Ministrja norvegjeze: Emigrantë, përshtatuni

39 postime 2072 shikime 23 tetor 2016 në 04:11 e paradites
bsalaj

Ministrja e Integrimit dhe Emigracionit në Norvegji ka shkaktuar një “furtunë” reagimesh me deklaratën e saj të fundit drejtuar emigrantëve të rinj në vend. Sylvi Listhaug, e cila vjen nga Partia e Progresit, është shprehur se të ardhurit duhet të përshtaten me mënyrën e jetesës së norvegjezëve, të cilët hanë mish derri dhe pinë alkool. Pas reagimeve të shumta, ajo është shprehur se kjo ishte një mënyrë për t’i ndihmuar emigrantët të integrohen.

BeluliXVI

nuk e ka keq zonja ! -jane te huajt ata qe duhet te pershtaten me rregullat dhe zakonet e vendit ku shkojne dhe jo e kunderta…
faktet jane kokeforta. shoqeria multi-kulti qe eshte aplikuar deri me tani ne Evrope jo thjesht ka deshtuar, por ka rezultuar katastrofale ! nje pjese e madhe e emigranteve te dikurshem, madje edhe gjeneratat e dyta e te treta qe kane lindur ne Evrope, jane bere si ‘‘mish i huaj’’ per shoqerine evropiane sepse jetojne te mbyllur ne kulturen e tyre, te ndare , te paintegruar e te izoluar ne enklava. duke krijuar keshtu probleme te medha qe i dime te gjithe ; integrimi, ekstremizmi, terrorizmi etj…

Cecua

Ka arritur puna gjer aty sa u kerkojne shkollave mos te servirin mish derri, bile te servirin mish vetem hallall; ne te kundert pretendojne se u shkelen te drejtat fetare.

korriku

mire, dakord. por si i behet kur ata (emigrantet) as nuk e cojne neper mend pershtatjen qe thote zonja…
Troc me thene, jo vetem keta te lindjes se mesme, por ne pergjithesi, nga imigrantet e perendimit vec nje pjese e vogel kane kapacitete te pershtaten mire, pjesa me e madhe kamuflojne identitetin ne publik duke e shfaqur ate ne privat. Aq arrihet. Objektivisht te flasesh, me cdo lloj emigrantesh.

Tjeter problem pastaj, qe perendimi duhet t’ia njohe vetes, eshte edhe refuzimi per te pranuar si te barabarte pjesen e cila mberrin te integrohet.

Keshtuqe evropa eshte akoma mbrapa me njohjen e problematikes se integrimit, mendoj. Perndryshe, ose ta kish mbledhur mendjen qysh kur u pranuan, ose te kete trimeri te shohe te verteten ne sy e te heqe dore nga hipokrizite e lirive e mundesive per emigrantet.

Tirona-4ever

Dmth vegjetarianet do u perzekan nga Norvegjia. Te keqen e z. Trump, thuj. Po sa here shkohet hale perfshihet ne kete manualin e te qenit norvegjez?

Whitesnake

Tirona-4ever

Ore Belul, kjo nxjerrja e bojes se multi-kulturizmit, te pakten ne kete blog emigrantesh eshte super ironike. Se ne pjatalarseve na jane hapur dyert pikerisht ne ember te tij. Perndryshe do ishim akoma mbrapa murit te Berlinit, a kanalit te Rrushbullit. Nuk e di ca kupton ti me integrim, qe robt te hane vishen etj njesoj, po as Kina e Maos nuk e pretendonte nje gje te tille. Per mua integrim eshte te gjithe te zbatojne ligjin. Dhe ke c’ke shkruaji ne ligj. Dhe multi-kultarizm eshte i vjeter sa njerezimi. Psh perandoria Otomane qe mbahet e prapambetur etj etj, gjithe diplomacine ia kishte lene grekeve te krishtere, se e benin me mire.

