Mediat zbardhin herët opinionin e Venencias; Pro Vettingut

http://m.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=342498&kryesore

Ja kete po pret edhe Sali bajraktari. I beson dhe i mirepret gjithmone rekomandimet e eksperteve te Venecias pavaresisht se ne ndonje rast mund te jene edhe kunder opinionit te tij. Ay eshte demokrat i lindur dhe respekton regullat e lojes.

…varet se ke portal shikon :ghost:

Presidenti i Komisioni të Venecias: Nuk ka asnjë vendim për vetingun, kërkesa nuk është shqyrtuar

12:59, 07/12/2016
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ka bërë të ditur se shqyrtimi i kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut në Shqipëri do të zhvillohet në datat 8 dhe 9 dhjetor.

“Çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë, Armeninë, Moldavinë, Marokunm Turqinë dhe Ukrainën në rendin e ditës në Komisionin e Venecias në 8-9 dhjetor”, shkruan Gianni Buquicchio në Twitter.

Prej disa ditësh në media flitet se Komisioni i Venecias ka marrë vendim për këtë ligj, ndërsa ditën e sotme Report Tv deklaroi se Komisioni ka marrë vendim duke u shprehur se vetingu është në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkohë, që sipas njoftimit zyrtar të vet Presidentit të këtij komisioni, mbledhja do të mbahet më 8 dhe 9 dhjetor.

ca lidhje kemi ne me marokun dhe armenine?