Morali i Gjuetise

Morali i Gjuetise ( Fabul nga cikli I xhungles)

Mes tundimit per te gjuajtur, dhe mundesise per te qendruar shtrire nen hijen e palmave, Tigri do te kishte zgjedhur pa me te voglin hezitim, te paren. Me shume se nga pamundesia per ti rezistuar tundimit qe krijon atmosfera e vrasjes, ai e shikonte aktin si nje shprehje te virtytit, qe buronte nga prejardhja e tij. Qe ne rinine e hershme, teksa I mesonin moralin e gjuestise, te paret I kishin shpjeguar se ajo qe ben dallimin mes klasave eshte raporti mes mundesise dhe nevojes, dhe menyres si e ushtrojme ate.
Por ngazellimi I tigrit te ri, qendronte ne deshiren qe ai ndjente per tu treguar te tjereve se mundej edhe atehere kur nuk kishte nevoje !!!
Pikerisht, teksa Tigrit bluante ne mendjen e tij, parimet “Mbi moralin e gjuetiese”, perballe tij, u ndal nje gazele e re. Ajo nuk kishte vene re, se diku jo shume larg Tigri, nen dilemen e asaj qe mund te bente dhe asaj qe duhet te bente, pa e kuptuar edhe vete, ishte ngritur vjedhurazi mbi kater putra, per te ndjere aromen e lehte te djerses se kazeles. Ishte pikerisht embelsia dhe flladi I rinise se saj, ajo qe e beri Tigrin te kuptonte se faktori I perzgjedhjes mbetej determinant ne levizjen e radhes. Pikerisht ne kete moment, Tigri u bind, se parimet e “Moralit mbi Gjuetine”, aplikohen ne baze te perzgjidhjes, se gjahut, dhe kjo e fundit determinonte nevojen. Tigri do te perzgjidhte ate qe kishte nevoje. Por, perzgjedhja mendoi tigri larteson me shume prene se vete ate, qe mundet edhe atehere kur nuk ka nevoje.
Bindja se ky arsyetim logjik I jepte te drejte e ngazelleu tigrin, dhe nderkaq ai kerceu dhe kafshoi ne fyt gazelen. Per te zgjatur “the momentum”, ai nuk I shtrengoi nofullat per ti thyer qafen kazeles, por e leshoi sakaq dhe ashtu te pergjakur ndjeu emocionin e vepres se vete.
Adhurimi I vepres se tij u nderpre sakaq nga nje lukunie hienash. Hienat, ndryshe nga Tigri, udhehiqeshin nga ndjesia e urise dhe e mungeses. Kur pane trupin e gazeles, qe vazhdonte te leshonte eremimin e barit, hienat u jargaviten, harruar se perballe tyre ishte Tigri dhe vendosen te guxonin. Uria eshte nje gjendje tranzitore, qe mpreh shqisat, vemendjen dhe na ben me te kujdesshem.
Per te dyten here, brenda nje kohe shume te shkurter, Tigri u ndje I sfiduar ne parimet dhe moralin e asaj qe ai besonte. A duhej ai, ne baze te parimeve te “Moralit mbi Gjuetine”, te mbronte prene e tij, edhe atehere kur nuk kishte nevoje per te, apo ai mund ta braktiste ate, duke mos u perfshire ne nje beteje qe nuk I perkishte prejardhjes se tij???
Tigri mendoi, se trupi I gazeles nuk I hynte ne pune, ai si kishte here ne pune qe nga fillimi, por vepra e tij, shprehja e virtuozitetit te vdekjes, ajo qe mbante nenshkrimin e tij, nuk mund braktisej kurre. Dhe duke besuar kete Tigri u perplas me lukunine e hienave, te cilat gjate betejes kafshuan dhe terhoqen zvarre trupin e gazeles , ne pluhurin e savanes, deri sa ne fund, kuptuan se urija e tyre I kishte shtyre drejt nje gabimi. Keshtu hienat u larguan, duke besuar se pavaresishte urise, nuk duhet te gucosh ti marresh nje tigri ate qe ai e ka vrare vete. Por Tigri, pa asnje dileme, teksa shithet trupin e shqyer te kalezes, ate qe dikur kishte qene e re dhe e fresket, ndjeu percmim per normat e “Moralit mbi gjuetine”.
E gjithe kjo mund te ishte shmangur me nje marreveshje, nese hienat do te kishin ditur te kerkonin me miresjellje mendoi. Pastaj u shtri, ne vendin e tij, duke menduar se ishte pune e veshtire te jesh tiger. Nje tufe korbash, qetesisht u ulen mbi kufomen e gazeles, dhe organizuan nje piknik familjar.

Ja befas perballe Moralit per Gjuetine mu kujtua qe ne fund te perkthimit te tij , " Njebrireshi ne Kopsht " Qazim Shemaj shkruante : " Mos I bej hesapet pa hanxhiun " dhe me sa duket Hanxhi qenkerka si bicim llogaritari.

1 Like