BeluliXVI

me duket se nuk po me kupton mua…dmth ministren norvegjeze, por edhe mua bashke me ministren… -po flasim per nje kategori apo grup te caktuar emigrantesh, kryesisht ata te besimit musliman dhe specifikisht ata aziatiko-arabe. -nje pjese goxha e mire e ketyre, megjithe bujarine evropiane , politikat dhe ligjet e tyre (inkluziv multi-kultin), nuk jane integruar ne shoqerine evropiane… ose ose , nuk duan o vlla te integrohen .
mirepo kjo ka sjelle shume…shume probleme ne gjithe Evropen sot. -nuk po i perseris, se i kam thene me siper ato me kryesoret… atehere cfare duhet te bejne ne Evrope , te vazhdojne aplikojne te njejten poltike ,e cila thame ka deshtuar plotesisht ??! -jo, nuk mendoj… patjeter qe duhet ndryshuar politika edhe qasja ndaj kesaj kategorie emigrantesh ! mua me duket zhvillim logjik.

ki parasysh qe nese nuk do te kishim probleme te renda te integrimit sot me keta emigrante, nuk do te behej fjale fare per terheqjen e emigranteve te tjere, p.sh ketyre gjynafqareve qe vijne nga lufta nga Siria… pra do te ishin perthithur menjehere, pa problem nga Evropi… qe dmth: keta i kane bere goxha dem te madh edhe emigranteve te rinj, njerzve te tyre, qe ne fakt me se shumti (9 ne 10 veta) vijne pikerisht nga vendet muslimane aziato-arabe.

Tirona-4ever

Po pra me sqaro cfare kupton ti me integrim. Konkretisht do te detyrosh dike te haje mish derri a luleshtrydhe? Une ta bera sqarimin tim, mjafton robt te zbatojne ligjin. Derisa ligji nuk ka gje per mishin e derrit (kot se u be shembull) ne dac haje ne dac mos e ha. Mbase Evropa duhet te marri ca eksperience nga Amerika. Prap jo se eshte parajse po sikur s’i ka ka keto probleme “integrimi.” Psh kam nje shok te ngushte indian, me kete te merr frika te shkosh ne restorant, se do shkoje te takoje guzhinjerin e te sigurohet qe enet qe do perdoren per ushqimin e tij te mos kene prekur mish (ate lloj feje ka, keta ne Indi mbajne nje si pune nape para gojes se mos u hyn ndonje mize padashje). Dhe te siguroj qe eshte i mbi-integruar, ne dac per kshu … a per ashtu…nga ata shoket e Pjerit dmth.

BeluliXVI

o derman, po nuk te thashe kot une ty qe ‘‘se ke kuptuar ministren ne fjale’’, por e ke marre ate shembullin e mishit te derrit tekstualisht… ja ta citoj edhe njehere se cfare ka thene tamam ministrja, si nje perpjekje e fundit kjo qe mbase kuptohemi bashke…:stuck_out_tongue:

“Mendoj se ata që vijnë në Norvegji duhet të përshtaten me shoqërinë tonë. Ne këtu hamë mish derri, pimë alkool dhe dalim me fytyrë zbuluar. Ju duhet të përshtateni me vlerat, ligjet dhe rregullat që ne kemi në Norvegji”,

-pra ministria ate po thekson: qe keta duhet te respektojne ligjet, rregullat dhe vlerat e vendit ku bujtin , si dhe ta kuptojne mire qe kane shhkuar ne nje vend me kulture krejt tjeter !
dhe te vijme tani te ‘‘mishi i derrit’’ qe te eshte fiksuar ty…:smiley: -me kete shembull kjo nuk po thote qe: ‘‘une do tju beje menune ditore juve ketej e tutje’’, afer mendsh. -por po thote qe: ato qe ju dini per njerzit qe hane mish derri, pine pije alkoolike, apo femrat dalin me minifund e fytyre zbuluar etj etj, jane harram… jane te semure…, profeti i ka bere lanet, jane armiq te islamit e kesisoj nuk duhet te kontaktojme me ta… madje duhen rrahur e vrare…, Jo pra, nese nuk arrini ta kuptoni e ta pranoni kete, mos hajdeni fare ketu !!.:slight_smile:

Tirona-4ever

Po pra ate te thashe dhe une, keta po deshen mos te hane derrin, po s’mund te detyrojne te tjeret te bejne te njejten gje. Ky eshte shembulli i Amerikes. Thuaj ministres te sqaronet (mjafton te thote zbatoni ligjet), a te vije te hapi syte ne Amerike (sa pa ardhur Trumpi, megjithe per kete s’ka rrezik, nuk duket tipi i tij…), ku muslimani anti derr ulet ne tavoline ku valon derri e pija :smile:

