Metafizikë e metafizikës (Pjesa e gjashtë, aty më rri)

Nuk mund të vëmë rregull në botë, nëse vetë nuk jemi në rregull së pari.
Ketë të vërtetë e dëshmon një anektodë ndodhur Richard Wilhelm (misionar në Kinë, sinolog, teolog dhe përkthyesi i parë i “I Ching”), të cilën ja tregoi Jungut. Këtij të fundit i pëlqeu kaq shume, saqë hapte konferencat e tij për arketipin duke e treguar e ritreguar anektodën.


Në vendin ku jetonte Wilhelm pllakosi një thatësirë të madhe; për muaj të tërë nuk kishte rënë asnjë pikë shi dhe situata u bë katastrofike. Katolikët shtuan procesionet, protestantët lutjet, kinezët digjnin steka temjani dhe zbraznin dyfekë për të trembur demonët e thatësisë, por e gjithë kjo nuk shërbeu për gjë.

Më në fund, kinezët thanë:

-Shkojmë të kërkojmë njeriun e shiut.

Dhe nga një krahinë tjetër erdhi një plak me lëkurën me rrudha. E vetmja gjë që kërkoi ishte një shtëpizë e qetë, në të cilën qëndroi tri ditë.

Ditën e katërt retë u mblodhën dhe ja nisi një stuhi dëbore në një peridhe të vitit kur nuk pritej aspak.
Rezultati ishte i jashtëzakonshëm, dhe në qytet flitej kaq shumë për mrekullinë e bërësit të shiut, saqë Wilhelm shkoi për ta pyetur se si ja kishte arritur.

E pyeti me delikatesë tipike evropiane:

-Për Ju thonë që bën shi. A mund të më thoni se si arritët të bëni dëborë?

Dhe kinezi i vogël i’u përgjigj:

-Nuk e bëra unë dëborën, nuk kam të bëj fare me të.

-Por çfarë keni bërë gjatë këtyre tri ditëve?

-Ah po, këtë mund ta shpjegoj. Unë vij nga një vend tjetër, ku gjërat shkojnë sipas rregullit. Këtu në fakt gjërat janë jasht rregullit, jo siç duhet të ishin sipas urdhëresës të Qiellit. Prandaj i gjithë rajoni nuk është në Tao, e as unë nuk jam në rendin natyror të gjërave, sepse ndodhem në një vend jasht rregullit. Për këtë arsye prita tri ditë për të qenë përsëri në Tao, dhe pastaj natyrshëm erdhën rreshjet.

"Only one may enter here…The diamond in the rough"

"Proceed…touch nothing but the lamp"

-kjo eshte baza e teorise Sokratiane mo tiku, ‘‘njih vetvehten …’’, por e intepretuar ne menyre globale.:stuck_out_tongue:

Ja pra qe njerez me common sense si … Beluli nuk rezultojne te shqelmuar nga blogu, sic duan te pretendojne disa goje te liga kooperativiste, dhe vazhdojne te jene te mirseardhur.
Mirserdhe z. Belul.
… Per te tjeret duhet te presim derisa North Korea te behet shteti nr 51 i Union dhe Jared t’i shesi gjithe armet e tyre nukleare publikut, qe te na cajne bythen me pjesmarrjen e tyre.

1 Like

e pra globale do te thote qe te behet edhe teori (dhe praktike) beluliane.

Aty me rri e Kane dhe taoistet . Wu Wei . Puna eshte si te mos I biesh ndesh “rrjedhes natyrale te universit “ kur ti nuk mundesh te njohesh realisht vetveten pervec si ndryshim nga tjetri. Hajde pastaj te harmonizohesh me te perjetshmen (eternal) dhe te rregullosh veten sipas rrjedhes se saj. Jemi uji ne ene dhe jo mali qe s’luan.

po kjo eshte gje tjeter, nuk e ka thene Sokrati, e ka thene Godardi. Eshte e kohes dmth.