Retrovizorja ishte ndër të parat grupe shqiptare që e preferonin anonimitetin; që pak e hiç e ekspozuan veten e aq më pak të investonin në video-klipe. Më shumë se vetja, kryesorja te një rok grup duhet të jetë muzika. E, muzika e Retrovizores ishte e guximshme dhe moderne – vazhdimësi unike e eksperimenteve të kohës.
Per ata qe s’i njohin apo deshirojne t’i rikujtojne, ky miksi i para do viteve eshte ende gjalle.
mendoj qe esht bendi me i mire i skenes muzikore te prishtines! albumi i pare sidomos. i fundit tlen per te deshiruar. gjithsesi qe kemi muzik tmire mund te thuhet. e paket por e mire. skena tiranes esht shum e varfer por ka disa filiza qe kuptohet te lena mbas dore. ne ket rast do thoja qe skena e prishtines ka arritur tja terheq vemendjen edhe tiranes por shpresoj qe filizat e panjohura ne shqiperi do arrijn tja terheqin vemendjen rajonit ne nje menyre ose tjeter.
Miresevjen @Lloshi, ndaj te njejtin mendim me ty sa i perket Retrovizores, megjithate mendoj se te tre albumet e tyre kane eksperimente te ndryshme brenda te cilat jane te arritura. Nga ana tjeter te tre kane dhe fillers brenda, por pjesa e mire eshte me te vertete e mire. Nje lloj finese dhe cdo gje e peshuar mire.
Elina Duni eshte nga të rrallet (é vetmja?) krijues shqiptare, muziken é të ciles é transmeton FIP (“radioja me e mirë në botë” sipas Jack Dorsey, themeluesit të Twitter)
Elina mund te jet nga te rrallet por e kisha llafin per artist qe jetojn brenda konturuve shqiptare dhe jo ne zvicer apo australi. artist qe japin kontribut per cdo dit ne AL (aq pak sa jane (dhe jo vetem artist)) me laca, kriminel, injorante, uzurpator shpirtrash neper kembe dhe me asnje ndihme si shtetrore apo njerezore. Pra duhet thene qe sidoqofte ne prishtine situata (sado keq po shkon (po ndjekin modelin AL dhe ata)) nuk ka arrit ne limitet qe ne i kemi fatkeqsisht te mireqena dhe te pranuara qe ne 5000 p.k. arrin te nxjerri: Retrovizorja, Cute Babulja, Por.no, N.R. etj etj.
nuk duhet te ndodhte keshtu. nuk mundet qe ne 2018 te presim te vdesi Mozart i leskovikut (mund te jete dhe perrenjasi se njerez “gjenial” ka kudo) qe ta bejm hero.
e kam degjuar njehere live ne nje koncert para 2-3 viteve per nje kauze te piramida bashke me Eda Zarin,. po kane krijuar nje atmosfere mahnitese, qe rralle e kam hasur. Meritw ndoshta dhe e disa orkestranteve vertet te talentuar kosovare(keta kane
ndoshta instrumentiste me tw mire se ne) e jo, si dhe Alban Nimanit.