Luftë doni…por luftë nuk do të keni!

http://www.gazetatema.net/web/2017/03/09/lufte-doni-por-lufte-nuk-do-te-keni/

Si te doni, por duket qe nuk ua mban per lufte prandaj nxirni Bazen qe thote mos u shqetsoni se nuk do te kete, ne jemi per lufte, hajde hidhuni nese ua mban.

1 Like

Kush do beje lufte o zeqo me qafsh, berberi ka nje vit se ka pare domaten me sy nga qe nuk e ble dot se siç e ka thene edhe vete eshte shtrejntuar e nuk ja mban xhepi.:joy:

1 Like

Pse vertet nuk e ble dot domaten!? as sallatorin, turp.

1 Like

pall k… komplet

Kozi skemi kohe te lexojme meron. Por persa i perket temes Lulzimi me shoke do ti haje ate karin proverbial popullit shqiptar, e jo ta fus ne lufte mes vedi.
Ku ta gjejme luften, se derri plumb do, por tashme i kemi kaluar ato kohe.

Qeni që leh nuk kafshon. Kështu edhe puna Saliut.
I mbyllur në një kafaz që po i ngushtohet hapsira dita ditës. Vetëm të lehi i ka mbetur.

https://www.youtube.com/watch?v=FsnG8huRouI

Lufte doni . Merreni ! Shkofshi ne djalle si popull e si komb qe jeni per faqe te zeze !

Mua me vie ndot nga keto viktima , Po,po, me vie ndot nga viktimat , Mua me vie ndot nga tutoret e saj .Mua me vie ndot nga formesimi i metalitetit te ketii vendi
Ne pergjithesi mua me vie ndote nga i gjithe ky popull ,
E tepert eshte qe jetoni , hipokrizi qe me diskutoni se kush e cili eshte me i mire .

E majta ka ngalur ne doren e Mero Bazes.
Mjere populli shqiptar!

Ja dhe protesta po jep frytet e veta, tashi pritet edhe dorheqja e liderit te ballkanit, nuk eshte nevoja per lufte,
Bravo Z. Basha.:v:

http://www.m.lapsi.al/lajme/2017/03/11/lajmi-fundit-jep-dor-heqjen-saimir-tahiri

1 Like

Sapo dha doreheqjen nje legen , priten doreheqet e legenave te tjere.

" Gjynof se qe me i miri "
Cari i MODH .

1 Like

Ministri me i mire qe ka patur ndonjeher shqiperia. Transformoi policine dhe zhduku lazot. Rama ta vendos zevendes te tij pas dy muajsh. Nderkohe, merru me Tiranen keto jave se shenjat jane te qarta per shfarosjen e PD-s.

T’i kesh me jete te gjate milionat nga parcelat e kanabisit.

Teksti i dorëheqjes:

Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në Shqipëri apo kudo në botë!

Qëkur kam ardhur në krye të qeverisë me 1 milion vota, pas drurit që populli i dha pushtetit të Saliut në qershor 2013, kam punuar sipas parimit “jo për të bërë pushtet, por për të bërë shtet”, ndaj këtij parimi i kam qëndruar korrekt dhe në mënyrë stoike. Këtij parimi do i qëndroj edhe sonte në këtë vendim të rëndësishëm timin për ruajtjen e shtetit, pavarësisht se opozita ka dalë dhe bërtet përnatë mu pranë zyrës time, në një çadër, gjoja në emër të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë aspak hallin e zgjedhjeve të lira, pasi i kanë humbur para katër viteve, sikurse do ti humbin edhe në këtë 18 qershor. Bile do pësojnë humbje edhe më drastike. Ata, të dy, kanë marrë zvarrë një shtet, një popull ndër vite. Ata kanë hallin e Vettingut, sistemit të ri të drejtësisë që duam të montojmë, ata ruhen si djalli temjanit që të mos funksionojë Vettingu. Berisha edhe pas këtij vendimit tim të sotëm, që do ta them në fund, prapë do të sajojë “kleçka” për të mos votuar në parlament Vettingun.

Në këto tre vite e kusur muajsh, qeveria ime dhe mazhoranca kanë bërë reforma drastike në të mirë të vendit, reforma të cilat nuk janë bërë në këto 25 vite. Ne luftuam krimin dhe policia e shtetit, për herë të parë, ishte e shtetit dhe jo e bandave siç ka bërë Saliu kur ishte në pushtet. Reformat janë të dhimbshme, por duan forcë, vendosmëri për ti zbatuar. Ne kemi bërë shumë, por përballë kemi një opozitë të shthurur, që kapet me thonjtë e vdekjes që të mos dalë para drejtësisë së re të pas Vettingut.

