Lubonja, i matur ndaj një mundësie për President

Fatos Lubonja i thotë gjërat siç i mendon dhe kjo e ka bërë të humbasë shumë miq në politikë. Ndonjëherë opinionet e tij janë kontroverse, sidomos mbi tema si nacionalizmi, ç’ka shkakton pakënaqësi ndër disa njerëz. Megjithatë, kjo aftësi e Fatos Lubonjës për të thënë mendjen e vet, edhe kur e di se nuk do u pëlqejë disave, e bën atë një kandidaturë të papritur dhe interesante për President i vendit.

I kontaktuar nga peshkupaujë.com, lidhur me propozimin e bërë nga qytetarët për ta bërë President të vendit, Lubonja thotë se do ta pranonte propozimin aq kohë sa ky vjen nga publiku dhe nuk është pjesë e planeve të Ramës, Metës apo Bashës. Ai dëshiron të nënvizojë që nuk do bëhej kurrë pjesë e një loje të tillë. Gjithësesi duket si një mision tepër të vështirë që në ambientin politik shqiptar, një njeri që i akuzon partitë si banda, të bëhet president.

“Nga njëra anë dihet që pozicioni im ka qenë që kam kritikuar vazhdimisht këto parti si banda, edhe duhet një marrëveshje shumë e madhe të arrish të bëhesh nga një kontestues i bandave në një njeri që përfaqëson bandat, është problem. Në këtë kuptim, vetëm në qoftë se ka një zhvillim, siç thashë, i një qeverie të vullnetit të mirë për të ndryshuar Shqipërinë, mund të të fuste në këtë lojë”, ka thënë ish i burgosuri politik për News24.

Posti i Presidentit në Shqipëri vuan, në sytë e publikut, kontrollin total të politikës në përzgjedhjen e Qytetarit të parë. Presidenti, përveçse është zhveshur nga fuqitë që posti mbante dikur, ka humbur edhe rolin honorifik, aq kohë sa zgjedhja e tij bëhet në dhoma të mbyllura. Kështu, shqiptarët sot, në prag të zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm, nuk kanë një ide se kush mund të jetë individi që kënaq orekset e kryetarëve e mazhorancës. Nëse do të përzgjidhet si deri tani, që ngjan me zgjedhjen e një gjelideti të therur e pendëshkulur, ky institucin do vuajë stigmën e pupacit. Në një Shqipëri më të mirë, presidentin nuk e zgjedhin tre burra që mezi durojnë njëri tjetrin.

E duke qënë se Presidentit tek ne i ka mbetur vetëm fjala, Lubonja mund të ishte kandidati që fjalën e ka të pushtetshme.

Blendi Salaj
peshkupaujë.com
Kopjimi i pjesshëm apo i plotë i këtij shkrimi pa lejen e shkruar të autorit nuk lejohet. Në rast se e kopjoni pa leje, duhet ta dini se jeni duke na dëmtuar.
:wink:

2 Likes

eh mor blendi, sikur presidenti te kishte kompetencat e dikurshme ky do ishte presidenti perfekt, e ti do ishe kryeministri perfekt

fatkeqesisht president do behet ndonje berishe a ndonje topalle, me forcu lulin

Fatos Lubonja eshte filo rus dhe anti NATO.
Fatos Lubonja eshte kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine.
Per Fatos Lubonjen, Rramush Haradinaj eshte kriminel lufte qe duhej te ishte ne burg ne Hage.
Fatos Lubonja nuk pranon prajardhjen e shqiptareve nga iliret.
Nese kerkoni te vendosni president nje palaco atehere vendosni Fatos Lubonjen.

Do te pranoja 100 here me shume Ramen per president se sa anti shqiptarin Fatos Lubonja.

1 Like

Fatos Lubonja urren cdo gje te mire shqiptare, urren thelbin e identitetit shqiptar. Ne fakt i urren te gjithe shqiptaret.

1 Like

Rolin e presidentit moralist do ta luante mire, por duket me i prirur nga kontroversi.

1 Like

Ne kushtet e sotme, eshte pothuajse e pamundur qe Tosi te zgjidhet president. Sepse po te propozohet dhe te votohet nga maxhoranca do te thote qe ajo pranon qe eshte bande kriminale, po ashtu edhe nga opozita. Tosi, eshte vetvehtja, shpesh here konfuz, shpesh here i pa pergatitur, ose kopetent per gjithcka, gje qe e ben edhe qesharak. Kam pershtypjen se nese do ti japesh nje pune te caktuar per te bere, nuk do ta beje dot, ose do ta beje jo mire. Por, por, nese politika ndryshon menyren e zgjedhjes se presidentit (me votim nga populli) dhe i rrit kopetencat (aktualisht ka celesat e kashtes dhe te drejten per te dekoruar njerez), Tosi si cdo individ tjeter i republikes se Shqiperise ka te drejtewn legjitime te hedhe kandidaturen dhe do te jete populli sovran qe do beje zgjedhjen e tij.

1 Like

eksperiment do te ishte, por ne keto rrethana me mire mendoj nje president kontrovers se sa kompliant.