Dhe sa per fiksim, per mua mishi i derrit eshte me i miri, nje berxolle te mire derri nuk ia kalon as vici, qingji a mish njeriu qofte. :stuck_out_tongue:

del-ta

në këtë mes ka dy probleme. ku qëndrojnë shqiptaret,se ajo na intereson ,apo jo! integrim do të thotë përfshirje, ndersa asimilim zvetënim. shqiptarët janë tek kategoria e dyte, tek të zvetënuarit. njëlloj si në perandorinë osmane, të parët për të lënë me dëshirë identitetin e tyre. pra shqiptaret ,ndonëse një pjese e mire te paligjshëm ,gjëja e pare qe bejne është ndërrimi i emrit,mosmësimi i shqipes nga femijtë, dhe e fundit është zbatimi i ligjit. të tjeret bëjnë të kundërten ,zbatojne ligjin vëndas,por ruajnë identitetin e tyre kombetar.
dmth dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë

Whitesnake

Danimarka e zgjidhi thjeshte, mire dhe bukur kete problem…Folkeparti qe eshte ne kualicion qeferises dhe udheheq ministrine e emigracionit…percaktoi qe numri i popullsise muslimane ne Danimarke nuk do i kaloi kurre 3,8 % te popullsise sipas programit te qeverise.Nje gazetar i pyeste refugjatet ne stacionin e trenit pse nuk kerkoni azil ne DK… po ata nuk duan te qendrojne …ikin vete tufa tufa …kthehen ne Gjermani…Suedia ka qene e sukseshme sepse po i kthen regugjatet musliman nepermjet nje shume te caktuktuar …"“vetem me deshire”" jane kther 2764 musliman kundrejt pageses ne 6 muajt e fundit…pa llogaritur ato qe kane detyrim te leshojne shtetin…pjesa tjeter do kthehen gradualisht , sapo Donaldi dhe Hillary dhe Putini … te hapin rrugen e kthimit…Norvegjia nuk u prek shume nga invazioni islamik…per shkak se mbas Andres Breivik qeveria u detytua te bllokoje te gjitha ligjet e vjetra …i doli te keqes para ne kohe me nje fjale …para se te fillonte invazioni islamik… Po kush do ngelen me qendrim te perhershem ne Skandinavi … SIGURISHT 2-3% …ATA QE DO MESOHEN TE HANE MISH DERRI…te tjeret jane tranzit , si hyjne …dalin…!!!

46and2

evropianet paskan mbaruar komplet, u dogjen nga qulli tani i fryjne edhe kosit. lemsh gjithe bota, luftra vuajtje emigrime masive, ç’popullime dhe mbipopullime.

Alba2265

Shteti social pengon integrimin se duke qene ne gjendje te mbijetojne edhe pa iu pershtatur shoqerise shtresa te caktuara nuk perfillen te ndryshojne .

MisterD

dhe ne amerik ka shum emigrant nga te gjitha shtetet e botes perfshi shum nga kto vended islamike, por nuk degjojm nga kto budalliqet e mishit te derrit. ata mund te pretendojne cfar te duan po kush i pj**th ne b*th ata

Tirona-4ever

Shiko se per keto ngaterresat e feve me dietat, besoj ka pas ndonje arsye. Psh cifutet e muslimanet nuk hane mish derri, dhe mishin tjeter e hane hallall (i kullojne gjakun). Me sa kam degju, derri do gatu mire, e sidomos ne ato vendet e vapes mbase kishte probleme. Kurse gjaku i mishit thone qe ben dem. Edhe indianet kane lidhje interesante midis fese (indu) e dietes Shtresat e larta nuk prekin mish me dore, kurse te ultat e hane. Se keto te fundit duhet te punojne e te kene vuxhut, kurse te lartat merren me “mendime.” Sidoqofte, mendoj qe cdo fanatizem (perfshire ate ateist) eshte i demshem, sidomos kur mundohesh t’ia imponosh tjetrit.

Ophiuchus

@Tirona-4ever: plako, cfare nenkupton me ligj ti: eshte dicka qe i imponohet popullit apo jo?

Tirona-4ever

Po pra prandaj dhe ligji nuk duhet te merret me dietat.

anon63896856

“Thelbi është mësimi i gjuhës dhe gjetja e një pune që të mund të mbajnë veten”, tha ajo.”

