Milan-Juve, supersfida e ditës së Shtunë

Një e shtunën nën shenjën e futbollit Italian, e vulosur nga përballja më e zjarrtë në vendin e Apenineve ajo mes Milanit dhe Juventusit, një sfidë ku diferencat aktuale shpesh shkrihen në fushë, me rezultatin që asnjëherë nuk është i sigurtë brenda 90 minutave. Përballja e kësaj të shtune në “San Siro” do të jetë dhe një herë kartolina më e mirë e futbollit Italian, aq më tepër që dy ekipet vijnë në zona të larta të renditjes. Prania e Juventusit në krye nuk është një surprizë, ndërsa Milani I vendit të dytë, pavarësisht telasheve ekonomike është befasie e këtij fillim sezoni. Bardhezinjtë kanë dominuar futbollin Italian në vitet e fundit ashtu si dhe statistikat kundrejt rivalëve kuqezinj, që në San Siro nuk fitojnë që prej vitit 2012, por katër vjet shterpësi në suksese mund të jenë një shans I mirë për të kërkuar një sukses që do t’I afronte vetëm në dy pikë nga kreu I renditjes.

Mungesa e Chiellinit në mbrojtje mund të jetë një plus më shumë për Milanin ndërkohë që dhe Pjaca nuk është I gatshëm te bardhezinjtë ashtu si dhe Mandzukic megjithatë dhe Milani ka jo pak probleme me inferimierinë ku më shumë spikasin ato të Antonellit, Hondës dhe Montolivos. Në letër Juventus niset dukshëm favorit, por një sfidë e mbi të gjitha një derbi luhet në fushë dhe aty për 90 minuta Milani mund të tregojë se është i denjë për të rivalizuar me Juventusin, që ndalesën e vetme në 8 javë e ka pësuar pikërisht në Milano dhe pse nga kushërinjtë zikaltër të Milanit. Por Milan-Juve nuk është sfida e vetme e madhe në Serie A, pasi në orën 18:00 do të luhet një tjetër derbi I madh, ai mes Sampdorias dhe Genoas, që vitet e fundit gjithmonë ka dhuruar spektakël ashtu si dhe ekipet kanë qenë të barabarta sa I përket ndarjes së fitoreve. Në Premier League ndërkohë vëmendja e së shtunës në Supersport do të jetë për përballjen e orës 18:30 mes Liverpulit dhe West Bromuic. Në Anfild “The Reds” do të provojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive në kampionat edhe pse kundërshtari që ka përballë ka qenë gjithmonë një pengesë jo e vogël, aq sa Liverpul nuk ka fituar asnjë nga 3 përballjet e fundit duke u ndarë gjithmonë në barazim.

Në Gjermani, Bajern do të presë në shtëpi po në të njëjtën orë, Borusia Menshengladbah duke kërkuar dhe rikthimin te fitorja pas dy barazimeve me Frankfurtin dhe Këlnin. Borusia e Dortmundit gjithashtu do të ketë në orën 15:30 një transfertë jo të thjeshtë në Ingolstadt pavarësisht se kundërhstari renditet në vendin e fundit në Bundesligë, ndërsa Leverkusen do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të arritur në renditje Hoffenheim që ka 3 pikë më shumë në klasifikim.

Në Spanjë, Valencia – Barcelona pavarësisht krizës së vendasve nuk e ka humbur hijeshinë e saj, pasi mbetet gjithsesi një klasike dhe sfida e orës 16:15 mbi të gjitha pas rikthimit të Barcës te spektakli I zakonshëm është një 90 minutësh që nuk duhet humbur. Në Supersport, e shtuna do të rezervojë gjithashtu dhe sfidat e Ligue 1 ku vëmendja do të jetë për ndeshjes Lyon-Guinkamp të orës 17:00 ndërsa nga Eredivisie, sfida që propozohet është ajo mes kampionëve në fuqi të PSV Eindhoven dhe Spartës.

supersport.al

Qyqja sa gola boni ky Bajerni Modh mre

Për Milanin pritet që nga minuta e parë të luajë sulmuesi kolumbian Carlos Bacca, në një tredhëmbësh ofensiv bashkë me Suso dhe Niang. Duket se në këtë mënyrë trajneri Montella nuk do të kënaqet me një barazim ndaj kampionëve në fuqi. Në repartin e prapavijës do të luajë Abate ndërsa në mesfushë ka një balotazh mes talentit Locatelli dhe Sousa.

Nga ana tjetër, skuadra torineze me shumë gjasa do të rikonfirmojë skemën 3-5-2, me marokenin Mehdi Benatia në vend të Ciellinit në mbrojtje. Braziliani Hernanes shihet si favorit ndaj Lemina, por për të do të vendosë trajneri vetëm të shtunën. Marchisio do ta nisë ndeshjen nga banka rezervë, ndërsa në sulm nuk ka asnjë dilemë. Ofensiva e “Zonjës së Vjetër” në “San Siro” do të jetë nën inspirimin e dyshes argjentinase, Dybala-Higuain

Buffon nuk fshihet as këtë herë, madje nuk ia jep kënaqësinë vetes për të shijuar prezantimin e magjishëm ndaj Lionit. Kapiteni bardhezi lëshon alarmin për Juventusin dhe thotë se ekipi duhet të bëjë më shumë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. Atij nuk i pëlqen mënyra se si bardhezinjtë po luajnë, ndërsa nuk harron të kujtojë se sot në mbrëmje “Zonjën” e pret një ndeshje shumë delikate, përballë një Milani të uritur dhe me dëshirën për të bërë një sezon të mirë.

Forza Milan :smiling_imp:

:point_down: :muscle: Forca Juve :smiley:

Locatelli i mrekullueshëm. Forza Milan!

E bukra ishte qe anesori e anulloi golin 2 minuta mas edhe pse nuk e kishte ngrejte fare flamurin.
Nejse kujdes mos i boni 3 rresht si Interi masi fitoi me Juven.

Tifozave te Partizonit nuk iu ka hije te jene me Juven. Kom vetem dy fjale per ty : Luciano Moggi.

Peshku, Ca vini ndeshje skuadrash kategorie C ne balline?

Luciano Moggi.= Mo i modhi
E do nji kopie te librit te tij me firme?

E boni prap City me?

prap e ?

Bajerni i Modh sa i Modh qi je ti, ec aty aty aty

Rreshkiti Atletikua

Ça lesh. Rigi-rigi edhe ktu. E terhollen neshjen sa ta bote Atletikója :frowning: