Ministrat teknikë mund të jenë ndër më të mirët ndonjëherë

30 postime 2438 shikime 22 maj 2017 në 05:03 e paradites
bsalaj

Nuk jemi aq optimistë por na pëlqen provokimi i mendimit se postet ministrore në Shqipëri zakonisht u shkojnë njerëzve të gabuar.

Emrat e ministrave të rinj u bënë të njohur dhe ne tani e dimë se kush do të qeverisë bashkë me Ramën me të tijtë. Shumë prej tyre janë pak të njohur për publikun e gjerë, por të përmendur në rrathët profesionalë ku aderojnë. Ajo që mua më bëri përshtypje të mirë është fakti se edhe pse të përzgjedhur nga politika (PD) , edhe pse mund të kenë afinitet apo lidhje me njerëz pranë PD-së, këta nuk janë ministat tipikë, pasi nuk janë përzgjedhur në bazë të kritereve të zakonshme. Në Shqipëri zakonisht ministra bëhen më të komandueshmit (ministrat pupacë), servilët e kokëulurit e kryetarëve (ata që imitojnë Ramën dhe në të folur p.sh.), apo pitbullat dhe çiuauat politikë që lehin fort me komandë (nga këta kanë shumë të gjitha partitë). Dhe kemi patur rregullisht, në këtë vend nga ku të rinjtë dhe ata që s’janë ende pleq duan të ikin, për ministra njerëz me një cilësi të veçantë për të shkaktuar nauseum.

Sipas Top Channel:

Emrat teknikë të propozuar nga opozita janë: për postin e zëvendëskryeministrit Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha” dhe aktualisht këshilltare e Presidentit.

Për postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit, aktualisht me banim në SHBA.

Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike.

Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka folur në çadër gjatë protestës 3-mujore.

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, kirurg, pedagog dhe ish-zv/rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ.

Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballancën për kreun e Avokatit të Popullit.

Emrat kalojnë për votim në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, që mblidhet në orën 18:00 me kërkesë të Kryeministrit.

Beni

Keta kane nje mision; t’ia bejne jeten ferr KM kete muaj, dhe deri ne Shtatore, sido qe te jete rezultati i zgjedhjeve, te mbledhin prova inkriminuese per Qeverine e Rilindjes.

Une shoh se, edhe nese Rama fiton zgjedhjet, brenda nje viti do te kete zgjedhje te reja. Peshku do te egzistoj, dhe ketu do jemi.

kapo

Paketë ekstreme ligjore për krimin tek zgjedhjet, i pret ferri

Armata e krimit që ka bërë Ramën Kryeministër duhet të kuptojë se kushtet e lojës kanë ndryshuar.30 ditë nuk do të jenë vetëm një fushatë elektorale, por do të jenë një betejë me këdo që mendon se mund të luajë me votën në këto zgjedhje.
Çdo lëvizje e tyre do të jetë e monitoruar, e dokumentuar dhe do të dalin para drejtësisë. Masat penale që parashikon paketa e ndryshimeve ligjore që do të kalojë në Parlament do të jetë mjaft e ashpër. Nuk do të ketë amnisti për atë që prekin votën. Burgosja do të jetë afatgjatë. Ndoshta mund të jemi i vetmi vend në botë që do të kemi penalitete të tilla për prekjen e votës, por kjo vjen sepse Shqipëria është sot një Narko-Republikë ku krimi blen pushtetin dhe pushteti pastaj vihet në funksion të plotë të krimit që ka mbjellja e vendit me drogë, tek trafikimi dhe duke vazhduar me koncesionet.Manipulatorët do të duhet ti bëjnë llogaritë mirë kësja rradhe.

Bleta

Ka fushate perpara. Ata qe lehin me fort duhen ne fushate. Keta qe te pelqejne ty(po prisja te thoje pse psh) jane pak kohe aty asgje s’kane ne dore.

Albano-id

Mendim i gabuar ne shikimin tim.
Jane vendimet politike qe i bejne reformat jo njerzit teknike, dhe sado te afte apo specialiste qofshin, dhe sado abstrakt mund te jete si term.
Qeveria rama kish nje permbajtje politike qe arriti te beje reforma, emrat e vecante jane kot, madje u bejme keq fushave te vecanta nga te cilat i heqim dhe ku mund te jene me te dobishem.
Shqupi do ta kuptoje qe beri nje vere ne uje me keto tekniket po hajt mo…

aleko

Shqupi e di qe ka bere nje vere ne uje. Ministrat dhe ose zv ministrat teknike apo te PD-se quheni si te doni, jo vetem qe nuk do te bejne asnje gje nga ato per te cilat u vune, por gjate ketyre 3 apo 4 muajve ka per te lulezuar rumpalla, informaliteti, evadimi i kanabisit gjendje, krimi ordiner, aksidentet automobilistike, prostitucioni …Pra do te lulezojne pikerisht ato fenomene te cilat luli i kritikonte deri ne ulerime, por tani edhe nen tutelen e tij. Besoj se ky eshte eksperimenti i pare boteror dhe ja vlen te provohet dhe studjohet.

