Mbi protestat e studentëve në Shqipëri - Teza

1 Like

"Kjo nuk do të thotë ama se protesta e studentëve është e majtë. Rrethanat sociale janë të tilla, që do të mundësonin nisjen e një lëvizjeje të majtë, mirëpo studentët dhe kërkesat e tyre janë laramane, e siç argumentuam më sipër, janë në masë të madhe të interpeluara prej ideologjisë dominante neoliberale, kështu ata kërkojnë të jenë apolitikë, kërkojnë të mbajnë larg kauzat e tjera prej kauzës së tyre, nuk duan të kenë organizim e as përfaqësues apo lider, nuk e kanë përfshirë në kërkesat e tyre bazike ndryshimin e ligjit dhe politikave neoliberale, kërkojnë vetting dhe meritokraci, luftë të korrupsionit e kështu me radhë.

Pra edhe pse kushtet dhe rrethanat janë të favorshme për një lëvizje të majtë, shprehitë e shumë studentëve lënë të kuptohet se më lehtë do të ishte të themelohej një lëvizje e djathtë populiste, udhëhequr nga teknokratë e performantë spektakolarë, e tipit “Pesë yjet” në Itali"

E majta dhe e djathta, duke mos qene prezente ne Shqiperi, dyshoj fort qe do te ishte me e lehte te themelohej nje levizje e djathte populiste per te njejten arsye qe nuk do te ishte e lehte te themelohej nje levizje e majte populiste. As e majta as e djathta nderkombetarisht nuk kane dhene zgjidhje demokratike te problemit te pabarazise dhe varferise. Studentet e kuptojne kete, ndaj dhe insistojne tek “apolitikja”.

Analize e shkelqyer e Zaimit mbi protestat e studenteve qe mbeten populiste pa mberrit te ngrihen ne nivelin e demonstratave qe do parashtronin platforma qe sjellin ndryshim real ne ide drejtuese.

1 Like

Nje shkrim/interviste shume i/e mire, por qe nuk guxon te shkoje aq larg sa te guxoje te trajtoje ate cka mund te ofronte dhe kerkonte nje shtet social-demokrat. Sidomos ne kohe si te tonat kur turkoshakizmi duket se eshte ulur kembekryq.

Edhe mua me pelqeu ose me mire me thene m’u duken perfundime te sakta deri aty tek fundi ku flitet per shprehi te djathta te studenteve dhe qe do te ishte me e lehte te themelohej nje levizje e djathte e udhehequr nga teknokrate. E gjithe ajo analize e shkuar dem ne fund. Sinqerisht gjynah… per mua qe e lexova deri ne fund. Pse jo nje e majte e udhehequr nga teknokrate? Apo cfare dreqin po i bej vetes duke hyre ne pyetje te thella te tilla?!

e ke keqkuptuar fundin, terreni dhe rrethanat jane qe te shnderrohet ne nje levizje te majte progresiste social demokrate, te pakten do duhej te ish e tille, por ideologjia mbi te cilen ngrihet protesta gjithe ngrehina eshte neoliberale, populiste dhe si e tille me kollaj e kanalizueshme nga e djathta neoliberale pasi ne te djathte konservatore nuk kemi tradite.
m studentet jane te rinj, nuk kane vetedije politike, gjithe formimi i tyre eshte neoliberal, nuk kane faj se nuk njohin gje tjeter vec hijes se tyre ne shpellen neoliberale ndaj dhe nuk mberrijne te formulojne kerkesa politike per shfuqizime ligjesh qe do trajtonte problemin e tyre ne rrenje me kirurgji por vetem kerkesa te vecanta, kimioterapi.

sigurisht qe e ceket levizja studentore, ne kete rruge kemi marre tani si vend ne pergjithesi, rrugen e ceket, sa per t’u rradhitur ne takatin tone me vendet e evropes perendimore (quaje neoliberale etj etj). Dmth as neoliberale nuk arrijme te jemi pa nje perpjekje te madhe.

apolitizimi i levizjes studentore mendoj eshte revolte (me vehte) ndaj politikes e perfaqesuesit e saj ne Shqiperi, njesoj si ne revolucionin industrial revolta ndaj papunesise shprehej tek shkaterrimi i makinerive etj.

deri ne gjysem lexova (dhe do vazhdoj me pjesen tjeter) por si gjithnje zaimi ne shtjellim e siper hap paranteza te paperfunduara, si porta per hyrje ne bulevarde te tjera te gjera diskutimi.

Ca gjera mund te zgjidhen kollaj .psh konkursi i pranimit ne ut Te behet nga nje pale asnjeanese e huaj ku pietjet Te sillen nga jashte 2 ore para Te vulosura .
Pedagoget qe shesin provimet apo kerkojne favore ne shkembim te notes te behet nje nen ne kodin penal 5 vjet burg $20000 gjobe per provim Te shitur.
Plagjiaturat e doktoraturave e njejti denim per fraud unless pranojne fajin ne kete rast ne vend te burgut nje gjobe vetem $5000 dhe heq je dore vullnetare nga titulli .
Vini disa nene te tilla ne kodin penal e do te shihni se njerezia do mendohen dy here perpara se te bejne akte te tilla .

