“Mund të ta marrin Atdheun, krejt papritur!”

Letra e basketbollistit turk, Enes Kanter, pasi iu hoq pasaporta turke nga qeveria e Erdoganit, dhe tashmë detyrohet të mos kthehet në vendin e tij, e të qëndrojë larg familjes. E gjitha kjo vetëm sepse kritikoi qeverisjen e presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan.

"Javën e kaluar u arratisa në mes të natës nga Indonezia. Më pas u ndalova në një aeroport në Rumani sepse qeveria turke më kishte anuluar pasaportën. Të gjitha këto në të njëjtën fundjavë. Ndoshta i keni parë videot që kam publikuar.

Të shtunën kisha edhe ditëlindjen. Mbusha 25 vjeç. Për një moment, nuk kisha një nënshtetësi. Krejt papritur. Ishte një ditëlindje shumë e çuditshme.

Duket çmenduri se si një qeveri mund të të heqë të drejtën të shkosh në shtëpi. Apo lirinë për të udhëtuar. Jo por ndonjë krim, por për atë që thua apo beson.

Këtë më ka bërë mua qeveria e Erdoganit. Kjo po i ndodh mijëra njerëzve në Turqi. Kërcënimi më i madh për Erdoganin është fjala e lirë, kështu që ai do ndëshkojë këdo që flet hapur për të. Mund të pyesni protestuesit që u rrahën nga stafi i tij i sigurisë javën e kaluar në Uashington.

Tani jam kthyer përsëri në tokën Amerikane. Kurrë nuk kam qenë kaq i liruar të shoh një shenjë “Mirë se erdhët në SHBA” në një aeroport.

Jam mirë, por edhe nuk jam mirë, e dini pse? Unë jam me fat. Historia ime ka një fund të lumtur. Ka mijëra turq të tjerë me histori pa fund të lumtur. Ata nuk janë kaq me fat. Ju duhet të dini çfarë po ndodh tani në Turqi. Shpresoj që njerëzit nëpër botë të hapin sytë ndaj abuzimeve me të drejtat e njeriut. Gjërat janë përkeqësuar shumë vitin e fundit. Dhe ky nuk është mendimi im. Nuk dimë gjithçka që po ndodh brenda Turqisë, por dimë disa fakte. Gazetat dhe media është kufizuar. Akademikët janë pushuar nga puna. Protestat paqësore nuk lejohen. Shumë njerëz janë burgosur pa akuza të vërteta. Ka raporte për tortura dhe përdhunime, apo edhe më keq.

Mendoni për një moment. Nëse qeveria e Erdoganit trajton kështu një lojtarë të NBA-së, si mendoni se do shkojë puna për të tjerët?

Tani do ju tregoj si u arratisa nga Indonezia para ditëlindjes. Dëgjova një trokitje në derën e hotelit teksa po flija. Kështu filloi gjithçka. Përdor fjalën “u arratisa” sepse kështu ndihesha. Por jo si në një film. Kjo ishte e vërtetë. Nuk e përdor këtë fjalë për qejf. Nëse do më kishin dërguar në Turqi, mund të mos dëgjonit prej meje sot. Ka shumë profesorë, avokatë, gjyqtarë, doktorë e të tjerë në burg, “krimi” i të cilëve ishte se përdorën zërin e tyre.

Isha në Indonezi për të drejtuar një kurs basketbolli për fëmijë. Ishte për fondacionin tim, ‘Enes Kanter Light Foundation’. Të premten, pas kursit të fundit, shkova në hotel për të fjetur.

Në 2:30 të mëngjesit, u zgjova. Dikush po trokiste në derë. Ishte menaxheri im. Dukej se e kishte shumë seriozisht.

“Po të kërkon policia” – më tha. Kishte marrë një telefonatë nga njerëzit e tij vendas. Policia Indoneziane kishte ardhur më herët tek kursi im i basketbollit në mbrëmje. Pse? Sepse kishin marrë një telefonatë nga qeveria Turke ku thuhej se unë isha një “njeri i rrezikshëm”.

