“Lol lol Land” apo “L.A. Land”?

“La la Land” - film amerikan me regji te Damien Chazelle

KUNDER :
(ose: “Lol lol land”)

Filmi eshte kollajshmerisht i kritikueshem keshtu qe fare mire mund te titullohej “Lol lol land”: ai eshte gati-gati nje shakà kinematografike.
Kjo vjen kryesisht prej faktit se atij i mungon dukshem konsistenca, por jo ne sensin e skenarit apo dramaturgjise por mbi te gjitha ne sensin e tensionit kinematografik, te imazhit.
Konkretisht : per kete do mjaftonte te merrnim si shembull skenen-çeles (climax) te tij: ate kur dy heronjt e filmit shkojne tek Observatori astronomik dhe fluturojne ne qiell. Ideja eshte shume e bukur. Ok deri ketu. Po ç’ben regjizori me ate ide ? Asgje. Dy heronjt e filmit zbresin zdruq-zruq nga qielli dhe kaq. Skena, in fine, nuk eshte veçse nje tullumbace e çfryre (dhe pikerisht, ne ate moment, une dola zdruq-zdruq nga kinemaja, per me teper qe jasht saj bente nje kohe e shkelqyer!).

PRO :
(os: “L.A. Los Angeles Land”)

E megjithate, filmi (gjysma e tij qe pashë) ka nje far’ sharmi. Se pari, kjo vjen nga fakti qe Hollywoodi, keto vitet e fundit, po na zhgenjen ne kulm nderkohe qe ky film, ka nje far’ deshire per te na nxitur per te besuar tek Endrra Hollywoodiane. Regjizori, i cili me siguri qe e di qe, ne fillim, Hollywoodi quhej Hollywoodland, e vendos qytetin e endrrave (Los Angeles) ne qender te filmit. Dhe aq me mire! Keshtu qe, ne nje far’ menyre, filmi mund te shihet si homazh per Los Angeles, per L.A, per “City of Stars”!
Nga ana tjeter, filmi nuk eshte agresiv, pra qe te sjell zorret ne fyt sic ti sillte “Whiplash”, filmi pararendes i ketij regjizori 30 vjeçar. “La la Land” eshte film teresisht inofensif, ne sensin pozitiv te fjales, dhe aq me mire (PRO).
Problemi eshte se i mungon konsistenca (KUNDER)

6.0

trailer:
https://www.youtube.com/watch?v=lu4RHvouJH8

1 Like

mire, flm.
une s’e kam pare.
ketu ka kohe qe lexoj per te ne review-te ne gazeta, dhe ish vecuar qysh heret.
Aktrimi perflitet shume.

Jo aktrimi, por ‘performanca’, në kuptimin e majmunllikut. Psh, Ryan Gosling vetem sepse ka mesuar të luaje në piano dhe të kërceje nje çik, do marrë Oscar si aktori më I mirë.
Nderkohe qe, Gosling, kur luan neper filma, te kujton më se shumti kete :

:grinning:

2 Likes

kete film e kam degjuar pa e pare me shume se disa frames here pas here pasi po beja njekohesisht dicka tjeter. keshtu qe, me aq sa degjova m’u duk film i zakonshem per nga skenari adoleshentesk, me se medioker do thoja. muzika dhe melodite jane kryesisht te mira dhe kjo e shpeton. s’kam ca shtoj tjeter por nuk besoj se do i rikthehem me.

sa per regjisorin, mbetem me pershtypjet me te mira nga Whiplash te cilit perkundrazi me siguri do t’i rikthehem perseri.

laker eshte ajo? :joy:

te Blue Valentine nuk eshte fort keq.

Në frengjisht quhet endive. Perdoret goxha. Mendoj se në Albanie nuk ekzisiton.
Në ang na u quaka

si nuk eksizton, une e kisha per darke prandaj me beri te qesh.

