Luljeta Lleshanaku - Katër fjalë

Eskimezët kanë katër fjalë të ndryshme për “dëborën”:
të renë, të shkelurën, të thinjurën, të mbledhurën në togje.
Ata janë në gjendje të dallojnë nuancat e së bardhës,
hiçit, asgjësë, të sotmes pa fund,
që vetëm një sy i lirë ia del.
Andej nga unë vij, përdorën katër fjalë të ndryshme për mbrëmjen;
çuditërisht ajo që rri më mirë, është fjalë e huaj
që rimon me “jargavan”,
e sjellë nga pushtuesit, dhe jo nga tregtarët e erëzave.
Andej nga vij unë kanë vetëm një fjalë të vetme për “mërzinë”,
si edhe për “ujin”, që merr formën e enës që mban:
secili fatin e vet, secili mërzinë e vet.
Grekët kanë katër fjalë të ndryshme për “dashurinë”,
si katër kunjat e një tende, që të jep patjetër një copë vend në këtë botë,
në mos sot, nesër.
Ndërsa në vendin nga unë vij, sipas antropologëve,
deri para një shekulli nuk ezkistonte asnjë fjalë e vetme për “dashurinë”
por vetëm një dyshim i zgjuar-naiv që
“duhet të ekzistojë patjetër diçka e fortë, apo jo”,
por përgjigjet pret t’i vijnë vetëm në ëndrra.

11 Likes

Superbe!

e rilexova prap, e prap me duhet ta rilexoj, sepse nuk arrij dot nivelin.

Pa dyshim kjo poezi eshte arritja me supreme ne poezine shqiptare. E pa shoqe!

1 Like

Shenja xhelozie Tiku po shfaq :slight_smile:

jo xhelozie, me sakte zilije. Aq me teper nje zili shterpe si deshire ambicje e pa realizueshme, sepse un nuk jam femer, e s’mund te behem dot, megjithse eshte e mundur ne epoken ngambrapa.

Kjo eshte puro poezi feminile, nje mashkull ketu eshte apsajt. Un nuk arrij as ta kap komplet, eshte pikerisht deshira e pamundur per ta kap ne formen e zilise “sikur te isha vajze hakistermill” garancia e vertete qe eshte poezi supreme.

Kte e kupton, nese je i vemendeshem per çfar sheh dhe çfar ndjen, kur hyn ne nje dyqan me veshje firmato te ndare ne dy kompartimente, veshje mashkullore dhe veshje femerore. Un dal gjithnje nga ky lloj dyqani me nje peng mashkullor ne zemer.

Per te zhduk çdo keqkuptim, e kam fjalen qe bukuria e veshjes mashkullore nuk as nuk mund te krahasohet me bukurine e veshjes feminile. Megjithse ka vend per te fol per dy lloje te ndryshme bukurish, prap un jam i bindur qe bukuria eshte tipar kryesisht feminil. Dhe per kete arsye kemi nevoje per gjysmen tjeter, qe te rrisim nivelin.

2 Likes

Fqinj me ata qe kane 4 fjal per dashnin, e si paskemi grabit nje a dy?

absolutisht. :+1:. Lumi na.

Inkuivizitoro, shifsithot kjo tjetra:

Advice to Psyche

hem audax et temeraria lucerna

Resist the ugly sisters and their wisdom.
They cannot hold a candle to your flame.
Keep your word so there will be no story;
A happy ending ends it just the same.
Be blind, uncurious. Resist the urge
To look upon Desire in the light—
Not lest it turn out monstrous, and dark—
But singed, and beautiful, and winged for flight.

Fiqo, nuk e kuptova komentin, dhe psene e poezise ne anglisht qe solle, sepse poezine tamom un e ndjej vetem ne gjuhen e nenes, aq e kam kapacitetin, Thek diçka ne italisht, meqe na eshte bere si gjuhe e nenes qe ne kohe te RAI TV, po prap nuk eshte se jam shume i sigurte per rafinatece. Nuk thuhet kot gjuhe e huaj.

Nuk ta them per kritike kte, njof persona te talentum qe dine ezber disa gjuhe, por fatkeqsisht un nuk e kam kete talent.

Po deshe mund ta thuash ndryshe çfare deshe me thene. Hapur kanat i kam veshet.

1 Like

kemi edhe ne aftësinë për ti thënë emrat psh në disa forma! lule leshi -u thoshin dikur ata që nuk e dinin ç’është dashuria greke

Ah sa dembela…foto me eskimez.

ndoshta ti e thu me ironi, ndryshe mu ilustrimi me duket i qelluar. Formalisht ne poezi flitet per eskimez dhe bore qe ne nisje. Kjo poezi eshte e thjeshte dhe dlire, a ka me te thjeshte e te dlire se bora? Eshte edhe elementare si duhet te jete nje veper e vertete, prandaj ne foto nje eskimez primitiv, dhe per me teper femije, edhe ne bore i veshur si primitiv me lekure. Jane te tera brenda lidhur nyje: qashtersi, primitiv, bore, elementare.

Jam dakort! Shpresoj mos te na vije pellazgu te na tregoje rrenjen e fjales eskimez.