Tani po më kërkonin. Ata thjesht donin ‘të flisnin’ me mua. Nëse je nga Turqia, kurrë nuk mendon se agjentët e policisë thjesht duan ‘të flasin’.

Personat që njihnim në Indonezi na sugjeruan të shkonim në polici në mëngjes. Në asnjë mënyrë. Menaxheri im nuk donte të rrezikonim. Vendosëm të largoheshim. Të paktën kishim shans të arratiseshim kur të gjithë ishin në gjumë.

Në 3:10 të mëngjesit blemë biletat e avionit. Hipëm në taksi në 3:30. Ishte ende errësirë. Nuk ishim të sigurt nëse po na ndiqnin. Mbaja frymën gjithë kohës. Hipëm në avion pa problem, por isha nervoz deri në momentin që do ngriheshim nga toka. Fluturimi niste në 5:25.

Mendova se isha i sigurt. Por qeveria turke duhej të ishte inatosur që unë u largova. Kur mbërrita në Bukuresht, kuptova se pasaporta ime ishte anuluar. Isha arratisur nga Indonezia. Por nuk isha arratisur nga Erdogani.

Dua të mendoni pak se çfarë nënkupton qeveria Turke kur thotë se unë jam një “person i rrezikshëm”. Kurrë nuk kam thyer ndonjë ligj. Nuk kam gjoba makine, asgjë. Por qenkam i rrezikshëm? Pse? Por nëse e njihni Rexhep Tayip Erdogan, presidentin e Turqisë, arsyeja nuk do ju habisë.

Që prej grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar, Erdogani e ka kthyer qeverinë në një diktaturë. Kushdo që vepron kundër tij, apo thotë diçka kundër qeverisë së tij, kthehet në shënjestër. Mund të mos i besoni fjalët e mia. Mund të lexoni lajmet. Mund të pyesni ‘Amnesty International’.

Unë flas për gjërat që besoj. Gjithmonë këtë kam bërë. I ndaj mendimet e mia në Twitter dhe Facebook rreth gjërave të tmerrshme që po i bëhen njerëzve në Turqi. Dua që gjithë bota ta dijë për abuzimet me të drejtat e njeriut që po ndodhin atje. Për qeverinë e Erdoganit, kjo më bën një person të rrezikshëm.

Dhe prandaj u ndalova të shtunën e kaluar në aeroport në Rumani. Siç po ju tregoja, ishte një ditëlindje e çuditshme. Mbaj mend ditëlindjen time të 21-të, katër vite më parë. E festova në Turqi, në shtëpi me prindërit e mi dhe vëllanë e motrën. Nëna ime gatoi ‘turli’. Është një pjatë turke me perime dhe mish. Ëndërroj për atë pjatë. Mamaja ime e gatuan më mirë nga të gjithë.

Por kam mbi dy vite që nuk jam kthyer në Turqi. Nuk kam folur as me prindërit për dy vite. Vëllai më tha se kanë frikë të dalin në publik. Nuk e di nëse do jem në gjendje të rikthehem, apo t’i shoh përsëri prindërit e mi. Një ditë babai shkoi në një dyqan ushqimesh dhe kasieri i pështyu në fytyrë. I tha se e bëri prej meje. Ndihem shumë keq për këtë.

Nuk kam më miq turq. Kisha më parë. Tani nuk më flasin më. Nëse flasin me mua mund të futen në burg. Edhe po të më ndjekin në Tëitter apo të pëlqejnë një foto në faqen time në Facebook, mund të ketë probleme.

Unë marr kërcënime për vdekje gjithë kohën. Dje mora dy. Kjo gjë ndodh sepse Erdogani beson se fjala e lirë është e rrezikshme. Puna ime është të luaj basketboll. Unë nuk jam politikan apo gazetar. Por kam një zë dhe dua ta përdor për njerëzit e pafajshëm në Turqi që po ndëshkohen se po shfaqin idetë dhe besimet e tyre.

