Më jep nje ide, të të jap nje iPhone(Unsane – film amerikan me regji te Steven Soderbergh)

1 Like

Heqja dore nga regjisorllrku e Soderbergh = mbase nje tymnaje e qellimishme, rrit vizibilitetin per te siguruar disa financa me shume.
Sido qe te jete, aq me mire kur thua ti

1 Like

logan lucky po njesoj me ka lene pershtypjen e nje filmi te bere me njefare mjeshtrie, por qe perseri nuk i shpeton njefare psikologjizmi te personazheve. Soderbergh ka njefare talenti sidoqofte nisur nga ato pak filma qe i kam pare, gjen gjithnje dicka per te thene me ane te tyre. Fokusi duket se jane amerikanet e zakonshem.

1 Like

U pa mbreme dhe dallohet mjeshteria.
Nuk di c’te them shume per te, kuriozitet perdorimi i iPhone.

1 Like

Ate qe ka te mire Soderbergh (filmat e tij) eshte se ai nuk ben “si b*th e zgjute”. Dakort, filmi mund te mos jete “ndonje kushedi çfare” (kam ripare para pak javesh “Erin Brockovich” : i shkelqyer!! do e vija fiks pas “Che”), por amà kane gjithmone ‘diçka’.

Logan Lucky, per mua, eshte cik me i mire se ky (Unsane)

Po ta mendosh, pelqeu ideja sesi prezanton konfliktin fillimisht dhe sesi e zhvillon permes retrospektivave. Mbyllja e hapur, po ashtu. Po, Soderbergh di mire te ndertoje skenen, ndoshta jo me frymezim por me ustallek sic thua ti.

Problemi eshte se, qe nga momenti qe mesojme të verteten, gjithshka shkermoqet (kujto Vertigo te Hitchcock ne të cilin, EDHE pse në gjysem të filmit mesojme të verteten, asgje nuk zbehet, nuk shkermoqet).
Ndersa tek Unsane, gjithshka pastaj kthehet në film-hakmarrje (sterpare 100 here tema e hakmarrjes në cinema…).
Kjo vjen nga MUNGESA é ideve kinematografike në film (kujto “The Visit”, sa i pasur ishte në ide kinematografike - raportet me të jemen, manjakeria e djaloshit, etj etj )

1 Like

ajo eshte patjeter prandaj edhe sikur duhet te vras mendjen per te nxjerre dicka per te thene lidhur me te.

1 Like

Qe nga momenti qe e mesojme sekretin, Soderberg é fut filmin në hulline é hakmarrjes. Pfff… , goxha kollaj apo jo

prandaj me ka dhene ndonje pershtypje vetem fillimi mua (ok, edhe me shume se aq, por ne fragmente te retrospektivave si ide te zhvillimit)