Emmanuel Macron fitoi bukur, në zgjedhjet e fundit në Francë dhe duket se mbështetjen që gëzon do ta shtrijë edhe në planin europian, duke bërë thirrje për një seri reformash të rëndësishme që do konsolidonin Bashkimin. Macron foli nga Universiteti i Sorbonës dhe tha se në reformë duhej përfshirë monedha e përbashkët, Euro, si dhe duhet që së shpejti të ketë një Ministër financash për Bashkimin Europian dhe një buxhet të përbashkët europian.
“Në fillim të dekadës tjetër europa duhet të ketë një forcë ndërhyrëse të përbashkët, një buxhet mbrojtjeje të përbashkët dhe një doktrinë të përbashkët për të vepruar,” - tha Macron. Vizioni i Presidentit Francez për Bashkimin Europian të së ardhmes përfshin edhe një forcë të përbashkët policore që ka si detyrë ruajtjen e kufijve dhe kthimin e ilegalëve.
Edhe pse, in fine, fjalen e fundit do e kene zgjidhjet sistemike (jo se dua une, por eshte ne dialektiken e gjerave), e vetmja zgjidhje e forte brenda per brenda europianizmit eshte bashkimi i Frances dhe Gjermanise (tani qe Aglia doli nga BE kjo eshte plotesisht e mundshme).
evropa vetëm kështu si është mund të funksionojë. çdo bashkim i mëtejshëm do ta kthejë në b.sovjetik. nuk ka për tu bërë kurrë një shtet,vetëm nëse gjermanikët pushtojnë përsëri gjithë evropën
Lajmin e dhane dje gjith mediat, dhe siç duken bathet, EU do rikonstrukturohet ne disa pika, dhe kjo gje (mendimi im personal) nga ndryshimi i kursit te politikes amerikane nga Trumpi.
U bone jave qe ne parlamentet e shume vendeve u fol per detyrimin ushtarat, pra te kthehet ushtria e detyruar 1-vjeçare siç ka qene.
Nga e nxorre kete; “Reforme Antipopullore” , une thashe se ishe ne rregull ti, por ty te fliska inati, dhe jo llogjika. Sherbimi ushtarak i detyrueshem eshte gjeja me e mire, dhe e kunderta, heqja e saj, eshte Reforme Antipopullore.
Kush do e kundershtoj, vetem ca lapanjoz qe hiqen si anarshist, qe rrijne gjith naten duke thithur canabis, dhe qe shajne çdo gje qe ben qeveria e tyre.
Grand Idete e Macron do bien ne toke nje nga nje si ato kokrrat e fikut te papjekur
Social Demokratet Gjermane do jene ne opozite (duke u demtuar keqazi nga koalicjoni i meparshem me Merkel kjo ishte e priteshme) nderkohe qe Merkel pritet te krijoje koalicjon me Liberalet dhe te Gjelbrit (Koalicjonin Xhamajkjan). Liberalet jane totalisht kunder taksimit uniform ne BE, krijimit te ministrise Evropjane te Ekonomise apo perdorimin e fondeve gjermane per krijimin e Eurobondeve. Tani qe Britania del nga BE Gjermanise i bie barra me e madhe e buxhetit duke marre parasysh qe shumica e vendeve te BE nuk jane kontribuese ne buxhet por perfituese.
Lebo mje boe si 77 vjeç me kapele gjys stofi gjys meshini duke cituar kete dyfleteshen Tema
Please dont.
Mos na flliq rrethin letrar te çajit ku here mas here mçefim doza kuazikonjaku per çeshtje me thelbesore se kjo bote