Meta kërkon "Qeveri të besimit"

ViQi-ja … ato faqet e brendshme te gazetave te.presume qe si blente njeri te ngjitme me zamke dhe na shitet ketu si liber. Pupupu…

Po bejne vepra madhore si lungomarja .4 vjet per 5 km rruge ,ua nxine jeten pronareve te hoteleve ne uje Te ftohte.

Xixa-g , lexoje me vemendje, sidomos pyetjet dhe pergjigjet ekonomike.
http://arkivi.peshkupauje.com/2014/12/intervista-me-disa-nga-komentatoret-e-blogut
A e di sa iu kam premtuar ne vit, si Buall Mavrise ashtu dhe Palloshit, kur morren qeverine? Lexoji komentet e mia te meparshme, meqe nuk e dike shifren.

(this is where Pjer decided to drop the mic.)

2 Likes

Mirë që smë propozon një shishe verë për ta gjetur atë shifrën magjike, o Pjer…
.
Nejse, gjynah që si ekonomist i shekullit (të shkuar) s’je në gjendje të më japêsh një përgjigje të shifruar (edhe sikur të jetë dy lekshe…)

Francezët kanë një fjalë që shpesh mbyll këto lloj shkëmbimesh frazash pa bereqet: “Laisse tomber!” që po të përkthehet në një shqipe të lagjes i bie të jetë “vari kart”!
Përshëndetje Pjer,

ha ha :joy:

I vetmi justifikim i Rames: “Opozita ka frike nga vetingu” :thinking: komplet pa lidhje.

Qesh sa t’duash or miku im fashist prej Italie:

Ky belgu Pjer ta bon borxh: nji e dy t’rrëfen at’VQ - sikur ta keshëm na Vlora dot’ja vinim ëmrin “Vërrë e Qirë”.

1 Like

PD vazhdon e mbledh te penduarit (apo te perjashtuarit) e PS-se. Jemi parti e djathte or tie (TM i modhi)

Edi Rama eshte e keqja me e madhe, cdo bashkim forcash kunder tij, do te ishte me benefit. Eshte nje diktator, qe pervec brutalitetit personal dhe shteteror qe ka uzurpuar, perdor demagogjine ne kushtet e demokracise ne menyre inovative, pa dhene llogari per asnje deshtim.

I nderuar Xixa, desha te pyes; A e ke lexuar Intervisten e dhjetorit te 2014.

korrektim: Opozita ka frike nga burgu :wink:

Në se bën fjalë për këtë lidhje që me ke dërguar më sipër, dije se e kam lexuar bile me shumë kujdes - por, nuk gjej përgjigje të shkoqur lidhur me atë pyetje dylekshe që të kam bërë.

Duke qene se e dashke shkoqur, e kam thene se çdo qeveri, vetem nga luhatjet e vleres se lekut ne raport me inflacionin dhe ne raport me vlerat e valuta te tjera (kryesisht 2-3 valutave kryesore), do perfitonte nje pakete mbi 300 milion euro ne vit deri ne 400 milion, m’varet nga ecuria luhatjeve dhe manovrimit qe ti/ne (si banke qendrore) zhvillojme.
Ndersa nga obligacionet e ndryshme, qeveria do perfitonte me shume, ne total, per 12 vjet, 34-43 miliard euro, kuptohet ne forme investimesh, transaksionesh e pagesash te ndryshme.

Pjer, si arrite ne keto shifra? Ka ndonje formule? Nga c’kam pare une kur vijne studente e studjojne ne restorant, neper librat e tyre ka formula e shume numra e statistika. Kam degjuar qe dega e ekonomise eshte e veshtire, kerkon dhe shume njohuri matematike.

E lexova edhe këtë përgjigje të fundit Pjer, por me sa duket ne kemi mes vete një problem të madh të kuptuari:

  • Se pari, pyetja ime është në lidhje me shifrimin e programit tënd ekonomik.
    Shkoqur “sa pare duhen për të vënë në jetë një të tillë plan me 29 apo 30 pika”?
    Pasi ti aty mor mik, premton kompensime për nënat shtatzana, për fëmijët e mitur, për nxënësit e shkëlqyer… deri tek dasmat alla-shqiptarçe, bonuse për ish-presidentët… menca gratis për të varfërit e më the të thashë . Unë të pyes, sa do t’i kushtojë kjo gjë taksapaguesit albanez (në mos atij kaqolit tjetër që do nxjerrë paret nga xhepi".
    Megjithëse unë nuk po të pyes aspak se ku do t’i gjejë fondet Qeveriu për këto reforma, ti më përgjigjesh me disa shifra, lidhur me burimet e mundshme të sigurimit të fondeve për Qeverinë Shqiptare! Edhe bufi e kupton se përgjigja jote s’ka të bëjë gjëkundi me pyetjen time.

