Më jepni një arsye pse duhet të protestoj ?!

73 postime 4102 shikime 8 dhjetor 2017 në 02:04 e pasdites
Olsjan

busti-1

Nga Olsjan Topalli

Sot është Dita e Rinisë, në këtë datë 8 Dhjetor të vitit 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Kjo ditë në tematikë të saj nënkupton protesta. Të protestosh për të drejtat e tua. Po unë për çfarë duhet të protestoj? Ju për çfarë duhet të protestoni?

Protestat janë një gurë i rëndë për një shoqëri demokratike… Por kjo nuk vlen për ne, për vendin tonë. Këtu protestat bëhen sa për formalitet, sepse zërin tonë askush se degjon. E kuptoj që jeni të fokur sa më s’ka.

Ndonëse nëpër botë ndryshimet e mëdha kanë ardhur nga protestat, tek ne në Shqipëri ska ndodhur asgjë, përveç asaj te 27 viteve më parë. Dhe janë pikerisht ata që 27 vite më parë protestuan e sot janë “spektatorë” majë “grataçelave” të tyre. Janë ata që sot shijojnë performacën tuaj të lodhur.

Po protestojme për demokraci, por a është kjo demokraci.

Pse duhet të protestoj në këtë vend që ska dinjitet, ku demokracia s’është gjë tjeter veçse një term në vendin tonë.

Pse duhet të protestoj ku askush s’mban përgjegjësi, thua sikur të gjithë të jenë pa faj!

Protestuam për taksat, energjinë, për çmimet e larta. Protestuam për gjithçka dhe zgjidhje morëm asgjë.

Me vjen keq për këtë vend por edhe të jetosh kushton shtrenjtë. Të gjithë ushqehen me servilizëm, ushqehen me premtime boshe. Shikojnë ku e ku të perfitojnë e në fund kur vjen puna tek të drejtat e tyre, të gjithe fshihen dhe heshtin.

Sa shpejt e harruat që 6 vite më parë në 21 Janar 2011 humbën jetën 4 vikima të pafajshëm, dhe ato si ju protestuan, kërkuan të drejtën e tyre, por në fund i vranë sikur të mos ishin asgjë.

Dhe sot… akoma nuk përgjigjet askush për vrasjen e tyre që dergjen nën dhe.

Protestoni more shpresë thyer protestoni! Shembeni nëse mundeni. Por ju sjeni si ata…! Ju sdo fitoni asgjë !

Një gjë të dini!

-Mos luani shumë me qeverinë, se askush s’ka dalë i fituar.

varik

Budallenjte protestojne, te zgjuarit bejne revolucion!

xhimbim

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kapo

“Luften e bejne heronjte, e perfitojne sharlatanet dhe e shkaterrojne maskarenjte”! 27 vite te tranzicionit shqiptar jane zbatimi ne menyren me perfekte te skemes diabolike te Katovices! E vetmja menyre per te shpetuar kombin dhe per te instaluar sistemin demokratik puritan eshte uragani popullor per te shporrur establishmentin aktual politik PD - PS - LSI!

InkuizitoriMoth

zeqo

He mo jepini nje arsye ju qe jetoni aty se perse duhet te protestoje Olsi!!

Vlonjat

Po ja nje arsye eshte se i fillon emri me O
Ça do me shume se kaq!

zeqo

Ose le te bashkohet Olsi me Edvinin per Valbonen.

Vlonjat

Pse shkon aq larg mer burre. Per autostraden te bashkohen qe u bllokua nga shiu. Bile ka shume mundesi qe protestes ti bashkohen dhe te tjere qe e bejne tr-dr-tr me autobuza apo furgona.

zeqo

Ja pra, arsye per protesta ka, por duhen profesioniste thuaj.
F512143B-C6B1-4E3C-8D32-69745C166D43

Pjetermustakuqi

akoma s’e ka pru kapo at kartolinen?

Edison

Pse ndodhet ne kryefaqe ky shkrim medioker?

xhimbim

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Pjer

kapoooo , ç’ne ti kundra pd mo.

