Marrëveshje për të ruajtur oqeanet

Nëntë prej kompanive më të mëdha të peshkimit kanë nënshkruar një marrëveshje për të mbrojtur oqeanet e botës, duke u zotuar se do heqin aktivitetet e paligjshme, ku përfshihet përdorimi i punës në të zezë apo të ndalojnë peshkimin me sasi më të mëdha se sa lejohet.

Kjo nismë do shpallet në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Oqeanet këtë javë në Nju Jork, konferenca e parë e këtij lloji ku shtetet anëatare po diskutojnë si të arrijnë synimet e tyre të përbashkëta për gjendjen e deteve dhe oqeaneve, pak a shumë një marrëveshje si ajo e Parisit.

Pika14 i këtij plani i kërkon shteteve të “ruajnë dhe të përdorin me kujdes oqeanet, detet dhe burimet detare”. Edhe pse mbetet ende shumë punë për tu bërë, përsa i përket çështjeve si ndotja, mbi peshkimi, shkatërrimi i habitateve bregdetare, kjo shënon herën e parë që kompanitë më të mëdha nga Azia, Europa dhe Shtetet e Bashkuara janë bashkuar për t’i dhënë fund këtyre praktikave të paqëndrueshme. Nëntë kompanitë e peshkimit kanë të ardhura të gjitha së bashku rreth 30 miliardë dollarë. Ato zotohen se do heqin nga zinxhiri i tyre çdo produkt që vjen nga pirateria apo prej burimeve të tjera të paligjshme.

Nuk paska ligj per mbrojtjen e Oqeaneve qe u dashka me bo marreveshje keto kompanite ?