  • Së dyti, le t’i kthehemi shifrave të tua!
    Ti propozon si burim të mundshëm financimi lojën me luhatjen e kursit të lekut në lidhje me 2-3 devizat kryesore (ma merr mendja dollar, euro, paund apo franga zvicerane…). Me fjalë të tjera, spekullimin bankar; shit/bli devizë sipas tendencës rritje/ulëse të tyre lidhur me lekun. Të tjerët e bëjnë, pse jo ne! Por për të siguruar të tilla raporte fitimi (300 milion - 400 milio euro/vit) kur luhatja është me 1 - 2 lek për devizë/për cikël, i bie të angazhosh në spekullim shuma kolosale - në mos të gjithë likuiditetet e Thesarit. Tjetra: me të tillë spekullim bën vaki edhe fiton por bën vaki edhe humb. Pra risku është në përpjestim të drejtë me fitimin!
    Propozimi tjetër tëndi është emetimi i obligacioneve të Qeveriut (Shtetit), dhe i bonove të Thesarit. Me fjalë të tjera, marrjen borxh - pasi obligacionet janë thjesht borxh, në kurriz të Borxhit publik. Nga njera anë duhet të kesh programe shumë të sakta të investimeve publike apo sociale si edhe perspektivën po aq të qartë të fitimeve që do të nxjerrësh nga ato, nga ana tjetër duket të zotërosh pare të thata që të mund të paguash interesat e obligacioneve borxhdhënësve. Vetëm në qoftëse mendon se le të emetohen obligacionet, po kush po e rruan për pagesën e borxhit në fund të periudhës! ndërkohë, interesat i paguan me paret e grumbulluara! Me fjalë të tjera, një lloj skeme piramidale por të organizuar dhe të pilotuar nga vtë Shteti.
    Së fundi, lidhur me shifrat që avancon - [quote=“Pjer, post:94, topic:2073”]
    ne total, per 12 vjet, 34-43 miliard euro,
    [/quote]

i bie pra gati 2,5 miliard euro/vit nga obligacionet.Po të them se aktualisht, në fillim të vitit 2017, Polonia emetoi obligacione të tilla të ashtuquajtura jeshile, me objektiv shumë më modest 750 milion euro/5 vjet. Ndërkohë Franca po projekton të bëjë të njejtën gjë, dhe emisioni i parë do të jetë 2,5 miliard euro (për 10-15 vjet shlyerje). Por kujdes, po flasim për Poloninë dhe Francën, ama!
Si arrite në këto shifra të mësipërme:

- as më thua ta di?
Këndoja unë atëhere,
ndaj mbeta keq tani!

i tha gjinkalla mizës së dheut!

I dashur, ta vonova pak pergjigjen se isha ne nje konference. Nga komenti jot ketu, kuptova se sa dobet jeni me ekonomi, ose ta themi me shkoqur, une i bie murit e ti i bie dritares, ose hane dat e hane bagdat, ngre pyetje qe i ngrejne ate me shkolle te mesme ose ata me universitetet e sotme, komplet foshnjore per te mos thene se e nxjerr zbuluar vehten qe e dini makro-ekonomine ne nje menyre shume shabllone, si shumica e atyre qe mbarojne shkollen.
Ti thua; “…Ti propozon si burim të mundshëm financimi lojën me luhatjen e kursit të lekut në lidhje me 2-3 devizat kryesore (ma merr mendja dollar, euro, paund apo franga zvicerane…). Me fjalë të tjera, spekullimin bankar; shit/bli devizë sipas tendencës rritje/ulëse të tyre lidhur me lekun…”

Kush foli per shit-blerje. Aq di ti, aq e kupton ti. Une nuk propozoj, se kjo eshte njereza (njecke) nga veprimet/regjistrimet qe bejne BQ per gjenerimin/çlirimin e paketave. çfar di ti nga diferenca e vlerave, si gjenerohen vlerat nga diferencat, luhatjet, ne perputhje edhe me inflacionin. E kur them njereza nga veprimet, kam parasysh edhe dhjetra veprime qe bejne BQ, kompanite e ndryshme, brokerat, fondet e investimit, etj, gjera qe nuk mesohen ne shkolle.

" … Por për të siguruar të tilla raporte fitimi (300 milion - 400 milio euro/vit) kur luhatja është me 1 - 2 lek për devizë/për cikël, i bie të angazhosh në spekullim shuma kolosale - në mos të gjithë likuiditetet e Thesarit. Tjetra: me të tillë spekullim bën vaki edhe fiton por bën vaki edhe humb…"

Kete veprim qe thua, e bejne bankat e nivelit te dyte, dhe me shifra me te vogla :laughing: une flas per tjeter gje, qe pak veta ne planet i dine dhe i bejne.

" …Propozimi tjetër tëndi është emetimi i obligacioneve të Qeveriut (Shtetit), dhe i bonove të Thesarit…"

Po kush foli per obligacionet e qeverise, qe ti parakupton ate te Thesarit, e vetmja qe zhvillohet ne Shqiperi, dhe kjo fatkeqesisht, ne forme borxhi e fatmirsisht te brendeshem. Pse e quaj edhe fatkeqesisht edhe fatmirsisht; Borxhin e Brendeshem. E ke tek VQ.

" …i bie pra gati 2,5 miliard euro/vit nga obligacionet…"

Mundet te jene pakez me shume e ndoshta pakez me pak, mvaret nga shum faktore, por une nuk flas per ate lloj obligacioni qe ti ke ne mendje, ajo eshte njereza nga obligacionet qe do vazhdoje te aplikohet, si paket me vehte, une fola per obligacionet e CO2 e obligacione te tjera per te cilat, ne (une me i fjale, per pjesen shqiptare) do flasim ne intervisten e ardheshme.

Pjer, ke ndonje shembull te ketyre dhjetra veprimeve qe bejne BQ? Ju i keni pare ne filma, lexuar apo i keni provuar ne praktike keto dhjetra veprime te BQ?

Po bej shtet tha…:joy:

http://www.m.lapsi.al/lajme/2017/04/11/video-kamera-e-fsheht-e-stop-me-300-euro-kalon-nj-makin-t-vjedhur-n-dogan