Edvini

Më 21 Dhjetor, fati i Valbonës dhe i Shqipërisë është në dorën tënde! Valbona e Shqipëria ju thërrasin! Ejani para Parlamentit në Tiranë, në orën 10:00, ditën e enjte, 21 dhjetor.
21 dhjetori do të jetë kulmi i protestave 5 ditore, nga data 17-21, ku natën e datës 20 dhjetor, një grup aktivistësh do ta gdhijnë duke qëndruar para Parlamentit, për të kërkuar ndalimin e shkatërrimit të Valbonës, ndalimin e shkatërrimit të ligjit e Republikës së Shqipërisë!
21 Dhjetori hap kapitullin e mospajtimit absolut me fatin e Valbonës të vendosur nga mendësia e pushtimit dhe shpërfytyrimit. Nuk ka tërheqje por përpjekje deri në ngadhënjim! Me 21 dhjetor, Ti flet, ata dëgjojnë. Ti ecën, ata të ndjekin. Ti je sovrani, ata vullneti yt. Më 21 dhjetor, vullneti yt, do jetë detyrimi i tyre. Bëhu për një ditë kaltërsi Valbone dhe kthjelltësi demokratike. Më 21 dhjetor, Shqipëria për Valbonën, Valbona për Shqipërinë. Çohu sot, e nesërmja është një shekull! Ejani e bëhuni pjesë e historisë sepse ajo që po ndodh në Valbonë sot do të të ndodhë edhe ty nesër nëse ti nuk reagon! Valbona është e gjithë shqiptarëve, Valbona është e juaja!
https://www.facebook.com/events/508959632808688/

kapo

Bjerini barbarë, bjerini!
Aty nuk ka as qytetare as intelektuale.Ku janë artistët, intelektulët,mbrojtesit e trashgimnise kulturore Lamja e Shkreli, shoqëria civile që nuk reagojnë për këtë barbarizëm?
Presin apo kane përfituar ndonjë llokëm nga barbaria se të tillë janë dhe vetë. Mjaftë më me fryrjen ne intelektualët, artistët, jeni të tillë si shërbim i të keqes duke përfituar nga shërbimi të keqes si dje dhe sot si shëmtirë intelektuale dhe kulturore.
Para syve tuaj se fundi u be baterdia e Parkut Kombëtar të Butrinit kanibalizmi ynë shtetëror politik, kulturor, intelektual, shoqëror dhe askush nuk protestoj.
Nuk ka terapi qe te sheroje cmendurine tuaj.Pasi shkaterruat Pyllin me pisha të Golemit, Shirokën, Lurën, Ohrin e Parkun e Butrintit tani u kthyet edhe nga Valbona.
Zoti ju mbahfte doren.

Edvini

Lumenj të kulluar apo tuba të praruar? Zgjedhja është e shqiptarëve! Lufto sot, të gëzosh mot!
Ditën e enjte, më 21 dhjetor ora 10:00, para Parlamentit!

Edvini

Më 17 dhjetor, ditë e diel, ora 12, fillojnë protestat ciklike në mbrojtje të Valbonës. Ftojmë çdo shqiptar kudo që ndodhet, që të bëjë një foto apo video ku të jetë me një pankartë ku shkruhet “Ta shpëtojmë Valbonën”, “Ndal shkatërrimit të Valbonës” ose “Mos ma prek Valbonën!” dhe ta verë në faqen e tij të FB apo rrjete të tjera sociale online. Aty ku ka ambasada shqiptare, të dërgohet një letër kërkesë ku të kërkohet ndalimi i menjëhershëm i punimeve që po shkatërrojnë Valbonën. T’u tregojmë barbarëve që shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur tokën e tyre, pasuritë e tyre!

Pjer

Edvin, po ato tubat, mund te jene vetem ne nje segment te Valbones, keshtuqe turistet mund te shijojne pjeset e tjera, apo duhet ta kem gabim.

bradland

I kapkan keta te shoqerise civile nja tre kater kioska per kete protesten.

Pjer

ç’do me thone kjo i nderuar, si i kapin?

bradland

Pas cdo proteste organizatorit te protestes Qeveria i jep nje kioske dhe keta nuk protestojne me .

Pjer

Si i jep nje kioske, se nuk po e kuptoj. Ekziston kioska, me nje pronar dhe ia merr ketij per t’ia dhene atij organizatorit, apo i jep leje per te ngritur nje kioske.

bradland

I jep leje dhe kioske bashke .

