Turisti (bashkë me fans-in) është figurë e turpshme që dëshmon më mirë se kushdo tjetër figurë degradimin përfundimtar të njeriut, i cili vjen vërdalle pa qellim në një botë të konsideruar të kotë dhe pa qëllim. “Turist” është llafe e pisët, dhe kur bashkohet me termin tjetër jo pak të pisët “industri” - për të krijuar bashkëshortësinë “industri turistike” - turpi dhe qelbsilliku shkojnë në qiell duke shenjuar Fundin e Botës në mënyrë negative, më tutje nuk shkohet dot si mjerim shkatërrimtar. Mjerë ai vend që jeton në sajë të “industrise turistike”! Në Oksident “vend turistik” është një kërmë historike, dikur qendër e botës dhe tani një kurtizane plakë e përdalë që vazhdon të joshë klientët me lavdinë e dikurshme (tipike Venecia); ndërsa në Botën e Tretë “vend turistik” është një kurvickë adoleshente që prostituohet sepse nuk ka mundësi tjetër për të mbijetuar.