Mos guxo të vdesësh në këtë vend!

Numri I vrasjeve me dashje paska rene ndjeshem ne shqiperi thone.

dashuria eshte si semundje torturuese :laughing:

harruat edhe kete …
si duket mezi prisin qe dikush te vritet …
http://www.pamfleti.com/bledi-mane-keshilla-te-vyera-per-vajzat-provinciale-para-se-te-vriten-nga-dashnoret-e-tyre-ne-tirane

le qe sapo me informuan qe edhe Aurela kishte botuar !

1 Like

Paska zgjedhur Tema rastin per te treguar ndershmeri?

Ate Ramen e kam inat se eshte shume prepotente. Ama per median dhe portalet qe shkruajne cdo gje vetem per disa klikime ka shume te drejte. Kazan eshte lavderim per ta. Kur pashe dje ate gazetaren turi-kale te news 24 qe fliste per sms qe kishte lexuar tek celulari i te ndjeres me erdhi me vjelle. Ketu ste len rehat as te vdekur.

1 Like

Po ky shemtira nuk eshte provincial per vete ?
Po pse fantazon o katundar …edhe sikur te ishin te lidhur dikur ,patjeter duhet ti vazhdonte dashuria tere jeten ?
Katundar maskilist …shpresojme te vrasi ndonje katundare ty kur ta lesh :stuck_out_tongue:

Ti nuk po ben ndonje gje te madhe vecse avazin, bjeri t’i biem medies. Si te gjithe ata qe nuk kane punuar ne medie, duke perfshire edhe Ramen. Si ti Ramen, une kam inat Çanin, por i dhashe plotesisht te drejte kur i tha Rames “Po me gazetaret c’ke, ata lodhen shume, une kam punuar vete gazetar terreni.” Edhe une nuk e kam qejf ate qe ti pa shume miresjellje e quan turikale, behet shume e merzitshme, po nuk pashe ndonje shkelje kaq makabre sa e ben ti. Dhe nuk e kuptoj as kete shkrimin qe ke sjelle. Eshte e natyrshme qe kur ndodh nje ngjarje, gazetaret te kerkojne hollesi si e qysh ka ndodhur, ose te mbledhin komente a te bejne analiza. E bejne edhe per hir te interesit te publikut. Nga te gjitha keto qe u thane, vetem transmetimi i varrimit me duket i pavend dhe i panevojshem. Po nese eshte bere me lejen e familjareve, nuk ka ndonje shkelje etike.
Ju te gjithe jeni sic tha nje here Fevziu: “Kur marr ca analiste ne emision, ankohen njerezit: ‘Na merziten, gjithnje te njejtat fytyra’. Kur nuk i marr ca kohe, fillojne e pyesin: Po c’u be filani e fisteku, pse nuk e merrni”. Edhe ju qe qurraviteni per medien, nje dite t’ju lene pa te, nuk beni dot, si pa oksigjen. Media ne Shqiperi nuk eshte me poshte ne niveli i gjithcaje tjeter, madje shpesh eshte me lart. Si tha nje tjeter njeri qe nuk e pelqej aq shume, por qe kishte te drejte, Apollon Bace, kur u be ky debati per Akademine: “Keta (politikanet, po me konkretisht Rama) duan qe ne te jemi Ajnshtajna, a thua vete jane Çurçilla.”

Sa inat, ky Pamfleti nuk me hapet. C’eshte kjo faqe e skaduar kshu?

për mua shtypi është aq i politizuar,saqë duket si zyrë shtypi e partive. besusueshmëria e tij është më e ulët se e politikanëve. shumë mirë bëjnë që i sulmojnë.

1 Like

Kjo qe kishte ky djali nuk quhet dashuri Pier, por nje deformim apo mutacion i legesise posesive. Nese me te vertete do dike, dmth ti ja do atij/asaj vecse te miren. Dhe nese kete te mire/lumturi ai/ajo e arrin duke u lidhur me dike tjeter, duhet te gezohesh dhe jo te rebelohesh deri ne fatalitet.

Une nuk i bie medias se ajo ka kohe qe i biet vete vetes. Por nuk me duket aspak normale te japesh foto nga varrimi te maresh ne interviste cdo njeri te mundshem e te shpikesh lloje-lloje skenaresh per nje vajze qe ra viktime e nuk kishte asnje faj ne kete mes. Nuk e sheh ti qe cfare spo nxjerrin tani. E kishte te dashur, dikush tjeter se kishte. E kishte po e la per dike tjeter. Boll o te gazetere te mjere dhe lere rehat te ndjeren.

1 Like

Pjesa dermuese e gazetareve tane dhe ne pergjithesi e punonjesve te medias jane analfabet funksionale. :frowning:

Kush e fajesoi vajzen e gjore? Po elemente te tilla si ishin te dashur apo jo dhe u ndane sepse ajo donte te ndiqte nje rruge tjeter, apo si te thuash mosperputhja intelektuale, ajo ishte studente ekselence, kishte ambicie, kurse ai nje student infermiere besoj pa pretendime, kane rendesi per t’i ditur ne nje histori. Ti dhe ata qe ankohen mos i ndiqni, kush ju detyron. Lerini keto akuzat ndaj medies se jane bere bajate, gjerat e tjera shkojne si sahat ne ate vend, po vetem media e prish. Media eshte nder gjerat me te mira aty. Gjithe ato histori korrupsioni qe nxirren ne keto qe quhen emisione investigative, eshte media qe i denoncon, e gazetaret vene edhe veten ne rrezik. Ose historine e kanabisit. Shko pyet Tan Hoxhen, jo ate veremliun e PDhit, po gazetarin. Si tha nje here: Media e huaj vjen na kontakton ne, ne i cojme te parcelat e hashashit, ben artikuj dhe bejne buje ne Shqiperi. Bejne buje histori qe media shqiptare i ka publikuar me kohe.
Dhe ta mendosh qe gazetaret jane si skllever, punojne ne te zeze per rroge shpesh mjerare, ndonjehere nuk paguhen me muaj dhe kur te doje pronari i heq. Eshte Shqiperi hesapi, kush te mbron. Mos kujto se media jane Zhejet e Shullakrat.

Gazetaret si “plakat e keqija” (te me falin plakat se s’kane faj).

Media eshte “armiku i popullit “ tha kumandari Trump :blush: