Me leje një minut?

image

-Hë!

-E kom me vërte,
un vdes për ty!

-E pse nuk jeton për mua?
Jeton një minutë.

-Du me vdek një minut,
t’vdes n’minut.
Me sinqeritet e kom!

-Sikur e kishe me të vërtetë në fillim?!

-Pse, a nuk osht njësoj?

-Nuk është njësoj,
siç nuk është njësoj të vdesësh
dhe të jetosh.

(nga Ditari i një fuksi)

1 Like

Shume egoist/e !

-me sjell ne mend ato tabelat qe paralajmerojne rrezik ekstrem. p,sh te kabinat elektrike me tension te larte. vetem ne shqip thuhet ; ‘‘Kujdes , rrezik vdekje’’… ndersa ne disa gjuhe te tjera , te pakten ato qe di une, thuhet : ‘‘Kujdes, rrezikoni jeten’’.:smiley:

1 Like

jo Vlonjat, eshte krejt e kunderta. Vetkuptuar qe edhe ajo duhet te rroje per te, dashuri e kryqzuar.

-Jeto per veten tende eshte egoiste.

Jam dakort mo Tiku. Por duhet ta besh vete dhe vullnet te lire, jo sepse ta kerkon dikush.

shiko kontestin, kerkesa eshte retorike.

pastaj ç’te keqe ka te kerkosh nje gje tenden legjitime?

Problemi i vertete eshte se te gjithe kerkojne (“ja lypi” :grinning:) dhe asnjeri nuk jep! Jep i pari, pastaj edhe merr! Si ne biznes, investo (jep), e pastaj natyrshem merr! Egoizmi eshte problem renditjeje, jo e kerkeses ne vetvete, e cila eshte legjitime ne parim.

2 Likes

Pergjigja e vetme qe te permbush shpirterisht ne kete rast:

  • Si urnon. Ik Vdis!

Kaq ta bosh dhomin,
as nje minut me teper !

Ahahaa. M’kujtove ate barcaleten Tirondon, me ate burrin qe kishte gruan shume te eger dhe duke dale kjo nga shtepia ai e pyet:

  • ku po shkon?
  • ca te duhet ty, ia kthen ajo.
  • sa do vonohesh?
  • sa t’me doje trapi.
  • mire, vonohu sa te doje trapi, por asnje minut me shume degjove? - kercenon burri. :joy::joy:

nje tjeter evidence qe njerzimi eshte i obsesionuar nga seksi, i cili nuk eshte ideja kryesore e kesaj vjershe siç rezulton nga komentet ne pergjithsi. Eshte keqkuptuar edhe ilustrimi.

Ideja kryesore e vjershes eshte raporti i sinqerte - i vertete.