Loreta kishte mese dy sahate qe grindej atje ne dhomen e gatimit , dhe vetem kur u thye nje pjate , atehere heshti e inatosur dhe plot nerva. Maksi , nga dhoma tjeter kishte ngulur syte ne dysheme , dhe mendoi se me gjithe fjalimin e saj , Loreta s’ja kishte mbushur mendjen aspak. Loreta u vesh trash , hodhi shallin prej leshi ngjyre kadifeje rreth kokes dhe doli jashte gjithnje duke shfryre , e inatosur dhe plot nerva. Maksi vendosi ta veshtronte nga dritarja , por perpak ajo sa nuk u perplas me koshin e mbeturinave , ktheu koken nga dritarja , peshyu dhe eci drejt plot per plot me nerva. Pikerisht ne ato caste po pershendetej me Priftin , por shkallarja prej druri , gati sa nuk e permbysi pertoke , por shanci saj qe nje tip shtylle vogel prej druri e ndihmoj te mbeshtetej. Maksi mendoi se kish bere mire qe nuk I ishte qepur pas Loretes per ta shoqeruar ne ushqimoren e Halle Zakes. Por edhe po te kishte shkuar asgje s’do perfitonte. Pervec atyre Femijeve , qe nga kureshtja per te pare Deboren , do te dilnin shetitje dhe kur ta shihnin Maksin do te thoshin :;
- Ua sa I bukur qenka ky qeni moj mami-
Sepse kjo I ndodhte shpesh Maksit.
( Xha Tani ) Cerrik , Maj 1996