Eshte levizje e limituar me kerkesa te limituara; studentet* nuk financohen dhe nuk konsultohen prej askujt. Nuk ka organizim administrativ e as politik ne kete levizje, ndaj dhe kerkesat e vecanta, kimioterapi. Ndoshta jam keqkuptuar, por shprehite nuk lene te kuptohet se me lehte do te ishte te themelohej levizje e djathte populiste… te tipit Pese Yje ne Itali. Te tipit “Gilets Jaunes” po, per shkak te natyres spontane dhe paorganizimit. Rrjedha mund te jete e cfaredo drejtimi politik ne te ardhmen, por sot per sot, faktoret karakterizues jane konteksti social i studenteve dhe antineoliberalizmi (“armiku” i vertete).

Sinqerisht artikulli ishte i mire, dhe faleminderit qe e solle, por perfundimi i tij eshte tjerrje leshi pa pergjegjesi. Me e shumta qe do te ndodhi do jete qe kjo proteste do shuhet pa kuptuar askush qe u shua.

*Pak simpati per to si njerez ne hapat e pare te maturimit. Nuk jane perfekte dhe natyralisht as mbrojten e vetes se tyre nuk e bejne ne menyre perfekte ose ne menyre qe i mbron vertet. Nuk kane nje avokat pas vetes, nuk kane nje keshilltar, nuk kane nje sindikate.

ben pershtypje sa reduktues Zaimi kur flet per polifonine e zerave pluraliste, te cilet zbrazen ne 91shin doktrinen socialiste te aparatit stalinist te indoktrinimit- sic e quan ai - dhe e mbushen ate me doktrinen neoliberale. Zaimi i quan ata polifoni me nje ze, nje iso…

Ajo periudhe pasuese eshte lehte te harrohet tani pas gati 3 dekadash nga nje moshe si Zaimi, por ka qe nuk harrojne aq kollaj dhe me c’na lejon kujtesa, ne ate polifoni kishte zerin kryesor antikomunizmi (i perforcuar nga iso te nderkombetareve), kishte nje ze kapitalizmi feudal shqiptar - qe i perfaqesuar nga berisha qe mjaft i kristalizuar dhe ne pozita dominante, ndersa zeri neoliberalist ishte ne pakice dhe i paqarte komplet. Keta si me kryesoret ne te djathte.
Sepse ne te majte ishte zeri i PS (pak vite e reformuar pas 90es) shume me ne te majte sesa sot, shume me i forte sesa sot, pavaresisht perndjekjeve e initimidimit dhe delegjitimimit qe i behej nga shumica e faktoreve.

U deshen rreth 20 vjet tranzicion derisa neoliberalizmi mezi u ul ne qeverisje ne 2013-en.

1 Like

Si nuk kam degjuar asnje shqipo te lume apo te gjore te thote qe te ngrihet nje bicim trust fund per arsimin e me kontributet e qytetareve tu blejme uiversiteteteve laboratore komputera cfare tjeter qahen qe iu mungojne.Nje kaurke plake ketu kur vdiq I la gjithe kursimet e jetes uiversitetit lokal.

Ja ku te degjuam ty. Edhe ti kur te shkosh ne ate bote kur te te vije radha, pasurine ndonje universiteti ke per t’ia lene. Se ti mbase kaurke s’je, po Biblen ngapara e mban.

Ndoshta truri yt pellazgo Neandertalas mund te frimezohet nga histori te tilla .
https://www.google.com/amp/s/www.chicagotribune.com/living/ct-xpm-2010-03-05-ct-met-lake-forest-donation-0304-20100304-story,amp.html

Kur u frymezua truri yt tallash perbotist, sic do thoshte delta pa dhembe, si te mos frymezohet truri im.

Bota e jashtme ju hodh ne fyt nje
DJ, ne cermonine e dhanjes se Topot te Arte, kur fitueses se ketij trofeu per futbollistet femra ju drejtu, “a ban twerk ti goc”, tuj e konsideru sexsiste.
KM-ja jone ju drejtohet deputeteve te vet: “shkoni ne komisione si Mona ne dasem”- ca qendrimi duhet te majne feministet ne venin e shqipeve?!

2 Likes

Te hidhen ne proteste qe po i krahason me Monen.

Ke do vene edhe Po e hoqen si KM?

Ndricim Xhepen??? Me duket i paster, gjithashtu mund te jete me i ngritur se nje msus vizatimi si rama.

Duhen marre parasysh sugjerimet e perfaqesuesve te kombit kosovar. Po te ishte gjalle Esat pasha, ate do kishin propozuar.