Mesim biciklete ¡help!

@del-ta
Emrin e kam shume shqiptar, ilir fare madje.

@Aquamarine
Kur te mesoj Bicikleten te ftoj per nje shetitje. XP

1 Like

Brez i vuajtur ju , nuk ka nevoje per komente ! Po nejse…i ka kapitalizmi keto ! Pershendetje e pa frike,shiko vec perpara jo majtas e djathtas …:fist:

1 Like

Ndoshta e kam perdorur dhe e perdori aq shume sa qe nuk me bejne me pershtypje te vrarat (megjithese vizualisht me mbesin shenja). Me eksperience edhe kur rrezohesh, reflekset te ndihmojne te biesh ne menyre qe te vrahesh minimalisht. Ne qytete shqiptare ama nuk do te kisha guxim ta nisja vecse naten vone apo ne mengjes heret kur s’ka makina. Te besh biciklete eshte te ndjehesh i lire, jo ta kondicionosh veten ne lemshin e trafikut te qytetit e as te rrezikosh jeten.

Tek komuna e parisit ka plot qe mundet Te Te ndihmojne .

Pervec shkabes qe di te beje bici vetem ne lojra me kompjuter. Megjithese mund te kete me shume per te thene per metodat se sa ne qe e nisim ne menyre mekanike.

Shyqyr ka hyre dhe ne mode keto kohe, nuk ka me opinionin si mjet i fukarait, dukesh trendi t’i japesh bicikletes. Megjithqe edhe millenials (te cileve iu takon merita e fames se saj) ashtu quhen, poor schmacks… nga te pasurit tipike trumpiste (n/kupto real estate e me the e te thashe…) te kesaj bote amerikane.
Aha tani u kuptua… nen aureolen e re fituar nga ky mjet qenkan bere te mundura klasat per mesim biciklete, njelloj si klasat per mesimin e shtizave te trikos, me nje fjale si dicka trendi e moderne :smile:

Fukara je ne mendje pikesepari. Kushdo qe e limiton veten vetem me x mjet transporti apo x stil jetese ben nje jete fukarai.

Te besh biciklete eshte eksperience meditative, te con nga a ne b relativisht shpejt nese jeton ne qytet, eshte mire per zemren dhe aparatin e frymemarrjes, sipas te dhenave te fundit edhe per aparatin seksual femeror ( orgazem me e lehte :smiley: ), nga shume krime ndaj natyres, ky eshte nje krim me pak, mesohesh me minimalizmin, shpenzon me pak per makine apo transport publik, ne diell merr vitamine d, e perdorur rregullisht ne dimer krijon me teper rezistence ndaj ftohtit. Cfare do me?!

!?Kurs per mesimin e bicikletes. C’nuk na degjojne veshet. I ka kapitalizmi keto. Gjakpiresit kane gjetur edhe nje menyre tjeter per te rrjepur proletaret si Arb.
Ja nje kurs komunist mesimi biciklete. Shoku im i klases Genci nje dite vendosi te me mesonte bicikleten. Duhet te kemi qene nga fundi i klases se 7-te. Me vinte pak turp se shoket e tjere e dinin bicikleten, ose te pakten Genci e dinte prej vitesh. Dhe keshtu Genci merr bicikleten e te atit a une te xhaxhait (ngushellim per ty, im ate eshte 70 e kusur vjec dhe nuk e di bicikleten, si duket ka qene disidenet dhe nuk donte ta mesonte me metoda komuniste) dhe me thote: “Hip se do te te mbaj une nga mbrapa, mos ki frike.” Dhe keshtu ai shty e une ec, vec kur pas ca kohesh kthej pak koken per te pare Gencin, po aha, Genc gjekund. U ndala dhe i futa nje te share. Ja kaq ishte mesimi. Nuk po them qe e mesova per te konkurruar ne rrethin ciklistik. Eshte proces. Mbaj mend pas ca kohesh ika per pushime vere ne Korce. Ua futa nja dy here avllive, sic u thone korcaret, me biciklete. Mire qe nuk u vrava, se nuk kisha as kaske kapitaliste e mbrojtese te tjera. Po me e keqe se kjo eshte kur daja kishte dy bicikleta, nuk e di pse, dhe donte ta conte njeren ne pune, mbase ia kishte marre ndonje shoku. Kush e di Korcen, ishte nga fusha e druve te trikotazhi, nga nje ane e qytetit te tjetra, dhe e tatepjete. Te ndihmoj une, i them dajes, e ngas une njeren. U nisem, ai para,une pas, duart duke mu dridhur mua. E kur me dolen para nje grup cunash, e nga hutimi, aty ku nuk doja te shkoja, aty shkova, e t’ia kam rrasur njeri nga mbrapa, me gjithe ate shpejtesi, sa e ula ne toke. Ma futi nje shpulle ai instinktive. Mire qe ishim krushqi me te, se do kisha futur ne sherr dajen. “Po ti me kete e gjen te merresh,” i tha daja. “Po na shojti o,” tha ai i shkreti.
Tani, nese je ne Tirane, ke Shkaben aty, hidhu nje vrap e pyete. Ai perdor makine, se shkon me klientet te shohin shtepite me qira, po ama ai di edhe kush i vret balenat, le mos te dije si mesohet bicikleta.

