Maratona e kurajës

6 postime 941 shikime 28 maj 2017 në 08:51 e paradites
Reni

Dhjetëra mijëra qytetarë dolën për të vrapuar në Maratonën e Mançesterit, eventi i parë në këtë qytet pas sulmit terrorist, ku mbetën të vrarë edhe 22 persona. Edhe pse rrugët e qytetit ishin të mbushura me policë të armatosur, si forca shtesë për sigurinë, garuesit nuk e ndalën vrapimin e tyre, edhe si një demonstrim force e guximi kundër së keqes.

Mbi 40.000 persona morën pjesë në këtë garë, edhe pse të paktë ishin garuesit profesionistë. Pjesa më e madhe marin pjesë për të treguar dashurinë e tyre për sportin, por edhe për qytetin. Bashkëjetesa e paqtë dhe harmonia janë vlerat që i japin edhe më shumë kuptim sportit e garës.

“NE NUK KEMI FRIKË”, apo “UNË E DUA MARATONËN E MANÇESTERIT”, këto ishin disa nga sloganet e fushatës së maratoës, ku njerëz të ndryshëm i kishin të shkruara në fanelat e tyre. Fëmijë, gra, burra e të moshuar, dolën rrugëve të qytetit 6 ditë pas sulmit për të treguar, se dashuria e harmonia fiton gjithmonë ndaj çdo akti burracak terrorist.

qimja

boni i vrap anej ka londra. aty fle lepri.

ACDC

Nuk mundet terrorizmi me marathona.

InkuizitoriMoth

qimja

shyqyr, ksaj rradhe s kishte nai cecen me tenxhere presioni ne cant.

salben

Imagjino qe u bene boze edhe keto “I am Paris”, I Love MCR, sa here ka sulme.