Mini-pensionet

Para disa ditesh lexova librin e Tim Ferris “The 4-Hour Work Week” (Java me 4 ore pune). Libri ne fakt nuk eshte botim i ri, ka nja 13-14 vjet qe eshte ne qarkullim dhe eshte New York Times Bestseller dhe Wall Street Journal Best Seller.

Per t’i bere nje permbledhje fare te shkurter, Tim Ferris cilesohet si “life hacker” – nje nga ata qe gjejne menyra jo-konvencionale per te arritur ate c’ka duan ne jete. Ai pa mbushur akoma 30 vjec ishte bere kampion bote ne Tango dhe Kickbox Kinez, plus edhe nga investoret e hershem ne Uber, Facebook …etj. Libri pak a shume tregon se si ia arriti te bente kaq shume gjera ne kaq pak kohe, ne menyrat me jo-tradicionale. Psh, kampionatik e Kickboxit Kinez e fitoi duke u trajnuar vetem 1 muaj pasi kishte ven bast me nje shok gjate nje nate kur ishin te pire. …dhe nuk fitoi se ishte i forte apo kishte kohe qe stervitej, por nepermjet pikave teknikale te ndeshjes. Sidoqofte, fitorja brenda rregullave dhe pa hile eshte fitore!

Ajo c’ka me terhoqi tek libri ishte kapitulli i mini-pensioneve. Ideja eshte qe ne vend qe te punosh deri 65 vjec, e pastaj te dalesh ne pension – sic ben shumica. Te gjesh nje mundesi ku te besh 2-3 mini-pensione ne vit. Pra cdo vit te shkeputesh nga puna per 2-3 muaj dhe te besh ate qe do (vizito nje vend te huaj, shko ne plazh, apo thjesht pi kafene tek bari i lagjes.). Kjo s’do te thote qe ato 3 muaj rri ngrohesh ne diell pa pasur asnje te ardhur, ose te lesh punen e te kerkosh pune tjeter pas ketij mini-pensioni. Por t’i krijosh vetes mundesine ku te punosh “remotely” dhe te krijosh sisteme ku puna behet me sa me pak nderhyrje nga ty. Kuptohet kjo nuk eshte per te gjithe, dhe nje pjese e mire e njerezve e kane te veshtire te shkeputen nga puna per 2-3 muaj. Por them se po ta kesh si qellim qe kjo eshte menyra si do te ndertosh jeten, them se behet.

Ju c’mendoni, eshte kjo ideja e mini-pensioneve thjesht petulla me uje, apo dicka qe behet. Si do ta benit ju?

Mire do Te ishte se ja dhame shpirtin shejtanit .por si duken bathet do punojne deri diten qe do vdesem :weary:

ti rrojne sypozimet autorit te librit ?
ne cfare progresi dhe dinamizmi ec puna dhe kerkesa e saj sot , edhe 1 jave te mungosh humb hapin se lere 2-3 muaj te shijosh pushimin , shlirshem mund te thuhet qe nuk e pret pensionin deri sa te arrish 65-shin ,por lajmerohesh si rast social si i papune .