Mirela para togës së pushkatimit

E gjej trishtuese, edhe pse, njëherësh, mjaftueshëm qesharake mënyrën sesi është reaguar ndaj vajzës me emrin Mirela Ruko, pas aktit të saj dhe Lëvizjes për Universitetin, ku në shenjë proteste i derdhi Ministres së Arsimit , zonjës Nikolla, një shishe salcë domateje në kokë. Vetëm numri i opinionve që rreken bujshëm e përvuajshëm t’i bëjnë atentat karakterit të Mirelës, e që pluskojnë sonte në atë që kryeministri tani e quan kazan mediatik, tregon sa shumë është prekur sedra qeveritare nga ky gjest. Duket sikur qeverisë i mungon hiri për të reaguar me fisnikëri ndaj një momenti delikat, në vend të elegancës, ka ngurtësim, zemërim dhe hakmarrje.

Opinionistët e shqetësuar nga Mirela kanë folur për organizatën studentore me nëntekste që do t’i përdornim ndërsa flisnim për një grupim terrorist, duke mbjellë fara të një fashizmi mediatik (si fillim) thurur me një angazhim të paprecedent të shtetit ndaj një individi. Të gjithë kundër 20 vjeçares. Sa e pahijshme! Disa vjet më parë, i ndjeri Lirak Bejko protestoi duke u vetëdjegur me benzinë në mes të Tiranës, dhe nuk pati kaq reagim sa ndaj salcës së domates. Hipokrite si tablo, por askush nuk mund ta mohojë se protesta është mjet demokratik. Ajo që nuk është demokratike është mbyllja e gojës, shantazhi, diskriminimi e diskretitimi, dhunimi i privacisë dhe argumentat boshe që ngrejnë ndaj saj. E sulmojnë nga pamja, nga varfëria, nga origjina si BULLIES. E pikturojnë si një përbindësh me brirë dhe bisht. Dhe njerëzia që vështron, vetëm sa pështiroset më shumë.

Më fyeset ndër sulmet janë ato që vijnë nga burokratët e shtetit, që kanë lënë punët për të cilat paguhen për të shkruar e botuar hartime të vajmedetshme të cilat sulmojnë një vajzë të re. Bashkëpuntorët e kryministrit i kanë shpërndarë rrjeteve sociale këto shkrime ku Mirelën e kanë akuzuar për katundare, për zhulëse, për mendjelehtë, vandale të dhunshme, në një valë misogjinie dhe urrejtjeje të bërë “share” më së shumti shi nga zyrat e shtetit. Protesta e Mirelës i ka angazhuar sikur të ishin aparatçikët brohoritës të Kim Jong Unit. Vras mendjen se si do t’i etiketonte Kryeministri Rama këta - siç ka qejf të etiketojë njerëzit me të cilët nuk i puthen mendimet. Sharlatanë është rezervuar për shoqërinë civile. Çingije është përdorur qysh në kohën e Berishës…

Ajo që nuk kuptojnë këta ronxhobonxho të zellshëm është se duke sharë e tallur Mirelën shajnë e tallin mijëra vajza të tjera që identifikohen lehtësisht me të. Duke e sulmuar atë dhe shoqet e saj, vetëm sa thellojnë ndarjen midis tyre si kastë politiko-mediatike me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Si një togë pushkatimi, gjuajnë të gjithë në unison, e nga pas dëgjohet edhe ndonjë krismë vetmitare nga servilizmi i theksuar. Ata nuk kuptojnë se duke reaguar me këtë egërsi vetëm sa i shtojnë tensionet të cilat po vijnë duke u akumuluar në shoqërinë shqiptare. Gjesti, nuk ishte fort i hijshëm, por nuk dëmtoi fizikisht askënd, ndërsa bëri të gjithë të flasin për çështjen; Reformën në Arsim.

Lëvizja për universitetin ka paralajmëruar se incidente të tilla përsëriten e amplifikohen në të ardhmen. Ka edhe më shumë gjasa që kjo të ndodhë tani që reagimi i palës qeveritare rezultoi diçka më lehtësisht e përkufizueshme si një shtrëngim dhëmbësh me hungërimë kërcënuese. Disa me të drejtë i druhen këtij radikalizimi social, por nëse do mendonim se kemi mbërritur këtu për faj të Mirelave, do gënjenim veten. Shqipëria është prej vitesh totalisht e kontrolluar nga influencat e parasë dhe të të pasureve, sidomos të atyre që pasurinë e kanë vënë me zotësi të diskutueshme. Protesta është një pasojë, shkaqet, janë punë të tjetërkujt.

