Meta kërkon "Qeveri të besimit"

I modho, sa here do ta perseris, per mua nuk ka rendesi se kush eshte kryeminister, nuk ka rendesi a jam (do jem) une kryeminister apo jo, ajo qe ka rendesi eshte te realizohen disa nga pikat qe une kam si ide-projekt. Ato 29 pikat jane vetem nje pjese, ka pjese te tjera qe vetem po te nisen te zbatohen, ti e kushdo tjeter, do ta ndjente vehten mese krenar qe eshte shqiptar.

pak nga pak i zbulo gjarpri komet Pjer. Ne fillim fole per makroekonomistet, te cilet pale sa sa jane e sa ide me pika pika kane, pastaj doli qe e kishe fjalen per veten, si i vetmi makroekonomist. Me bo vaki qe kryeministri zbaton pikat e tuja, del variant perfundimtar i projektidesei: hiqu sysh km se nuk merr vesh nga makroekonomia. Hik o hoxhe te ulet prifti!

1 Like

Dhe pastaj i zhyti te gjithe ne borxh me kompanite e huaja dhe s’mblodhi asnji lek … vetem vota donte i shkreti

Privatizimi apo shitja qe i beri saliu kompanise se shperndarjes se energjise ishte nje skandal i radhes ashtu sic di ti beje ai. Dhe rezultati dihet, nje humbje maramendese por edhe bakshishe te majme familjes se birishes. Edhe ndermarjet e uje kanalizimeve u kthyen ne gropa financiare qe vetem humbje realizonin dhe uje conin sa per te latre syte.

po e mori vesh lulzim basha e radhit ne kushtet per pjesmarrje ne zgjedhje

Ni gja s’kuptoj une;pse gjithe ky mllef i lsistave per Edvin Kristaqin? Ndersa LSI i majti n’kam qeverine,Edvini i la te shinin ne baze si ju desh qefi me gjithe venet e punes qe ishin ne dispozicion. Fale Edvinit sot numurojne edhe nja 50 mije vota me teper. Eksponente te LSI ngjajne me ate personazhin e Fariut me termocifte ne dore,duke than;more fund Edvin Kristaqi !

LSI t’u qiftë nana,
Ku e ke besën që na dhe

:blush::DDD

1 Like

Po gjithe kete dashuri te psistave per ilir meten, e kupton?

pra kjo eshte merite e nje KM qe duhet ri-votuar, ajo qe i la LSIstet te shinin e te punesonin si e ke te donin?

1 Like

E ka ket te keqe Edvini,njerzit per rreth nuk i shef si bashkpuntore,po si vegla me arrit ambiciet e veta.
Masi e siguroj per vete venin e punes ne shtet,militantit te shkrete i thoshte mos kerkoni pune ne shtet.

Hello everybody !

1 Like

:smirk:it’s deleted​:slight_smile:

me zune syte ne shtyp nje postim qe thosh ‘LSI = Levizja Sipas Interesit’

1 Like

socialistja e beratit :smile:

2 Likes

Osht ba ky programi si gardaline 29 pikshe ô Pjer,
me 30 do të ishte si bylbyl!

Me qi ra llafi: a ke mujt me shifrue ket programin 29 piksh? Sa euro duhet me pas n’xhep me e realizue?

" … Me qi ra llafi: a ke mujt me shifrue ket programin 29 piksh? Sa euro duhet me pas n’xhep me e realizue?.."

Nuk te kuptoj i nderuar, çfar mund ti shifrosh atij programi kur ai program eshte mese i qarte. Pse duhet me i pas ne xhep eurot me realizu ate plan, kur per mua jane mese te realizushme. Si duket nuk e paske lexuar VQ dhe Intervisten e shekullit.

edhe nje ndeshje basketbolli ka me teper nerv se cadra e shqupit

Ripërshëndetje Pjer, gjithmonë lidhur me Programin tënd…

Përgjigja që më dhe jo thjesht më dëshpëroi por, të them të drejtën, m’boni t’bij me byth m’tok.

Kam përshtypjen se para se të improvizohesh këshilltar i politikave ekonomike, ti je thjesht ekonomist, apo jo? (me të mesme apo të lartë, kjo është një çështje tjetër…).
Dhe detyra e parë e çdo ekonomisti është të shifrojë planet, situatat, projektet dhe jo t’u lajë sytë me ujë të distiluar miletit apo t’i fshijë syzet plakut që të shohë më qartë!