Me kompetencat qe ka Presidenti, kedo qe te vesh aty, shum pak ka per te bere. Tek Lubonja, siç e tha dhe Blendi, fjala e tij ka peshe, jep mendime direkte, i pelqen te tjerve apo jo, e ne rast se do te zgjidhej ai, thjesht do te kishim (ne fillim) “gallate”, diskutime, entuziazem, eufori, merzitje, mirpo kur te hynte mezi i mandatit te tij, gjerat do fillonin te beheshin me serioze, vendin e perplasjeve, diskutimeve, “gallates” do e zinte kriza politike, dhe nuk ishte çudi te kishim nje referendum per ti dhene Presidentit me shume kompentenca per te susur dy partite kryesore e ndonje kryeçenesi te kryetarve te tyre. Nga njera ana nuk do ishte keq, por nga ana tjeter, duhej menduar se kush do vinte pas Lubonjes kur ti mbaronte mandati.

Lubonja nje hic, qe boshin e hicit ka dit ne e shit si bollik,varferine mendore, si mirqenje te saj.

1 Like

Cfare flisni more zoterinj!
Eshte koha te vendosim nje nacionalist ne Presidence dhe jo nje anti shqiptar si Lubonja.

1 Like

Lubonja dhe Rama, perfaqesojne gjeneraten e dyte te vlleheve qe u ngriten ne pozita drejtuese dhe akademike kyce gjate diktatures, per meriten e vetme qe urrenin shqiptaret. Vllehet nga ana e tyre, perfaqesojne ate popullsi ose etni, qe historia e la pa atdhe dhe kjo eshte arsyeja kryesore, qe ata i urrejne dhe kane demtuar shqiptaret sidomos gjate diktatures. Ne rastin e Lubonjes, ai i urren ata 10 fish sepse diktatura, qe vllehet ngriten dhe kontribuan aq shume kunder shqiptareve, kapi nen ingranazhet e saj dhe vete Lubonjen dhe familjen e tij.

Po Enveri vleh ishte o shqiptari Maks?
E nderkohe, Naumi, Naum Veqilharxhi, me etni vllehe i dha popullit te vet, pra shqipetareve abetaren e pare ne gjuhen shqipe. Spo e zgjas me teper se e shikoj qe te jane errur syte nga vdekja per se gjalli e PD-se dhe kot nuk thone se streha e fundit e maskarait eshte nacionalizmi.

2 Likes

Qysh prej epokës të tashmë të harruarit leksikolog Samuel Johnston osht bo’ zakon të thuhet se “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”.

Me kohë, kjo shprehje u shëndrrua në “… streha e fundit e racistëve”.
Por me sa duket, aktualisht, i bie të thuhet se “nacionalizmi është petku i vetëm i të gjithë pabrekëve-m-byth’”.

2 Likes

Sigurisht, qe e prisja qe te futeshit ne emra te pervecem dhe ta shabllonizonit ate qe kam thene. Vllehet, ne te njejten kohe jane njerez inteligjente, te shkathet dhe shume te vecante. Ata i kane dhene shqiptarise, ata qe i kane dhene dhe ata qe identifikohen si thjesht shqiptare. Kjo per arsyen, se historia e thelle i nxjerre te jene nje grup etnik jo i ndryshem nga shiptaret e hershem. Nese do beja nje krahasim me te shkuaren, ata qendrojne si traket me epirotet ne te.

Cte keqe ka te kemi nje president nacionalist ne Shqiperi?

Se dyti Lubonja eshte nje njeri qe urren shqiptaret,nuk pranon lashtesine dhe origjinen e tyre dhe me thene te drejten eshte kunder shqiptareve te Kosoves.

Lexo pak intervistat e tij se si shprehet per keto probleme vitale per ceshtjen tone kombetare dhe pastaj eja dhe na thuaj shprehje qe solle me siper.

1 Like

lol, ne emra te pervecem je fut ti, dhe je fut shume kot, ose shume dhijshem. Por problemin tend nuk ta zgjidh dot une, meru me lulin dhe saliun.

Cfare do me thene me qene “kunder shqipetareve te Kosoves” o filozof?

Me pergjigjen me siper qe i drejtova Alekos, pa lexuar postimin tend, qe e lexova me vone, besoj i jam pergjigjur pandehmes tende per racizmin tim- duke qene se ju e shnderroni cdo diskutim ne sulm personal. Persa i perket nacionalizmit tim, po jam nacionalist dhe jo i shtirrur dhe as nuk e shoh vendin tim si ajo lopa qe duhet mjele, perkundrazi e shoh si te vetmen mundesi, qe te prosperojme te gjithe se bashku. E pavertete eshte edhe pandehma tjeter, qe une kam pak arritje personale, qe me bejne “te pabreke”, por ky nuk eshte vendi per ti permendur.

Po iken nje Koqe dhe duan te na sjellin nje Koqe tjeter. Ymer, Ymer…

Une dakord do isha per kandidaturen ne fjale se e kam pasur edhe komshi, por problemi eshte kur te jete ne mes te nje debati politik…si do thote Lubonja… “mos me nderpit, se harrova cfare doja te thoja” :grinning:

1 Like