Mos prit nga te tjeret.
Mso anglisht ate bej :stuck_out_tongue:

Sa per ndjesine ne gjuhen amtare marr guximin te them se edhe ashtu edhe keshtu.
Psh, poezite e autores jane perkthy e vleresuar shume e biles me analize edhe ne anglisht.
Poezia, kshu ne pergjithesi, i perdor fjalet, ne kuptimin e te perdorurit, por Lidhjen e sanksionon me rrenga te tjera ne mejtimin tim te ende-jomire-formuar.
Te me falesh qe stu pergjigja dot kesaj here i Modho.

eskimez = eshte kinez. vete fjala kinez vjen nga qinez pra nga folja qij. pranej dhe jane bere miliarda. shtohen si leprat.

1 Like

ndersa per poezine, eshte pa peshe (derdellitje fjalesh pa kutpim. poetet e medhenj i kane idete e qarta). fakti i pelqen inkuizitorit.

1 Like

Absolutisht dakord qe eshte edhe ashtu edhe keshtu, un po flas per veten qe e kam vetem keshtu. Dhe gjuha e nenes e ka nje baze ne psikologji, sidomos ne psikoanalize qe e tregon njeriun te kushtezuar nga eksperiencat femijnore. Un deri ketu jam me se dakord pa bere nacionalistin, nese nje person jeton femijrine e tij ne nje atmosfere dygjuhese ose tregjuhese, siç ka shume shembuj, nuk kam asnje kundeshtim, perkundrazi. Zoterimi total i gjuhes te jep lirine absolute per te ndjere poezine, dhe ç’eshte me e rendesishmja kapja e ritmit te saj, se nuk pret puna te ndalesh per te pare fjalorin, i cili nuk eshte as poetik.

Kurse argumenti i perkthimit nuk hyn ne kete muhabet tonin. Eshte tjeter muhabet nese vlera poetike mund te trasportohet e perkthyer ne nje gjuhe tjeter. Eshte muhabeti i Gjuhes Origjinale dhe Teorise se Komplotit qe e pason, deri tani bilbilon Hajdari si bibil me vese ne kete muhabet.

Shif te tregoj nje anektode kuptimplote. Diku aty nga vitet 50-te vjen per vizite ne Shqiperi nje grup i madh shkrimtaresh nga Bashkimi Sovjetik, midis tyre edhe Jevtushenko me duket. Vizitojne gjithe vendin tone, e ne fund behet nje mbledhje ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve, kenge, valle dhe poezi per miqte. Poezite i recitonin karabushet e Lidhjes qe kishin studjuar ne Itali dhe France e dinin mire gjuhet, e per tu treguar qe dinin, qe njofin ne kush jane poetet e mdhej mer jau qe kane ide t’mdhoja mer jau!, recitonin klasike ne origjinal pa pushim njeri pas tjetrit . Miqte degjonin dhe aprovonin per respekt.

Aty nga fundi ngrihet njoni nga grupi rus dhe tha: "Po mir, nuk keni ndonje poezi popullore te na recitoni ne origjinal, aq me teper qe na keni thene qe keni nje gjuhe te lashte qe nuk ngjan me te tjerat ". (hajdarin e ke gjithnje prezent ne histori, fotografite i ke ne Muzeum)

Ngrihet nje bard pop shqip e reciton: “Mbeçe ore shok mbeçe ke ura e qabese, bjeri gajdes gajdexhi, etj, … vari hejbet”, gjithe grupi rus qe nuk kuptoi asnje fjale duartrokiti me entusiazem se ju pelqeu ne kulm. Arriti ta perktheje gjuhen e nenes dmth, te Nenes Universale.

1 Like

E bukur eshte si foto, madje do thoja qe cdo foto me eskimez eshte artistikisht shume shprehese. Madje pjesa me e bukur e poezise m’u duken pikerisht vargjet qe flasin per nuancat e se bardhes. Megjithate (paragjykimi im), m’u duk se i kane rene shkurt me foton, si te them rastesi e bukur, e qelluar pa dashje.

1 Like

Kush nga ju e gjen se ku i rreh çekani autores une i jap ça te doje.

Per organet seksuale kemi shume fjale…si shpjegohet lol

2 Likes

gjithe epiqendra e krijimtarise “artistike” te ketyre femrave shqiptare, qe jane pak a shume te botuara ne perendim (kam lexuar nja kater te tilla, duke filluar me Ornela Vorpsi, etj), rref rreth nje pike te vetme : shoqerise patriarkale e te prapambetur shqiptare.
te gjitha keto e ulin shqiptarin sa me shume te jete e mundur. edhe nje ezkimez eshte me i ndjeshem sesa nje shqiptar sipas kesaj.
pse keto shkruajne keshtu ? lind natyrshem pyetja. per t’u botuar, eshte pergjigja. mundesia e vetme qe kane per tu botuar ne perendim, eshte ta trajtojne shoqerine shqiptare si anadollake.
psh femrat qe duan te fitojne nje status politik ne perendim, dmth te kene letrat e residentit, mjafton te thone qe familja e tyre nuk i lejon te veshin minifund, dhe letrat ato i kane ne xhep.