P.sh: në atë programin tënd 29 piksh “për një shtet Social”, ti shkruan:

Pyetje 1, sa fëmijë nga 0-21 vjeç i bie të kompensosh, sa nëna shtatzane nga 1-9 muajshe egzistojnë në natyrën e qetë shqiptare?
Pyetje 2: Sa do të jetë shkalla e kompensimit?
Troç, sa pare të thata i bie që të marrë çdonjeri nga ata në muaj?
Më tej, [(nr i të kompensuarve, sipas kategorive x shuma në pare e kompensimit të kategorisë) + sasia e kategorive të ndryshme = shuma vjetore (ne lek apo evro) që Shteti tënd social duhet të ketë në kasë që t’jua shpërndajë të interesuarve]
Pyetje 3: ku do ta gjejë Shteti tënd social këtë shumë paresh, që të mund ta shpërndajë?si do ta financojë këtë masë sociale?

A e sheh, vetëm për pikën 3 janë gjithë këto pyetje që mbeten m’ajër…
A do të vazhdoj me pikat e tjera apo të pres që të më sjellësh përgjigjet vetëm për këtë pikë?

Ueee, uuueeee, i dashur Xixe, kujtojsha se kisha te beja me njerez qe jane ne stadin e Buffen Warren-it. Dikur, para nja 2-3 vjetesh, nja dy investitor amerikane, biseduan me Palloshin tone per ca tema ekonomike ku perfshihej edhe forma e investimit (te mos harrojme se keto jane te shumta), e aty, gjate bisedes, ata vune re se Palloshi nuk po i kuptonte (se ç’te kuptonte derziu kur nuk merrte vesh nga makro e mikro ekonomia). Si perfundim, deshtoi ter ai bisedim, ato ide-projekte. Keshtu dhe puna jote, kur ti nuk e ke te qarte vizionin tim per Shqiperine, vizion qe eshte shprehur me kohe tek VQ dhe Intervista, e qe dyshoj se i ke lexuar, athere ç’te bisedojme.
Ti thua; Sa femije? Po ekzistojne regjistra, ekziston gjendja civile ne lagje, ekziston shkolla qe i ka te regjistruar nxenesit dhe studentet.
Ti thua; sa do jete shkalla e kompesimit? Po e ke tek VQ. Pse faji im eshte qe ti nuk e ke lexuar.
Ti thua; Ku do e gjeje shteti jot social kete shume parash? Edhe pergjigjen e kesaj e ke tek VQ e tek Intervista.
Ti thua; Si mund ta shperndaje? Ashtu siç shperndan asistencen sociale, pensionet, shperblimet.
Ti thua; Si do e financoje kete mase sociale? Kjo pyetje eshte perseritje e pyetjes se pare , veç me fjale te tjera, nen nje kontekst tjeter. Pergjigjia eshte po tek Intervista dhe VQ.
Jo te gjithe e kane kuptuar VQ.

OK, Pjer çdo gjë është e qartë: lexo VQ dhe shko boj shurrën!
Po për ne që s’e kemi VQ pranë hales për ta lexuar çdo mëngjez - dhe që për më tepër na mbahet edhe shurra, a mund të na japësh të paktën një shifër sa me e mbyll kët’ muhabet:

  • sa qindra milionë apo miliarda evro duhen për të shëndrruar faqen e Shqypnis nga palo shtet në Shtet Social?
    Hajt Pjero, veç nji shifër… (dhe varja hejbet VQ bashkë me intervistën)

Jo për gjo, thjesht për shembull - ktu ke un, dhe për 20 ditë do bohen zgjedhjet për President. Cdo kandidat shifron programin: Melenchon (e majta radikale) - 173 miliardë euro (gjatë 5 vjeçarit) për të luftuar varfërinë dhe papunësinë, Hamon (socialist) - 71 miliardë euro për shpenzimet publike… e më the të thashë! Shyqyr që ata nuk ju thonë të interesuarve - shkoni lexoni VQ apo shkoni shihni intervistën se do t’i kishin kap me dru!