korriku

rendesi ka qe opozita e vogel s’ka qejfmbetje se mbeti prapaliste edhe kete here

TironciLebetit

Kur Perenia e pa qe Mashkulli ishte shume i lumtur vetem, boni Femren qe tja bonte jeten Ferr… kshu eshte ene ky Ferri jot i shumepritur per Edvinin.

Kta ministra tken kujdes tmos vjedhin kto muj si e kan zakon tekniko-specialistet. Avokatja e popllit, Ballanca ka qene ene avokate e Edvinit, ene avokate e Salukut kunder Edvinint, ene avokate e Zenit dhe Lulthimit tek ai pallati nVlore qe u shemb mrena ujit. Kjo eshte pikerisht qe te mos kete Ferre per Babamet …

Ku e kam Fiqon mer, thojini ta lere festimet me Kojshiun Socialist…ta lere faqoren e rakise se eshte e Hene sot e duhet me i thone Puna jave te mbare: :v:

Heidi

Misioni i ketyre eshte te vezhgojne administraten qe mos perdoret per zgjedhje.Per aq kohe sa jane partiake asgje nuk do sjellin te re se sa per vendime edhe po te duan nuk kane kohe te ndermarrin ndonje.

46and2

shume mire, ta luftojne drogen dhe korrupsionin tani. ta clirojne Shqipreine nga cibanet siciliste.
Tua mbushin dosjet plot, qe te filloje zbatimi i reformes ne drejtesi!!

varik

Basha do ti tregoje popullit se ca ministrash do te kene, po ja dhane voten. Ne baze te punes qe keta do bejne, te pavendosurit do vendosin kush fiton

Bash i forte doli ky basha

Cecua

Hehe me perjashtime te vogla, te gjithe antare te dedikuar te shpures se shqupit.

Beni

O Tironco, rrofsh per fjalet Edvin, Saluk dhe Lulthimi.

Cfare pasurie fjalori :slight_smile:

TironciLebetit

Ore ti je nrregull se po mban lart frymen revolucionare si ene militantizmin bolshevik por sta kan Shqiptaret e Shqiperia ngene, a mkuptove???
Hec mo do durojme sa ta gjesh ene tina Kojshiun tat Socialist.
:kiss: Posht Qeveriu :kiss:

bradland

Te lutem , ske pune me thone poshte qeveriu .

TironciLebetit

Si mu gdhive vllau Koalicionist? Me nfund ra rehat ai i popull, tbohet gati per plazh e me bo icik Leka me turista e bar… jo po Revolucion, kryengritje Anti-sistem… te cohet populli qe ne fakte osht rrugve e te dali prap nrruge…cer jan kta zevzeka qe sgjejne karar kurre. Ja ka Lezete 2RR, Republike e Re + Rilindje…

salben

turp. ministri i brendshem u shkarkua nga ushtria sepse perdorte trupat komando pa leje, per punet e veta personale, deri te kerkimi i floririt.

Cecua

Po avokatja popllit? Byth e brek me Argiten.

bsalaj

Une nuk kam asnje shprese se “do bejne ndonje gje” pasi ne kaq pak kohe e keto kushte, natyrisht ASGJE nuk do bejne. Keta nuk jane ministra reformash, as ekipi, jane njerezit qe mbajne postet per hater te marreveshjes.

Une jam i kenaqur vetem per dicka, qe per shkak se duhej kompromis per emrat, ishin me distante nga poltiika dhe me te formuar profesionalisht se ministat tipik politike. Kur perzgjedh si sulltan km-ja (kushto qofte ky) ia fut leshit me ca fytyra te keqija, hajdute ordinere ose njerez pa shtylle kurrizore. Ajo zgjedhje na ka djeg shume vjet. Kaq kisha une.

gjembi

Kete s’e kisha degjuar ndonjehere. Une e dija sikur u shkarkua ngaqe gjoja kishte ikur jashte shtetit pa lejen e Ministres.

salben

Keta vetem “teknike” nuk jane, por familjare te lidhur. Vellai i Ministrit te Brendshem ka qene njeriu me i afert i Arben Imamit, dhe te dy vellezerit ka qene te perfshire ne pergjimin e ambasadoreve dhe te PS kur PS ishte ne opozite. Keta ishin dora teknike dhe jo-politike, qe benin punet e pista.

