Mesim biciklete ¡help!

Pershendetje!
Kam deshire te mesoj Bicikleten, nuk kam asnje te aferm qe ka mundesi te me ndihmoje. Po shpresoj mos di ndonjeri ndonje kurs biciklete xD ketu ne Tirane? Ose ndonje menyre si mund ta mesoj?
Thanks in advance!

Pyetja eshte: a mesohet dot bicikleta pa u vrare e pa u bere vula-vula? Ke liqeni mbaj mend jepeshin bicikleta me qira.

P.S: peshku, vendos kriter moshe per anetaret, se tani 6 vjecaret i kemi kompjuterista eksperta.

Beso apo jo, ketej egzistojne klasa te tilla qe ta mesojne pa u vrare bicikleten.
Une per vete jam vrare paq, ta mbaj mend :smile:

1 Like

Mbaj mend qe si femije e kam mesuar vete. Po s’gjete kurs, te keshilloj qe se pari te perdoresh nje biciklete relativisht te vogel qe kembet te jene sa me ne kontakt me token kur te ulesh mbi shale. Se dyti, ushtroju diku ku ka hapesire dhe je rehat. Persa i perket metodes, fillo duke i dhene me kembe vetem nje pedali duke bere distance me te cilen ndjehesh rehat, duke alternuar frenimin me kemben tjeter dhe me frene. Ushtroju disa here keshtu. Pastaj kur te ndihesh konfident dhe qe ke fituar ekuiliber, fillo ti perdoresh te dy pedalet pa u ulur ne shale. Githnje kur te jesh rehat, fillo te ulesh mbi shale duke i dhene me te dy kembet duke pasur gjithnje parasysh qe mund t’i ulesh kembet kurdohere ne toke. Keshtu-keshtu.

4 Likes

Haha btw Aquamarine ashamed te te them se jam ne fakt 26 vjec! :blush:

Ku ketej e ke fjalen?

Në këtë vendin ku jetoj unë, klasat për të rritur jo vetëm ekzistojnë por janë shumë të mira. 2 jave ishte kursi im dhe definitivisht nuk vritet njeri. Fillohet me scooter per te dhënë sensin e ekuilibrit, pastaj me një pedal, në fund me të dyja, pak a shumë e ka përshkruar Yeriho.
Nuk kanë të gjithë të njëjtën fëmijëri.

1 Like

Sinqerisht nuk mund ta imagjinoj mos vritesh edhe pse eshte normale me instruktor profesional. Dhe keto levizjet qe shpjegoni ju me duken arabisht, une e kam msu kuturu, permendesh, hajde t’i hipim ksaj bicikletes se msohet vete.

@Starseed e vetmja gje qe mbaj mend eshte qe kur me dukej se do rrezohesha e coja timonin nga ana tjeter, prape rrezohesha anyway…ose kur kalonte ndonje makine prej se largu hidhesha vete nga bicikleta nga frika e makines qe ishte ne pune te vet, prape vritesha…apo s’ishte dhe me tub. Nejse s’dua te fus friken por kam heq shume me ate biciklete sa ia mora doren :sweat_smile:

1 Like

Veri training wheels, :stuck_out_tongue_closed_eyes: u kujtu kjo me mesu biciklete. Ajo mesohet qe e vogel, lol

Mamate qe ua mesojne femijeve te tyre mund Te Te ndihmojne :blush:

provo treshen :zipper_mouth_face:njëherë! kur të fitosh siguri,hipi dyshes si gjith të tjerët:grinning:

Kur them une:

Ti Moza ne fakt ke treguar shenja qe nuk je shume e ndjeshme per muhabetet e zemres. Robte vuajne ti i fut nje lol.

Zemra do ate qe do, ne kete rast te mesoje bicikleten. Bicikleta nuk njeh moshe, edhe une psh e kam mesuar kur kam qene i rritur.

Kjo pikecuditesja kokeposhte pse eshte para fjales help?

1 Like

Eshte femije demokracie. S’ka me hapesire ku te behet biciklete si ne kohen e Mimoza Llastices.

Se ashtu mund te jete moda e fundit ne Shqiperi, sic eshte e folura me fjale anglisht. Ti s’qenke kull fare!

Eshte per t’i dhene color fjales help, qe te duket cute, se nuk po kerkon ndihme dhe aq serioze. Nuk eshte ceshtje mode. As e folura n’anglisht s’behet per mode, por gjembi nuk e ka me qejf t’i jape rendesi ekspresivitetit ne te folur e shkruar, ndaj ia ve fajin modes.
T’ka ndodh ndonjehere qe te te shkruajne 2 ?? ne chat?..e pra, njera eshte pikpyetje konkrete, tjetra eshte e perbrendshme. :stuck_out_tongue_winking_eye:

1 Like

për të folurën me anglizma ka të drejtë gjëmbi! është pak a shumë si puna e emrave të rrugëve në kamëz:grin: nuk shkon të banosh te rruga bruksel, të të quajnë xhonatan mahmutaj dhe të mos i fusësh event, a degustim :joy: or ti

Edhe unë në atë moshë e kam mësu biçikletën. Vetë me forcat e mia. Me metodën e Yeriho-s.

1 Like

26 vjec? Ne jeten e tij ka njohur vetem kapitalizmin :disappointed_relieved::disappointed_relieved: !! Pa fjale, no comment !! Sa per bicikleten, pajtohem me komentin e shokut Yeriho, vetem se me duhet te shtoj dicka thelbesore qe eshte siguria ! Mbaj nje kaske ne koke si detyrim, edhe mbrojtse per gjunjet e krahet do te ishte mire ! Kjo historia qe hipi e meson duke u rrezuar eshte thjesht nje injorance, ne qe e kemi mesuar keshtu( duke e rrezuar shume here) kemi qene mendje lehte, sikur ta dinim se cfare rezikonim !! p.s. edhe dicka tjeter…bicikleta mesohet me biciklete grash(ato me kosh perpara) , jo me montante bike apo versione te tjera kapitaliste te saj !!

Pse pa fjale, pse no comment?
Vetem Salen dhe rrumpallen kam njohur Po! XD
Shume faleminderit per keshillen!!!

1 Like

@Kthupi
Pikecuditsja ishte thjesht per ta vecuar dhe theksuar meqe nuk bera nenvizim.