Kësisoj pra, shërbëtorët publikë kanë nisur të shajnë. Lëvizja studentore etiketohet ekstremiste, dhe qëllohet me artikuj gazetash, emisione televizive e statuse, si plumba mediatikë mbi personalitetin e gjithkujt që guxon të guxojë. Sulmi bëhet mbi Mirelën por ai synon të eliminojë studentët si grupim shoqëror. Nuk shkakton shqetësim Mirela, aq sa mungesa e kontrollit mbi grupin studenor. Modeli i rinisë që propozojnë zonjat e zotërinjtë e revoltuar nga revolta është ai i forumeve rinore politike, ku të rinjtë kam parë të tjetërsohen, kolektivizohen, përdoren për aktivitetet e partisë - dhe në fund shpërblehen me punë që s’i bëjnë dot. Siç do të thoshte Adriano: La situazione non è buona - dhe për këtë nuk e kanë fajin studentët.

Në foto: RUN Street Artist.

11 Likes

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

te kam thone Shkabe, msoe naj gjosen,

Qeni ku ha, aty dhe leh, ti s’je shkabë por sorrë, o korb që ushqehesh me kërmat që të hedh rilindja e grahmave të fundit. Na thua pa pikën e turpit që Mirela paskësh sulmuar një njeri, duhet ta kesh trurin më të vockël se të rabeckës që shprehesh ashtu[quote=“Shkaba, post:2, topic:892”]
Mirela sulmoi fizikisht nje person, nje individ, per shkak te detyres. Nuk u mor aspak me punen e saj, por u mor me nje individ qe kur ishte sa Mirela, mesonte, nuk rrinte pa mesuar qe ne tetevjecare e te fajesonte boten per deshtimet e saj
[/quote]

Nuk njoh njeri më rëndë nga ‘gjykimet’ që jep …booh

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Do bej nje maske flokesh me domate se zonjes goxha i shkelqenin floket te nesermen

Nuk ka per te dhene rezultat! Ti harron se ne memedhe cdo produkt ushqimor eshte bio

Flm per shkrimin @bsalaj

2 Likes

ju kan dal duresh Shkabe.
Kshu esh kur i ushqen me festat e Pezës.

Pse Meksika s’i ka bio?:taco::taco:

O Blendi, nuk besoj se e ke kapur dot thelbin. Mirela eshte viktime e kapacitetit te limituar te Google.

Kur u godit rama me Veze, toga e pushkatimit sic i quan ti, e zgjidhi krejt ndryshe dhe krejt me thjeshte, sespe u gjet shume shpejt nje video ku edhe dikush tjeter ne rumani a ne ukraine ishte goditur me veze. Gjoja rama nuk eshte i pari qe ishte goditur me Veze, normale dmth.
Por per kete me ketchup u rreken e u rreken shtate dite e shtate nete aq sa per pak u bllokua interneti po nuk gjeten dot nje shembull te ngjashem. kjo lloj njolle nuk ishte pare ndonjehere.

Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!

Shume e peshtire, kish dhe nje replike te Brace mistrecit ne facebook me nje nga antaret e kesaj organizate, dhe ulja e nivelit intelektual dhe arroganca nder kampin anti aksion eshte mbreselenese.
Me teper se sa sulmi ndaj asaj vajze, me e artikuluar dhe e ndergjegjshme ndoshta se sa shumica e parlamentareve, ky aksion sherbeu per te nxjerre pikerisht zbuluar gjithe kasten e instaluar ne drejtim, dhe friken e tyre se tashme ka nje organizim qytetar qe adreson ceshtje realisht themelore, jashte interesave klienteliste te establishmentit drejtues.

5 Likes

e kshu kshu muhabeti i salcës joparimore

Demokracia funksionon dhe kjo fale kesaj maxhorance. Majft te themi, se lideri i kesaj organizate qe inicion protestat e ksaj natyre eshte brenda sistemit,gje qe ishte e paimagjinueshme ne sistemin e frikes te instaluar nga Berishizmi,ku frika kishte zene vend dhe ne kampin opozitar,jo me tek punonjesit e shtetit. Vajza sulmohet pasi u prek integriteti i nje personi(grua per me teper) dhe pallavrat se s’kishte gje personale nuk hahen,pasi trupi nuk eshte i institucionit,por personal.

3 Likes

U paska hy sherri keq kamunistave.:unamused: S’po pi mo uje ajo e ka fajin Berisha nashti.

1 Like

pervecse qe nuk dini te prioritarizoni te keqijat ne gjendjen aktuale te shoqerise shq., jeni edhe burracaker

çe pyt:

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

Ky nuk e mori me veten kurre nga skuqja.
VV ne aksion (Shkurt 2011): “Turp cka i keni bo universitetit t’Prishtines”

2 Likes