Preteksti absurd i oborrit të PD-së dhe parcelave të mafias së tyre se nuk futemi në zgjedhje pa qeveri teknike nuk ka shoqe në botë, ku mund të ketë ndodhur. Askund! E sipas kësaj logjike luliste duhet që para çdo përfundim mandati të një qeverie të ngrihet opozita e radhës dhe të thotë se “nuk futemi në zgjedhje me këtë qeveri!?”.

Ka bindur dhe një tufë kryetarësh partish aty në çadër që të nxjerrin vulat nga xhepat, ku i mbajnë përditë dhe të nisin KQZ një peticion-presion. Në atë çadër, këtu përballë meje, jep mend edhe Fatmiri i Gërdecit, dhe Nardi-specialisti i shendetsisë, edhe Vangjeli që nuk e merr gjumi për minoritetin, edhe Dashi që mban inat se Erion Braçe kërkoi ti heqë gruan nga puna, edhe Agroni, që me shumë habitet se ç’bëj unë me këta që me kanë sharë me fis, edhe Kreshniku që shahej pesë herë në ditë me Saliun, edhe Sazani i shqetsuar për ndotjen e mjedisit nga Saliu. Pra një tufë që kanë dash këmbore Saliun, i cili ka filluar të lutet që Edi Rama të mos jap dorëheqjen dhe ai vetë të shpëtojë me këtë rast prej Vettingut që do ta nxjerrë para drejtësisë për krejt bëmat që ai ka bërë në këto 25 vite e kusur.

Por që mos ta lë Saliun dhe salinjtë e tjerë, duke bërtitur dhe shkatërruar shtetin, pasi kur kam ardhur në pushtet kam thënë se ““ jam në krye të qeverisë, jo për të bërë pushtet, por për të bërë shtet”, po u deklaroj:

JAP DORËHEQJEN DHE HAJDENI TË KRIJOJMË QEVERINË TEKNIKE APO SI TA DONI QUAJENI. POR KAM NJË KUSHT: LULI I SALIUT TË VIJË ME VULË NË XHEP DHE TË FIRMOS, DORË PËR DORË; UNË FIRMOS DORËHEQJEN, KURSE LULZIM BASHA FIRMOS VOTIMIN NË PARLAMENT TË VETTINGUT.

Ky është kushti dhe me 19 qershor do të shikojmë se sa mijëra vota do jenë me shumë se një milion votat që mori mazhoranca jonë në qershor 2013!

E fundit, votuesve të Partisë Socialiste: Ne jemi të fortë, bile me të fortë, dhe t’i mundim këtë farë të keqe që kemi përballë që të bëjmë shtet, bile supërshtet pas Vettingut.

Me duket se artikulli eshte; ose per konsum, per shplarje truri ndaj atij kombi, ose vete Merua ka rreshqitur pakez, i flasin emocionet dhe jo llogjika.
Kush e mban mend historine e parazgjedhjeve dhe mbas zgjedhjeve, do te shohi se thjesht po perseritet historia, veç dje ishte PS ajo qe kundershtonte te futej ne zgjedhje, duke ngritur dhe çadra, ndersa sot eshte PD ajo qe kundershton te futet ne zgjedhje dhe ngre çadra. Thjesht po perseritet historia, duket sikur nje dore po i luan skenaret, megjithse duket si “historit e kompllotit”, megjithate une kam pershtypjen se te dy palet do bien dakort per zgjedhjet diç para dates se zgjedhjeve, 1-2 muaj para, gje qe do ti trullosi partite e vogla dhe do ti lere pa kohe te mjaftueshme per tu pregatitur. Kjo gje eshte pare gjithmon ne historine e zgjedhjeve shqiptare, sa edhe kualicionet, ose jane vendosur shpejt e shpejt ose jane lene per mbas zgjedhjeve.
E thene shkurt, dy krokodilat, kane hallin e partive e grupimeve te vogla, te cilat duan ti kene gjithmon nen vehte, dhe jo te dalin mbi krye.

heheh humor kinez ti themi ketij apo humor cadre?

1 Like

Do te shkarkohen tere ministrat e PS-se sipas Balkanweb-it

Do i nderrojne qe te bejne te kenaqur rreshtin e dyte. Po vijne zgjedhje, e peses nuk i duhet nje percarje e re nga te pakenaqurit. Nje bibilush is ok, 20 eshte problem

Ka ndonje lajm per zv kryeministrat? :fearful:

PD-ja nuk duhet te genjehet nga ndrimi i kabinetit. PS-ja ja ka me hile. Jo, ata duhet te kerkojne ose tua japin fitoren e zgjedhjeve ne tavoline, ose te mos regjistrohen fare. Biles kjo e dyta eshte me e ndershme, se e para revolton nje pjese te popullit.