Pjer

Po sikur organizatoret te jene idealiste dhe te mos blihen, athere i bie qe qeveria te ngelet me gisht ne goje, si ne rastin e armeve kimike te sirise qe do çmontoheshin ne Shqiperi.

bradland

Mbase , por ne protestat para kesaj jane blere .

Pjetermustakuqi

Gjithcka fjolle. Apo duhet te protestojme,pse kaq fjolle?

Pjer

Jane blere, siç jane blere ata kryetaret e sindikatave dikur, por siç po duken bathet i dashur, keta qe vijne nga perendimi , jane me idealista dhe me pak te kompromitueshem.

Edvini

Janë 25 km tuba, tunele e kanale që do të marrin të gjithë ujin e Valbonës pasi qëllimi i biznesit është maksimizimi i përfitimit. Nuk do të ketë më Valbonë. Dhe e gjitha kjo në kundërshtim të hapur me Ligjin për Zonat e Mbrojtjes. Është pak kombëtar. Me këtë mbaron çdo lloj diskutimi.

Edvini

Po kur janë 200 organizatorë? Që rastësisht janë ata që bënë dhe protestat për armët kimike?

bradland

Po per kanabizimin e Shqiperise pse nuk bete asnje proteste ? Apo thuaj te gjithe ja fusim nga nje cigare .
Ahh …ato te Armeve Kimike ? Dihet qe ato u sponsorizuan nga Edi Rama .

Edvini

Po ti pse nuk bëre protestë për futjen në burg të Kasemit? Apo për vjedhjen e gamorit të Xhikes? Mos ke marrë vesh që ka profesion “protestues”?

Edvini

Ku duhet të aplikojmë të marrim këto kioska? Po pak si shumë…kemi frikë mos na mbarohet buxheti i shtetit duke na dhënë neve. Po ku do t’i vemë ato kioska se…Se janë mbushur trotuaret e Tiranës gjithë kioska. Pastaj ça të shesim në to? Kush të rrijë aty? Ohu, po e lemë fare këtë punën e kioskave. Le t’i mbajë qeveria vetë kioskat. Ndoshta hap vetë qeveria ndonjë kioskë aty te protesta e na shet qofte. Deputetët, secili me kioskën e tij, njëri shet qofte, tjetri hamburger, një shet dhallë të bërë me doçkat e tij. Kështu bëhet shtet!

bradland

Dhe me keshtu pergjigjesh ti mendon se do ndaloni Edi Ramen ti hype Valbones :joy:

urbantelescope

200 Organizatore , po pjesemarres nga populli i thjeshte sa mbeten , dy kalimtare te rastit qe s’kane me cfare te mbushin diten ?

Kur protestat te organizohen nga populli dhe jo nga shushunjat e granteve e projekteve te Bashkimit Evropian , Soros , USAID , atehere edhe mund te ndryshoje dicka ne Shqiperi :wink:

Edvini

Shorroshi je ti!

Edvini

Ejani para parlamentit më 21 dhjetor, në orën 10:00

Edvini

Kemi aq shumë për të protestuar saqë vendi duhej të gjëmonte nga protestat çdo ditë.

anon63896856

Populli eshte i zene duke pire kafe ne kafené, keshtuqe “shushunjat e granteve” jane shpresa me e mire. Meqe ra fjala, nga dikush do te financohen dhe organizatat joqeveritare, mos ke iluzionin qe duhet te jete e kunderta?

urbantelescope

Me 5000 $ ca do paguani me pare, as leket e kafeve e te qofteve s’iu dalin per 200 organizatore

urbantelescope

Cila eshte e kunderta , kot per muhabet se as nuk e kuptova nga u nise qe dole me hamendsime iluzionesh

Ingeborg

Rasti i armeve kimike apo per importin e plehrave nga Italia? Nuk e mbaj mend, prandaj po pyes.

anon63896856

Nga komenti yt u nisa. Meqe shpreh antipati per financimin e jashtem te OJQ-ve. Nga dikushi do te financohen, apo…?

Edvini

Do të paguajmë gjyqin që vazhdon. Kafet i bëjmë kafe turke vetë, e qofte nuk hamë. Pra nuk kemi nevojë për lekë kafesh e qoftesh.

Pjer

Po nese do e marrin, ku do e çojne, ne shtepi nuk do e çojne, do e lene perseri ne rrugen e vet, apo e kam gabim.

