Me leje?

1 Like

Pa dashur te tingelloj si kolegu yne i dashur , Shkaba, kompleksimi rreth dialektit standard eshte dicka qe prek pak me shume e pak me pak te gjithe perdoruesit e gjuhes se folur te cilesdo gjuhe te jete. Edhe pse behen perpjekje per respektimin e dialekteve jostandarte apo gjuheve lokale, mbeten perpjekje formale persa kohe njerezit nuk pranojne njerezit qe nuk flasin si vetja e tyre.

Duke lexuar kete me erdhi ne mend nje moment ku jam ndjere me turp ndersa po bashkebisedoja me nje qytetare kosovare. Duke e pyetur per drejtimin drejt banjos, ajo me nje nenqeshje te drejte me tha :“mos do te thuash wc?”

gjithë bota ka të folme krahinore ,shumë herë më ndryshueshme se të folmet shqiptare,por të gjithë respektojnë gjuhën e njësuar të vendit të tyre. përpjekja për tju kundërvënë gjuhës kombëtare ( një komb një shtet), ka të bëjë me projektin serb të kombit kosovska-metohija. as napoletanët nuk mësojnë napoletançen në shkollat italiane. as serbët e kosovës nuk flasin ndonjë të folme krahinore ,por serbishten zyrtare. tani ,ose çdo fshat do ketë nga një gjuhë(dhe nga një republikë) model afganistan,ose do ndiqet shëmbulli i evropës me gjuhë të njësuar kombëtare

kompleksi i inferioritetit ben qe dhe cenet vetanake ti kthej ne ,keshe trend kohe, nen moton , spo ma ndin (zhargon krahinor )
sa per shkrimin qe dje kur e lexova , e mu duk pa maturi nga ana e Robiellit te gjithmbarshem qe e kishte perzgjedhur ( dhe e paska arritur efektin , tek erdh dhe tek pellgu i peshkut ) cdo fraze e lexuar stimulonte ndjesine time ne te vlersuarin sa e prapambetur eshte familja shqiptare, si taban ne pervetesimin e gjuhes dhe te shprehurin e saj ne familje dhe me gjere tek femijet …
praktikimi i gjuhes se unisuar eshte pasurim i kultures se personit , Robeli dhe autori me kot i fshehin komplekset permes motos , s,po ma ndin …

robelli kërkon gjuhë për ‘‘kombin’’ boro-ramiz,ndaj i pëlqen rivendosja e ‘‘kufijve’’ midis shqiptarëve.

Robelli ka komplekse me vetevehten ose ose do ti pelqej turmes … trend i kohes .
harrova ta cek per sqarim , Rebeli qe njoh une si Robell eshte me patriot se une e ti , se shume tjere … ske pse e epiteton …
p.s.
kufiri egziston eshte ne mentalitet , ndasi dhe me e rreziksheme se ajo pengesa fizike . koha le pasoja , sistemi le pasoja …cdo intervenim apo deshire eshte jo natyrale .

artikulli ishte interesant, ngrinte nje shqetesim, vertet femijet duhet ta mesojne dalngadale gjuhen zyrtare, pa sforcime, por autorja duhet ta kuptoje se nese keta femije nuk e mesojne gjuhen standarte, ata do ngelen te veçuar nga trungu meme.