Mos ma merrni babin

Eshte e veshtire te te mos nxehet gjaku, teksa shikon imazhet e nje femije te pambrojtur teksa uleret: “jo, mos ma merrni babin”, forcave te policise qe po i arrestonin te atin. Faji i atij prindi dhe proterstuesve te tjere qe sot protestonin eshte se mbronin te drejten e te pasur nje shtepi, nje çati ku te vendosin koken ata dhe femijet e tyre. Nuk kerkonin shume vetem te mos flinin rrugeve, nuk kerkonin shume… Sot pa te keq u shkelen, si perdite, nene te tera te kushtetues si neni 17, neni 18, neni 22, neni 24, neni 38, neni 41 neni 42 etj… . Shteti shqiptar ka kohe qe ka vendosur te dale ne lufte kunder te varferve. Nese je i varfer ne nje vend si Shqiperia je i mbaruar… e nderkohe avokati i popullit hesht, ashtu si opozita…
Shteti po kryen krime kunder qytetareve te saj…
Kush do ti mbroje keta njerez? çfare te drejte kane keta te varfer kur nuk u jepet as e drejta per te jetuar ne menyre dinjitoze per te pasur nje çati mbi koke, per te pasur buke per stomak?
Teksa shikoja ate femije teksa uleriste me gjithe forcat qe kishte, nje vocerrak qe don veç babin te lire… tek shikon gjithe keto padrejtesi medon se sot te lindesh femije ne shqiperi nuk eshte nje mallkim…eshte nje krim.
Ne kohen e protestave studentore doli diku per te folur me Ramiz Aline e i tha : "unë nuk mund të lind kurrë fëmijë për ju dhe partinë tuaj…
Sot si kurre me pare ne Shqiperi shihet nje mjerim migjenian…
teksa shikon ate femije qe vrapon te ndaloje policine e me vogelsine e tij tenton te mbroje baben…nuk mund veçse te vije nje pike loti e nje trishtim i madh.

E trishtueshme !
Per kete nuk ma ben goja te them qe mire ja bene se vete ja dhane voten.

Ca te bajme,meqe qan fmija t’i lejme punt e qeverise pa kry?!! Shume gjynah per hallin qe kane dhe bravo qe organizohen per t’u mbrojtur,po edhe qeveria ka axhenden e vet dhe, s’ka si s’mbrapset nga te qarat e kalamajve.

1 Like

marrdhenia guverne-popull eshte si prind-kalama, dmth nga kjo pikpamje te tera ankesat kunder qeverise, nga kushdo qe behen dhe kudo qe behen ne medja e ngado tjeter, jane te qara kalamajsh ua-ua-ua qe t’i ndigjoje baba.

Prandaj dhe madheshita e komedise me prefektin Qazim Mulletin, o babe m’jep pes fronga!

Jane dy alternativat: o do qajne, o do te kene fat te emigrojne ne Itali a gjetke dhe te shkruajne rehatshem tek peshkupauje.com per kete fenomen.

i arrestuari le t’i hedhe ne gjyq efektivet per stresin emocional qe kane infliktuar te ai dhe femija. Nje polici e civilizuar nuk mjaftohet me zonjusha police te reja, te lyera e te krehura; trajtimi i denje i njeriut, femije a adult qofte, duhet te jete paresor ne punen e tyre.

1 Like

Mendoj se zgjidhja e çdo problemi fillon me te shkruar e folur per te …Ne shqiperi mungon vullneti nga te gjitha krahet per te zbatuar rregullat e lojes, qe i kane vene vetes… Eshte e vertete qe eshte shume e thjeshte te flases e te shkruash kur ndodhesh larg… Nese te do isha atje do ngrija zerin e do protestoja dhe une…çdo njeri lufton me mjetet qe ka… Sot per sot ate çka ve re eshte nje lufte e pasanikeve, pushtetareve, kunder pjeses me te pambrojtur te popullsise… e nuk mund te rri pa denoncuar kete fenomen.

naj n’cik kontekst?

Po te tjeret si i kane bere catite e shtepite , duke qare rrugeve apo duke punuar , e di ti o zoteri qe ndertimi pa leje eshte veper penale e cila denohet me gjobe ose burgim. Nga video nuk kuptohet asgje , se perse e ka marre menjane dhe po e arreston policia vetem kete person kur aty eshte turme, sic tha squarepusher , duhet korniza e plote e ngjarjes dhe jo nje qurravitje e pafajshme 20 sekonda.

Zgjidhja e cdo problemi e ketyre problemeve i nderuar aktivist social, eshte te dilje ti e tjetri te protestonit fillimisht per tjetersimet e vjedhjet e pronave te ish pronareve, pa rregulluar ato s’do qajme hallet e ketyre qe nga pamundesia ekonomike dhe “injoranca” u turren ne Tirane per nje jete me te mire , duke mos marre parasysh asnje rregull shoqerie,moral,ligjor. Kudo ka pasoja, nuk eshte lufte klasash …

1 Like

me rehatshem shkruhet nga Franca, atdheu i markez de Sade qe ka shkrujt romane qefi me emra femnash “Justine, ose disaventurat e virtutit”, “Juliette, ose begatia e vesit”.

Vdekshin ishalla.
I shtypte naj asteroid i lymë me helm.

Poshte qeverija.

bo bo,si metropoliti me kryqin drejtu jovan bardhit - Mallkim! :smiley:
nuk ka asnje mallkim per ata qe punojne per shtetin tene! :stuck_out_tongue:

1 Like

1 Like

Ngordhshin Hajdutet Fiqo, qe ja moren Shpirtin atij vendi tu e grabit si Mongolet. Smbeti Malok prej Tropoje e Skrapari pa bo shtepi 3 katshe mu ne mes te rruges…dhe dun demshperblim financiar nga kontributet e pleqve e te pamundurve se kan Xan Toke deri tek Alidemi.
I shofte i modhi Zot me shtepi e katandi Jarebi qe e shkapelyen ate vend.

1 Like

I ka kapitalizmi keto ! Pertej kesaj kapitalizmi ka edhe njerez qe shkojne ne polici sepse i theret policia e nuk ulerijne e stresohen me keq se femija… sikur po i mer brenda gjermani i 44-es e jo policia shqiptare e 2017-es ! Ju hengert ububuja…ju hengert !!

3 Likes

Ja si denohen!

2 Likes

Kjo ishte parapergatitja e fushates zgjedhore, mos merr shembuj politike , ka njerez qe jane ne burg ose jane gjobitur , Kamza , Bathorja tashme jane ndertuar e jane si qyteza te vogla ne vetvete. Pastaj nuk jane edhe aq falas jo,se e kane me detyrim te paguajne truallin e letrat e tjera

Tiku, ka me mire se te shkruash kot per hir te se shkruarit: te mos shkruash hic.

Video katnaresh. Potere e madhe. Me shume qan gruaja sesa gerthet cuni. Merr mi gru cunin, largoje se aq di. Burri do t vi n’shpi prape, skane me e pushkatu.