Mumja e dinozaurit zbulohet në fushat e naftës në Alberta

Fosile 110 milionë vjeçare e një nodozauri. Robert Clark/National Geographic

Kafsha ndoshta ngordhi ashtu siç jetoi, duke i sfiduar grabitqarët me mbulesën e fortë dhe 110 milionë vjet më vonë, fytyra i ka mbetur e ngrirë me atë vështrimin e egër prej zvarraniku. Sesi ka ngordhur ky banor i tokës që ushqehej me bimësi, nuk dihet, por një pjesë e trupit të tij përfundoi në fund të një deti të lashtë. Mineralet i kanë ruajtur mbetjet pothuajse të paprekura, dhe gradualisht e kanë kthyer trupin e dinozaruit në një fosile. Dhe kur e gërmuan në 2011-ën, shkencëtarët e kuptuan menjëherë se ishte specimeni më i mirëmbajtur i llojit të vet. “Për ta thjeshtuar, është një mumje dinozauri — është vërtetë e veçantë,” tha Don Brinkman, drejtor i ruajtjes dhe kërkimit i Royal Tyrrell Museum në Drumheller, Alberta. - Craig s. Smith/NYTimes

“Mumja e Dinozaurit” e zbuluar ne minierën Millenium gjashtë vjet më parë më në fund është gati për publikun që mund ta vizitojeë tanimë në Muzeun Royal Tyrrell. Në Kanada, sigurisht. :wink:

1 Like

ngushllime tsinqerta familjes
ps:pr zotin na vdiqt me kto kronikat e zeza

2 Likes

Cne qe kishte vajt ne fushat e naftes. Sa km bente me nji mbushje?

Cdo gje trasformohet por nuk humbet. Une them qe ky nodozaur mumje ti kthehet familjareve te tij apo pasardheve te tij per ta ruajtur si kujtim.

si ka mundesi qe keto gjera num gjinden nga anet tona? nese bota ka qene e populluar nga keto bisha per miliina vite, atehere duhet te kishte kocka edhe ne ballkan

ka 110 milione vjet me pare ky specimen, per çfare ballkani flet ti ? gjate gjithe kesaj kohe bota ka evoluar komplet (ka pasur kataklizmat per te cilat flet bibla, arka e Noes, etj).
gjithe gjithe historia njerezore eshte 6000 vjet, thote nje studiues francez. çfare jane 6000 vjet ne krahasim me 100 milione vjet.

Dinosauret jane shpikje e shejtanit. Alhamdulillah!

Pazotesia e inxhinjereve per ta nxjere fosilen nga toka ne forme nafte bruto eshte maramendese.

ajo qe thua ti vlen edhe per vendet ku gjenden keto mbetje. pyetja ime ehste : si ka mundesi qe gjenden vetem ne disa vende?

ku e dime ne qe keto nuk jane fake news?

ka shume mundesi te jene fake. çfare s’bejne per lek anglo-saksonet.

Feik normal! Pune e shejtanit.

Dinosauret jetuan ne Mesozoic dhe ishin kafshe qe jetonin me shume mbi toke ose shume afer detit.

ne kohen qe dinosauret jetuan mbi toke, pjesa me e madhe e balkanit ishte nen uje dhe ne thellesi te medha.

1 Like

Cili studiues francez, more të keqen e Kurreshtarit? dhe për çfarë histori njerëzore bëhet fjalë këtu?

Humanoidi i parë (p.sh. australopiteku Lucy) llogaritet të ketë jetuar 3,2 milion vjet më parë.
Neandertalët e parë evropianë datohen 450.000 vjet
Homo sapiens sapiensët e parë datohen tashmë 100.000 vjet,
Mbetjet fosile më të vjetra te gjetura në Shqipëri (vegla dhe mbetje materiale të aktivitetit njerëzor) datojnë rreth 80.000 vjet…
dhe ti thua 6000 vjet! ç’janë 6000 vjet?

ata humanoidet qe thu ti kane qene kafshe. po flasim per NJEREZIT, robi me kulture dmth. i vetedijshem mbi rolin e tij.
ndersa ai autori eshte : Joseph Arthur de Gobineau

e thjeshte Watson, te ne nuk kane vdekur. ne i kemi ne mes tene madje edhe i votojme

1 Like

Nese ballkani ishte nen uje, duhet te gjenim speciet qe jetonin nen uje, pak a shume si kjo bisha ketu, apo jo?

Ato qe shohim neper muze jane prej plastike, dhe muzete e pranojne vete

Ku e dime qe nuk jane fake news?

ka ca qe thone qe toka eshte e sheshte, dhe se rumbullakesia e tokes eshte fake news.

nuk eshte e mundur gjithmone qe speciet te kesaj madhesie te gjenden per shume arsye qe perfshijne mundesine e preservimit dhe mundesine e gjetjes.

Token e sheshte e hedh poshte kollaj, mjafton te hypesh ne maje te tyrbes e dallon se eshte rrumbullak, shihohet me sy

Po si na e verteton se ajo skulptura aty lart eshte e e vertete?

skulpturen aty lart nuk e njoh dhe nuk kam se si te provoj ne nje ane apo tjeter.

thjeshte ju pergjigja pyetjes tende lidhur me balkanin dhe me dinosauret ne pergjithesi.

profesionalist i dinozaurve ti kshu ?

Earth Scientist