tjetër që përben rrezik në fillimet e saj si kundërvënie të rendit ekzistues, ose e bëjnë për shpirt aventure për të shijuar rrezikun hormonal adrenalinë, ose për shpirt kalkulues si investim për të ardhmen “kushedi del ndonjë gjë”, ose rastësisht bien në vorbull e i merr rryma e ngjarjeve, ose janë personë që nuk mund të bëjnë ndryshe, e gjithë jeta e tyre, madje edhe e gjysh shtërgjyshi të
tyre, përmbushet në këtë aventurë transformuese.
Pa fjalë që këta të fundit janë shpirti i historisë në përmbushje e sipër.