Monumentet e paçmueshme të shkatërruara në Lindjen e Mesme

Është për të ardhur keq se si një rajon i bekuar me thesaret e civilizimit të hershëm është mes vendeve më të trazuara prej konfliktit. Teksa dhuna kërcënon disa prej ndërtimeve më të mëdha të historisë, ju sjellim disa prej humbjeve të pazëvendësueshme që janë zhdukur prej luftrave në Lindjen e Mesme…


(Xhamia e madhe al-Nuri, Mosul – Fotot para dhe pas shkatërrimit.)


(Palmira, Siri – Një oaz në shkretëtirën Siriane sipas UNESCO. Qyteti është ngritur që prej mijëvjeçarit të dytë para krishtit.)


(Xhamia e madhe e Samarra – Një prej xhamive më të mëdha në botë, të ndërtuara në shekullin e 9-të në lumin Tigris në veri të Bagdadit. Xhamia e famshme për kullën Malwiya, një minare 52 metra në formë spirale u bombardua në vitin 2005.)


(Buda e Bamiyan, Afganistan – Trashëgimia më spektakolare e Budizmit kishte mbijetuar për mbi 1500 vite që prej kur ishin gdhendur në gur. Talibanët i shkatërruan me dinamit.)


(Qyteti i vjetër Sanaa, Jemen – Kryeqyteti i Jemenit është bombarduar disa herë, sulme për të cilat ISIS ka marrë përgjegjësinë. Këto sulme kanë goditur edhe qytetin e vjetër të listuar në listën e trashëgimisë botërore në UNESCO që prej 1986.)


(Xhamia e madhe e Aleppo, Siri – Një vend i trashëgimisë botërore ndërtuar në 715 nga dinastia Umayyad, ndër xhamitë më të vjetra në botë. Pas luftës civile Siriane në 2013, mbetën vetëm rrënojat.)


(Rrotat e Hamas, Siri – Rrotat e ujit 20 metra të gjera që shërbenin për ngritjen e ujit ishin një nga vendet kryesore turistike të Hamas. Ato u dogjën prej luftëtarëve në 2014.)


(Varri i Jonah, Irak – Vendi i supozuar i prehjes së profetit biblik Jonah, bashkë edhe me një dhëmb që besohet të jetë nga balena që e hëngri, daton që shekulli i 8 para krishtit, u shkatërruar krejtësisht nga militantët e ISIS në 2014.)

ISIS-i ky armik imagjinar, eshte krijuar nga vete ata qe bejne sikur luftojne kunder tij, me qellimin e vetem te terrorizoj boten, nga rreziku i muslimanizmit, duke demonizuar ate, njesoj sic beri me Al-kaiden, qe ashtu sic hyri ne koshiencen e njerezimit befas, ashtu dhe doli. Propagande nepermjet medias totalisht te kontrolluar.

1 Like

Të paktën, askush nuk mund të dalë dhe tê mburret se ka dal pa u lag’:

  • as xhamitë muhamedane, as monumentet para-kristiane, as statujat budiste… bile as edhe dhëmbi i balenës së Jonas-it
  • kur e hongri pallën edhe rrota e mullinit… qeni qepën të hajë!