Ketu mininstrja eshte konkrete dhe nuk mund t’ia mohosh qe ka te drejte. Por me çudit per çfare thote per te ardhurit te cilet duhet t’i pershtaten menyres se jeteses se norvegjezeve duke permendur pirjen e alkolit dhe ngrenjen e mishit te derrit. Nuk kuptoj perse permenden: nese i thote ne nje kontekst respekti per menyren e te ushqyerit te vendalinjve apo qe githashtu duhet te fillojne te hane ne te njejten menyre. Dyshoj se e ka per te dytin rast dhe kjo do te ishte fatkeqesi qe ne 2016 duhet te diktojme njerezit per çfare te hane. Ky eshte fashizem kulturor dhe perderisa i tille, debati mbi integrimin deshton pa filluar.

korriku

Amerika, eshte thene ketu, ka tashme karakteristika te forta te vendeve te botes se trete. Kjo do te thote qe si shoqeri e nje vendi te zhvilluar, ajo amerikane qendron pas atyre te evropes perendimore.
Gjasat jane shume qe emigracioni, i dendesuar mjaft dekadat e fundit, te kete kontribuar fort mbi keto karakteristika te shoqerise.
Nese shoqerite ne vendet e evropes nuk do te deshironin te ktheheshin mbrapa, le te reflektonin ca para se te vendosin te kopjojne politikat e Amerikes mbi diversitetin kulturor. Evropa duhet t’i marre me rezerva shume nga aplikimet e ketejshme.
Amerika eshte nje vend krejt ndryshe krahasuar me Evropen, persa i takon shume dinamikave sociale.

Alba2265

NEW YORK, Jan. 6. — What was the last public statement by Col. Roosevelt was read last night at an “All-American concert” here under the auspices of the American Defense society, of which he was honorary president.

“I cannot be with you and so all I can do is to wish you Godspeed,” it read. "There may be no sagging back in the fight for Americanism merely because the war is over.

"There are plenty of persons who have already made the assertion that they believe the American people have a short memory and that they intend to revive all the foreign associations which more directly interfere with the complete Americanization of our people. Our principle in this matter should be absolutely simple.

"In the first place we should insist that if the immigrant who comes here does in good faith become an American and assimilates himself to us, he shall be treated on an exact equality with every one else, for it is an outrage to discriminate against any such man because of creed or birthplace or origin. But this is predicated upon the man’s becoming in very fact an American and nothing but an American.

"If he tries to keep segregated with men of his own origin and separated from the rest of America, then he isn’t doing his part as an American.

"We have room for but one flag, the American flag, and this excludes the red flag which symbolizes all wars against liberty and civilization just as much as it excludes any foreign flag of a nation to which we are hostile. We have room for but one language here and that is the English language, for we intend to see that the crucible turns our people out as Americans, and American nationality, and not as dwellers in a polyglot boarding house; and we have room for but one soul [sic] loyalty, and that is loyalty to the American people

Donald_theClown

Pak si vone je kujtu, motra. Ka dale ai kolinoz nga tubeti. C’ar do i bosh ti po nuk u pershtaten ? Do i thirresh mamin ne takim me prindrit ?

Vlonjat

Aaaaa te lutem! Te lutem shume ! Nje T-bone viçi te ushqyer me bar e pjekur ne zgare as qe krahasohet me berxolle derri. Jo te lutem nuk mund te rrijme pa reaguar kur vihet derri para vuçiçit :joy: viçit viçit se na shkoi goja leng.

Tirona-4ever

Ore kam shume respekt per vicin dhe mikun e km-se vucicin. Po z. Trump na mesoi keq te jemi jo politically correct. Nashi e di turp eshte, boys talk, po ja mua derri me pelqen me shume, te parat fare jane barbunjt, lere se tashi na shkoi goja lenge fare dhe nga ato niks ketej…

Cecua

Kam pershtypjen se nuk ke ngrene ndonje here derr te eger? Cdo gje e eger ne fakt eshte fantastike. Per i periudhe kohe vetem mish kafshesh pylli kam ngrene. Dre, derr, gjela, lepra etj Mishi i “rritur” tashme shijon si karton…

BeluliXVI

bo booo, e paskan bere telef mishin e derrit ketu… ore derdimena, zonja e permend derrin ne kuptimin simbolik dhe jo “ne kuptimin ushqimor te fjales”…:joy::joy:

andri

Imagjino nje klase ne Iran me norvegjeze qe u mesohet si duhet ta hedhin gay-n ne menyre korrekte.

