"Make Our Planet Great Again"

Shumë udhëheqës botërorë reaguan mbrëmjen e mbrëmshme pas deklarimit nga ana e Presidentit amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin nga Marrëveshja e Parisit për luftimin e ndryshimeve klimaterike, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte përgjigja e Presidentit të ri të Francës, Emanuel Macron. Macron ka folur në anglisht dhe jo frengjisht dhe ka kërkuar nga të gjithë mbështetësit e marrëveshjes të jenë të bindur se marrëveshja për ruajtjen e Planetit do të mbetet në zbatim, edhe me largimin e vendit që ishte thelbësor në jetësimin e saj, ShBA-ve.

Macron tha se e respektonte vendimin e Trump për t’u larguar nga marrëveshja por se besonte se ky ishte një gabim. Pastaj Macron anashkaloi Presidentin Trump, për të folur drejtpërdrejt me kombin amerikan… “I know you are a great Nation…” dhe thirri të gjithë shkencëtarët, inxhinierët, sipërmarrësit dhe qytetarët e zhgënjyer të vijnë dhe të punojnë “këtu në Francë.” Sektori privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka investuar miljarda dollarë në zhvillimin e teknologjive të gjelbërta. Frika e privatëve është se ShBA-të do mbeten jashtë asaj që ata konsiderojnë si themelet e ekonomisë së të ardhmes. Më 26 Prill, 16 kompani amerikane, mes të cilave Apple, Google, BP, Shell dhe kompania e minierave BHB Billiton specifikuan arsyet pse Marrëveshja e Parisit do jetë e mirë kompanitë amerikane.

Presidenti Trump e tha qartë, “Ne po largohemi!” dhe shtroi argumentat e tij ekonomikë se kostot që ShBA kanë marrë përsipër në Marrëveshjen e Parisit janë të padrejta. Fjalimi i Trump ishte i bazuar mbi premisën e tij të përherëshme, ShBA-ve ua kanë hedhur të huajt. “Ne nuk duam që vendet e tjera të vazhdojnë të qeshin me ne.” - tha Trump gjatë fjalës së tij. Ai ka argumentuar më tej, se e gjithë kjo sakrificë nuk do t’ia vlejë barra qiranë. Trump u referohet disa raporteve që bëjnë llogaritë e kostove të zbatimit të marrëveshjes nga ShBA-të. Por kthesa drejt energjisë së pastër, të qenit udhëheqës botërorë në energjinë diellore, të erës dhe transportit të pastër do të ishte favorizuese për të ardhmen ekonomike të ShBA-ve.

Brenda Amerikës, konservatorët dhe ata që nuk besojnë në ndryshimet klimatike po festojnë. ShBA do të kursejë 3 trilion dollarë duke dalë nga kjo marrëveshje, do ruajë qindra mijëra vende vende pune dhe do ndalojë rritjen e kostove energjiitike për familjet amerikane. National Review shkruan se kjo lëvizje e afron Trump-in me bazën e tij punëtore, teksa Demokratët flasin për mbrojtjen e Planetit e të tjera çështje të padobishme kur vjen tek votat e “jakave blu.” Procesi i largimit të ShBA-ve nga Marrëveshja e Parisit do të jetë i gjatë, rreth katër vjet dhe do të finalizohej në ditën pas zgjedhjeve të ardhshme, ndaj dhe pritet të jetë një çështje e shumëdebatuar fushatën e ardhshme.

1 Like

4 Likes

Do t’u kurseje taxapagusve amerikane mbi tre trilion dollare me kete vendim qe mori!
E fitoj edhe mandatin tjeter per zotin.
bravo Z.Trump.

2 Likes

“I strongly support Donald Trump leaving the planet Earth”

:smiley_cat:

2 Likes

Nuk te vjen njeri ne France o kalama,se nuk e la mendja njeriun te paguaje taksat e tua… dhe te jetoje mes arabeve.

Lajm i vjeter, ka kohe qe Franca eshte vetofruar si strehe per shkencetaret e specialistet e ambientit qe kur Trapi jone i pushoji nga puna ne dhe i zevendesoi me OIL and Coal CEOs. Edhe nje premtim i mbajtur.

Prit sa te na kthehen artistet nga Kanadaja :))

2 Likes

po pse,midis zezakëve është më mirë?

2 Likes

http://www.gazetadita.al/kreu-mjedisor-i-okb-per-koronavirusin-natyra-po-na-dergon-nje-mesazh/

“Asnjëherë më parë nuk kishin ekzistuar mundësi të tilla që patogjenët të kalojnë nga kafshët shtëpiake apo të egra, te njeriu,” tha ajo për Guardian, duke shpjeguar se 75 përqind e sëmundjeve infektive vijnë nga bota e egër.
“Erozioni i vazhduar i hapësirave të botës së egër po na sjell tepër afër me kafshët dhe bimët që bartin sëmundje që mund të vrasin njerëzit”

të komentosh si anonim është njësoj si të hedhësh farën ferrave ose në vrimën e gabuar

U.N.