Kryeministrat nuk quhen sulltane kur mandatin per te bere ate qe u duket atyre si me e mira, e kane vetem per kater vjet. Edhe ne maje te Amerikes, Trump po pushon drejtore FBI e po cakton sekretare sipas qejfit, sepse pikerisht ky eshte parimi i demokracise. Prandaj ka zgjedhje nje here ne kater vjet.

Njerezit e paanshem ne qeveri jane si gjerat falas qe ofron qeveria per popullin. Nuk ekzistojne, as njera, as tjetra. Shqiptaret e kane pak problem ta kuptojne kete. Ende kerkojne gjera falas nga qeveria, por cdo gje paguhet nga dikush. Dritat apo asistenca qe merr nje qytetar falas, paguhet nga nje qytetar tjeter me taksa. Po ashtu dhe emerimet ne politike, s’ka si te jene te paanshme, se c’kuptim ka pastaj.

TironciLebetit

Mos i bini ne qafe kot zotit Demiraj sepse ai nuk paraqet ndonje rrezik per Demokracine. E pushuan se kishte bo 104 udhetime jashte shtetit pa lajmeru njeri, nuk i rri menerja dot ne zyre eshte i dhone mbas aksionit. Kur e kapi Mrika, si kopil qe eshte ju lut atij Sigurimsit …Hiles, qe Mrika sapo e kishte pushu nga puna si zv-minister, ta mbulonte e ti bohesh shehit por Mrika se fali edhe pse e ka pas vllaun bodigard me Imamin.
Per ate Floririn qe kerkoji ne Moker ia vene fajin kot se nuk arriti ta gjente , do zoti e gjen me policat e Tahirit ket rradhe floririn tu kerku per kanabis se mos na e gjejne floririn ata Grekeqirat pertej kufirit.:muscle:

46and2

dite e trishtuar per mafjen Siciliste

ne nje dite iu ekzekutuan me shkarkim edhe ministrat qe e mbeshtesin ne Shqiperi po ashtu edhe nje figure kryesore iu ekzekutua ne Palermo

zeqo

Turp te mbetet vendi pa opozite, mendoj qe ky Blushi i duhet sot vendit si opozitar, edhe Bamka nuku keq, ose Bojaxhiu.

Cecua

Jo o zeqo, jo. Ju u futet ne zgjedhje; kolltuqet e opozites do te jene te ngrohta per te pakten edhe 40 vjet.

Cecua

E bene mbret o ceco vllai…

Cecua

Lere lere, rikthyen Zogollet ne fron do thosh Kaci (ai qerosi, jo ai i ziu).

InkuizitoriMoth

hopla, qe edhe ktu dy felet e bythes zeqo djathtas dhe çeçua majtas e leshuan tumin e perditshem mengjezor ne blog. Bah çfare pastertie morale!

zeqo

40 vjet shume jane o çeço, Blushi e kish thene qe ishte ollredi 11 vjet ne oppzite, ti i shto edhe 40 te tjera!?:worried:

kapo

Flini të qetë, tani nuk ndryshon sistemi shkërdhatokratik

“Marrëveshja Rama–Basha dhe mënyra se si u arrit ajo, u dhanë fund këtyre dilemave. PD-ja dhe lidershipi i saj treguan me këtë marrëveshje se ose, në rastin më të mirë, nuk u dilnin hesapet se mund të shndërroheshin në një lëvizje antisistem, ose se nuk i kishin seriozisht premtimet për luftë oligarkisë, medieve të kapura, kanabizimit etj. Basha mund të thotë se zgjedhja që bëri ishte e imponuar nga ndërkombëtarët, se nuk u mbështet sa duhej nga populli që s’e kuptoi, nga vetë ne gazetarët që nuk iu përgjigjëm thirrjes për të shkuar në çadrën e tij. Pa dyshim presioni ka qenë i madh, edhe mosbesimi i të zhgënjyerve e ka rritur këtë presion, por historia tregon se politikanët që kanë sjellë ndryshime të mëdha kanë qenë pikërisht ata që nuk i janë përshtatur një realiteti ekzistues, por ata që e kanë ndryshuar atë sipas vizionit të tyre. Do të ishte pikërisht këmbëngulja për të mos iu bindur realitetit të imponuar edhe nga amerikanët, europianët edhe mosbesuesit, që do të mund të krijonin bindjen dhe besimin se kemi të bëjmë me njerëz që mund t’ia dalin të ndryshojnë këtë realitet mjeran ku ndodhemi. Por me sa duket njerëz të këtij stofi pritet të lindin në Shqipëri”, shkruan Lubonja në analizën e tij për gazetën “Panorama”.
…mire e ke o Lubo mire, por PD nuk ja prish dot mikut Amerikonit