Edison

Po kta muslimanet e shqiperise si deshtoi enveri ti integronte? Shikon te rinj sot qe nuk hane mish derri. Lere pastaj te vjetrit e periudhes ateiste.

Vlonjat

Derr te eger nuk mbaj mend te kem ngrene. Dre po, nje mik qe gjuante gjate sezonit me solli njehere . Ndersa per keto shpezet jo. T4E e mbylli diskutimin me mua qe kur permendi barbunin :grin:.

anon63896856

Edhe ne kuptimin simbolik sikur eshte qesharake te permendesh pikerisht mishin e derrit dhe pirjen e alkolit ne nje kohe qe diskuton per kategorine myslimane te imigranteve. Tjeter te thuash respektoni dhe tjeter pershtatuni duke permendur simbolikisht ngrenjen e mishit te derrit dhe alkolit. Eshte ne nje lloj menyre zhvleresim i kultures norvegjeze kur mund te fliste fare mire per historine, folklorin, dashurine per demokracine, vlerat e komunitetit.,etj.

Pjetermustakuqi

Shoke admina pse m’a paskeni egzekutu komentin tim modest?! Ai paska marre edhe nje “like” ! :grin:
Idea ishte qe myslimanet s’i detyron kush me hanger mish derri e me pi raki(ne rastin tim), por te pranonin te bashkjetonin ne harmoni me te tjere qe i bajne do gjana , e qe atyne s’ua ka qefi.

BeluliXVI

…edhe per fjordet edhe per fjordet… pastaj per Frojdin etj… https://youtu.be/LBzVUt609kE

Ingeborg

Ate po thote pra dhe Beluli: Zbato dhe ti ligjet dhe zakonet. Se nuk e ha ti mishin e derrit nuk i plas shume norvegjezeve. Mos i detyro te tjeret neper institucione qe tua heqesh.

Cecua

Me thuaj nese do te te dergoj foto levreku, koceje e njgjala zgare, mbi prush, ke dajlani i Nartes. :stuck_out_tongue:
Ps: Goldfish eshte peshk per akuarium. :smiley:

Vlonjat

Po na ler mo vella pse na ben me dhimbje koke. Sapo mbarume punen te lodhur, te urritur :joy:, me kembet zvarre deri te makina duke u var ne timon rrueges per shtepi…ti na permend koce e levrek…:angry:…dio mio na shkoi jeta duke enderru koce me levreke.

zeqo

te sygjeroj steak bizoni vlonjato, nuk e di nese shitet ne CA, mire e ka bamja gjeja e eger ne natyre ka shije, sidomos kur e gju vete.

Vlonjat

O Zeqo T4E e nisi keq kete muhabet por bama e prishi fare. Po zihet ne goje kocja me levrekun ketu ne N.America? Po mua sikur ma ka be zoti per inat, bregun me te afert te detit e kam 1000km. Jam bere agresive fare ngaqe me mungon era e detit.

Adi

Keta po sillen si kafshe mer jahu, nuk ka faj ministrja.Mjaft me me shoqeri paralele, kush do te jetoje ne ate vend te integrohet dhe te respektoje rregullat…se kjo puna e lirive fetare te ketyre fillon atje ku shkelen lirite e shumices ketej. Sipas kesaj llogjike liri fetare ishte e dhe ajo Afganin intern ne zyren e punes Suedeze i cili refuzoji ti jepte doren koleges femer. Te tjeret ofendohen nga flamuri suedez neper shkolla se paskerka kryq. Po jetojme ne kohe tensjonesh, shof nje polarizimi te rrezikshem ketu ne Evrope te cilit nuk dihet se ku perfundoje. Sic u shpreh dhe Chomsky bukur para ca ditesh ."pergjegjes te Weimarin ne Gjermani nuk ishin nazistet ata te cilet shkaterruan socjal-demokratet dhe komunistet por partite tradicjonale si ato konservative dhe Liberale. Nazistet te cilet mbushen vakumin e krijuar manaxhuan zgjuarsisht urrejtjen popullore kundrejt partive mainstream.
Nje paralel i tille po shifet gjithandej neper bote, prej SHBAve me Trump, Fances me Le Pen, Filipineve me Duterte, Austrise me Hofer…Polonia me Duda-n,Hungaria me Orban,etj