Edvini

Në rradhë të parë, është park kombëtar dhe me ligj ndalohet çdo lloj aktiviteti industrial, e sidomos HEC-et. Pikë. Me këtë mbaron çdo lloj diskutimi.
Nëse duam të diskutojmë në mënyrë hipotetike sikur Valbona të mos ishte park kombëtar, atëherë mund ta bëjmë:
Nëse duan që të shkelin ligjet, më mirë të nxjerrin një ligj ku Valbona hiqet si park kombëtar dhe pastaj mund të ndërtosh. I gjithë lumi është 30 km. Ai tërheq turistë, përdoret për ujë për bujqësi e në shtëpi, dhe disa nga katundet e kanë ujin e vetëm të pijshëm. Që tani një katund ka mbetur pa ujë se ua kanë marrë. Turizmi në Valbonë është zhvilluar nga lumi dhe gjeneron rreth 10 milionë euro tani për tani në vit.

Pjer

flm per informacionin, po ai fshat qe ka ngelur pa uje;

  1. kush eshte
  2. firma ne fjale dhe pushteti lokal e qendror, eshte i detyruar tu çoje ujtin, te pakten ne qender, e me pas behet shperndarja.
gjembi

Nese te japin emrin e fshatit, cfare do te besh ti me kete informacion? Per cfare e kerkon e kam fjalen?

Pjer

Jo thjesht per verifikim e dashur, mos merr perpjete.

gjembi

Ku e pe te perpjeten ti Pjero? Per cfare verifikimi, qe te besh nje plan lumi dhe per fshatin e gjore?

Pjer

kush eshte ky fshat i gjore.

Edvini

Çerem. Nuk ka ujësjellës aty, ata mbushnin nga burimet. Tani HEC-et ua duan ujin e pijshëm për turbina…

urbantelescope

Po me 5000 $ vetem nje avokat pa karriere e merr persiper ate ceshtje , duke e ditur qe eshte e humbur po pse te mos marre leket.

Ju doni dhe ti dilni kunder shtetit ,po pa breke ne bythe kur i thone, me pankarta e postime facebook.

urbantelescope

Nuk shpreha antipati per financimin e jashtem te OJQ po per rendimentin e atyre financimeve sic dihet shume mire qe jane te gjitha te kapur nga “Shushunja SHPK” apo ndryshe shoqeria civile qe bejne vetem vrima ne uje, plotesojne letrat e projekteve dhe leket i fusin ne xhep pa bere asnje pune , po e ngaterron muhabetin sipas interesit tend keshtuqe vazhdo se s’merrem me njerez patetike qe shtremberojne fjalet e dikujt.

Edvini

Prandaj po të të kërkojmë ty lekë, që të marrim një avokat më të mirë. Sa do të japësh ti? Se nuk ta pamë emrin në listën e dhuruesve.

varik

me 5000 shtyhet muaji mer lal

urbantelescope

Ku e di emrin tim ti , apo kujton se e kam urban telescope ne pashaporta ?

anon63896856

Asgje nuk ndryshon nga cinizmi (banal) i komentit te pare dhe i ketij te fundit.

urbantelescope

Urime per emisionin

Edvini

Ka dy lloj shqiptarësh: një lloj që kërkon që Valbona të futet në tuba hekuri e kanale betoni; e një lloj që kërkon që ajo të rrjedhë e lirë. Lloji i parë janë antishqiptarë e armiq të atdheut. Kaq. Mirë që tani e dimë.

bradland

Si u bo ajo puna protestes me 21 dhjetor para Parlamentit se se mora vesh , per Valbonen me duket se ishte organizuar. Po nga shoqeria civile e bone apo se bone.

Vlonjat

Po te kishin protestuar per çmimin e domates te garantoj qe do kishin marr pjese me shume njerez. Por kshu eshte kur protestohet per gjera te largeta, te ftohta, te lageshta… etj etj.

gjembi

Nuk proteston njeri per Kanadane.

Vlonjat

Kanadaja eshte mjolt. S’ka arsye robi te protestoj.

gjembi

Kujtova se po pershkruaje Kanadane.

Vlonjat

Po jo moj goce. A jemi duke fol per Valbonen? Ajo eshte e ftohte, e larget, e lagesht…
He zot i madh si i ngatarroni fjalet dhe mendimet!