Më kujtohet qe ti e kishe pelqyer shume “Whiplash”. Për mua ai eshte film-migrenesjelles :grin:

Po pse e more për laker alors ?

ps: e si thirret në shqip ?

ne fakt ketu importohet dhe nuk e gjen rendom. emer specifik nuk di, po une i referohem si laker (me emrin e familjes). se qe eshte laker s’dikutohet.

Parkadhile qenka në shqip :flushed::laughing:

E ca pjese e bimes ne fjale eshte ajo atje?

nuk pata durim t’i dilja ne fund, keshtuqe prape gjume. Pjesen qe mbeti, me pas.
A mund te themi se ish nje homazh i filmave stil vitet '60?
Kishe te drejte per Los Angeles :slight_smile:.
Ideja totale ne fund ishte ngacmuese.

Tralala land :wink:

çer lesh çikorje apo radhiqe, ketej nga ne e quajne sallate belge, dmth ne Peshk mund ta quajme sallete shen Pjerdh Thomas, aq me teper qe Stalker i jane pjerdh trute komplet nga Teori e Vizionit, sepse dy fotot e sjella prej tij nuk kane asgje te perbashket.

E drejte.

(sorry u desh ta fshij ate post)

Cka me solli ndermend kur e pashe ishin te perbashketat me mulholland drive, pra dhe nga permbajtja ideore filmi jo teper origjinal.
Rrefimi eshte jolinear si te mulh.dr, pare me syrin e njerit dhe tjetrit protagonist, vendodhja eshte po e njejta, suburbia e los angelos, skenarisht pak a shume ngjashem nje aktore e re qe ndjek endren e saj per tu bere aktore ne holliwwoodin e pameshirshem dhe zhgenjimet e saj te njepasnjeshme ne audicione. Element qe haset qe ne fillim ku ne nje audicion protagonistja shef rregjizorin me nje prej fotove te fitueses se paracaktuar, njejtaz me nje skene me te arrire audicioni ne mulh.dr,. Formalisht skenat e mbremjes ku heroina endet e perhumbur ne rruget e los angeles, festat mondane etj, sigurisht e tera e perziere me romanticizem klasik.
Pra, per mua rregjizori ka dashur te pershtasi per syte e akademise elemente moderne ne elemente klasike holliwodiane, hile holliwodiane, per ti ndryshuar disi faqen vete atij

Nuk eshte laker :stuck_out_tongue:

Eshte nje lloj sallate, belge i thone shpesh, sic e thote dhe Tiku.

Sa per filmin, mua me pelqeu. Nuk besoj se ka nevoje per shume komplikime per te pasur nje film te bukur. Ky nuk ka cudira brenda, por qe ne fillim me ate kercimin ne mes te trafikut te veres te ve ne humor te mire. Eshte me ngjyra, drite, ndjenje, e nuk eshte banal me nje “happy ending”.

Yes ! Keto bejne pjese tek “pro”. Edhe mua me erdhi në mend “Mulholland Drive” dhe pikerisht në kete sens i njihja filmit meriten e riaktivizimit të “endrres hollywoodiane”. L.A, edhe pse në nje menyre krejt krejt tjeter eshte filmuar po me aq interes sa dhe tek filmi I Lynch.

Problemi pastaj (siç shkruaja tek “kunder”) eshte filmi vete, pra tek imazhet e tij. Kam pershtypjen se problemi themelor qendron tek VALLEZIMI. Dakort, janë kenget, por kenget, me duket mua, nuk arrijne dot ta mbajne peshen e romances : baletet (koreografite) dyshe qe zakonisht pasojne kenget, janë minimale, shume minimale :fearful:
Ose: nese i krahason me harenë, emocionin dhe magjine e atyre të “Top hat” (1936) e sidomos " The Band Wagon" (1953, kryevepra e Vincente Minnellit, babait të Lizes), janë nata me diten

Master piece :

http://youtu.be/yuJxYmJlEHY

1 Like