1 Like

@Arban kush eshte shkova? Ndonjeri ne forum?

Shkova? Mos deshnje te theshnje Shkaba? Nuk e njeh Shkaben? Eshte e ndaluar te regjistrohesh jo vetem te Peshku, por edhe te cdo blog a forum tjeter nese nuk njeh kete legjende te gjalle te hapesires kibernetike shqiptare dhe me gjere, asaj nderkombetare, sidomos daneze. Tani i ka rralluar vizitat te Peshku dhe vjen me emer tjeter, por e gjen te lagjja me e mire ne bote, te Komuna e Parisit. Nese nuk ke fatin e bardhe te jetosh aty dhe nese je mashkull, hidhu nje vrap tako Shkaben dhe sheh edhe mama te bukura. Po uroj te jesh femer e te jetosh te Komuna. Do te thote te jesh afer me nje deli djale si Shkaba.

Mos, kujto mikun e bej gati petanikun

strsted, o shkaba dv

Ju Peshqit, edhe te vjeter, me habisni me njohurite e pakta per Shkaben. Une e nuhas Shkaben qe 30 km larg. Jo se Shkaba nuk lahet, te kuptohemi. Shkaba nuk ka nevoje te pyese per asgje, i di te gjitha.

Haha po Shkaba, po vete-korigjohet! Nese ka ndonjeri email ose nr tel?

Sikur ta kisha ate fat. Po mund t’i cosh vete nje mesazh, se mbase ke lindur me kemishe. Ka nofken vani vini a dicka e tille. Shiko mos e gjen te ajo rubrika Diskutime te lira a si e ka, do kete postuar ndonje video nga getot e Cikagos ose ndonje link per bemat e emigranteve shqiptare qe ia njollosen emrin e ndritur.

1 Like

Njerez po e pate Shkaben I thoni qe po e kerkojne! XD

3 Likes

Mos na del çerr/e? Se une dal vec me moshatarë :stuck_out_tongue_closed_eyes:

1 Like

Ok shok ! Le te diskutojme e ballafaqojme perpara kolektivit ndjesite,menyrat e ngjarjet ! Metoda e mesimit komuniste se bicikletes eshte e njejte(si menyra e mesimit te notit,hidhe ne det se meson vete), dikush qe te mban bicikleten nga pas e te shtyn , ti qendron ne kembe ne biciklete(eshte e madhe per moshen,nuk te arijne kembet)ajo eshte e mare borxh(pa leje sigurisht) mikut apo familjarit qe ka ardhur per vizite, kryesisht sepse ne shtepi nuk ke nje te tille por edhe po te kesh,nuk behet llaf se mund ta prekesh! Nuk ka gje me te bukur,une akoma ruaj kujtimin e pedalates se pare, por edhe ndjesine e frikes, jo se vritesha vete, por se mos shtypja dike…kisha idene se shtypja me biciklete mund te provokonte vdekjen me te tmershme per njeriun ! Le te kalojme ne kapitalizem! Mbaj mend vitet e bumit kapitalist 91-95 kur dolen edhe montant bike ne mode,fantastik per moshen por edhe shume komod per te ecur dyshe ! Zakonisht i pari ulej te hekuri ne mes e mbante timonin,tjetri ulur ne shale,duart te shpatullat e te parit u jepte kembve…me raste nje i trete rinte ne kembe nga pas…po keto ishte raste urgjente! Kjo mode u be kaq e perhapur ne ato vite sa qeveria kapitaliste vendosi te merte masa, Ndalohet ecja dyshe me biciklete !!! Dmth ne nje qytet ku niseshin skafet ne mes te dites,ku trafikohej c’do gje e mundshme,ku armet ishin sheshit,ku police beheshin vetem fshataret e porsa mbritur,ku rinia ecnin me thika ne xhep…problem ishte ecja dyshe me biciklete!! Ndoshta edhe qeveriu mendonte si une vite me pare, shtypja me biciklete provokon nje vdekje te tmershme te njeriu ! Dhe ndodhi, nje dite te bukur duke ecur dyshe sa marim kthesen diku na del perpara nje polic qe po qendronte ne rruge perball nesh, une po mbaja timonin,shoku hidhet direkt nga bicikleta(per te evituar dyshen) e une i vetem maje bicikletes,ulur ne hekur,duart ne timon po ecja drejt policit duke e pare ne sy…une shihja policin…polici shihte mua…une shihja policin,polici mua…pa fjale…e ndodhi…kaloj me biciklete siper kembes se djathte te policit …e nga pas me ndiqte lengimi i tij…oooo te qifsha…mu ne kallo me kape !!! Me ndoqi pas…me leshoi nje pellembe pas koke kur une po ikja me vrap,por nuk me kapi dot! Per cudi bicikleten e gjetem po aty pas 20 min qe u kthyem te vendi e polici ishte larguar!

3 Likes