Sot jam pa një shtet, por do i zgjidh gjërat. Jam ndjerë si në shtëpi në Amerikë që kur kam ardhur, dhe një ditë shpresoj të bëhem qytetar amerikan.

Është paksa çmenduri për mua. Kam qenë në SH.B.A për pothuajse 10 vite, por në Oklahoma City njerëzit ende më buzëqeshin dhe më thonë ‘Mirë se erdhe’. Më bëjnë të ndihem sikur më mbështesin. Sikur e dinë kush jam në të vërtetë. Ndihem se kam një familje amerikane. Dje shkova tek Nick Collison në Nju Jork. Kur më pa, hapi krahët dhe më përqafoi. Ky është Nick.

Russ më dërgoi mesazh të shtunën kur kisha ngecur në Rumani. Më tha. “Më thuaj çfarë mund të bëj unë.” Ky është Russ. Gjithashtu më dërgoi edhe një hashtag: #FreeEnes. (#LironiEnes). Fillova të qesh kur e lexova. Ishte dhurata e përkryer e ditëlindjes.
Por seriozisht, faleminderit për mbështetjen. Të gjithëve. Faleminderit po harxhuat kohën të mësoni se çfarë po ndodh në Turqi.

Nuk duhet të harrojmë sa me rëndësi është liria këtu në Amerikë. Kjo është diçka të cilën e vlerëson akoma më shumë kur ta marrin.

Enes Kanter (artikulli origjinal tek The Players’ Tribune)

4 Likes

amerika o si shpirt

1 Like

Keq i paska punet, as turli imam ballajdi s’do kete shans te haje.

1 Like

Po, ne i themi patellxhan te mbushur.

Dua te bej nje pyetje serioze: A do te martoheshit me nje turkeshe? Dhe ku do jetonit? Se kam nje oferte per t’u martuar me nje turke qe eshte si shqiptaret e qemotit: vajze per shtepi qe di te gatuaje:) Puna eshte qe une nuk dua te jetoj ne Shqiperi, po ja edhe Turqia, kur po ia heqin atdheun turkut, pak mundesi ka te ma japin mua.

Thuaj qe like Edin dhe e ke te marre, jane bere brothers bashke me Tahipin.

Good idea, bro. Po cuni i Sheqeres sikur eshte mik me keta islamistet

Aq me mire, thuaju qe like edhe çunin e sheqeres, nje plus tjeter. e ke te marre. puna eshte a te pelqen ajo!?

Me kujtoi kohen e Enverit ky turku mua. Por ndryshimi eshte se ky eshte vetem 25 vjec e nderkohe Enveri ka mbi 30 vjet qe ka vdekur. Erdogan, Enver, Sali… nje race e soj jane, kriminela.

1 Like

Mo po ajo nuk eshte problem, po a me pelqen Erdogani thuj. Do ti them edhe qe dont like Gulenin.

Kjo qe don’t like Gulenin i ve vulen, se e ka fixim Tahipi ate. te gezoheni edhe me djale.

Rrofsh. Po ka edhe nje problem te fundit, po jo me pak te vogel. Ndryshe nga c’me thote ACDC, une nuk jam sperme turku, por sperme greku, jam kaur. Nuk e di si do ishte jeta e nje kauri ne Turqi.

Per kete nuk e di çte them, duhet te pysim ndonje peshk qe jeton ne Turqi si jane relatat aty.

po si jo, e provuan rreth 200 mije shqiptare keto tre vjetet e fundit, qe u deturyan te arratisen nga narko-rregjimi

ky shkerdhyl me mir te luj basketboll ene l politiken tja lej tjeterkujt.Palloshi, qy nga fotografia duket qe e ka IQ nen Temperaturen e trupit. Erdogani boni Turqin superfuqi, i boni njerez kta primitiv anadolli qe sot bejn kakardhia.