Nafta në Shqipëri, krim i pandëshkuar

Laboratori i Gazetarisë Investigative është një nismë për trajnimin e studentëve, mbështetur financiarisht nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Zyra e Programeve Alumni të Departamentit të Shtetit të SHBA. Studentët këtë rradhë kanë bërë një hetim gazetaresk që (çudi-çudi!) asnjë media e fuqishme shqiptare nuk ka mundur ta bëjë. Kanë krahasuar naftën e pesë pikave të karburantit në Shqipëri, me atë që shitet në pikat e karburanteve në Malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi.

Analizat e naftës vendase krahasuar me fqinjet konfirmojnë atë që të gjithë besojnë, nafta në 4 ndër 5 pikat në Shqipëri ishte e një cilësie të ulët apo shumë të ulët. “Dy janë mundësitë për këtë mostër: ose kemi të bëjmë me gazoil parafinik, ose me vajguri…”, - citohet në një rast specialisti që kontrolloi analizat. Në shumë raste nafta ishte e përzierë dhe e parafinuar sipas standardit minimal. Në qytete si Tirana ndotja e ajrit arrin trefishin e normave të lejuara në BE, dhe cilësia e karburantit është ndër shkaqet kryesore të kësaj ndotjeje haluçinante. Ndiqni të plotë raportimin e plotë të studentëve të Laboratorit: PSE2017.COM

6 Likes

Ky eshte nje krim akoma i pa ndeshkuar dhe qe vazhdon te mbijetoje edhe mbas 20 vitesh shtet rumpalle. Eshte dhene nje koncesion nje kompanie te huaj me duket perpara 6-7 vitesh per kontrollin e cilesise se karbiuranteve, si dhe kemi nje institucion shteteror apostafat per kete pune, por asgje nuk ka ndryshuar. Ja per kete ja vlen qe populli te ngrihet dhe te protestoje fuqishem se kemi te bejme me jetet tona dhe te femijeve tane.

3 Likes

nje arritje tjeter e kryeM- hit rama

duhet nje phone app ku njerzit te vlersojn benzinen.

1 Like

kontakto deputetin tend nese ia di emrin e kerkoi te sponsorizoje nje ligj ku shitesit e naftes kallp qe helmon miletin te denohen me 30 vjet ne hapsane .

1 Like

Mo ja kepusni kot nashti! Po sygjeroni qe tekniket e laboratorit te like floririt jane te tere te korruptuar? Kjo eshte e pamundur mor zotri!!!
Vend qe prodhon nafte, vend qe kish? rafineri, me cmimet me te larta, e cilesine me te ulet. Nejse, per kete duhet pyt ai ish drejtori keshit se ai merret me rritjen e cilesise se naftes duke e mbajt ne rezervuar. Do kete zbuluar ndonje cikel maturimi qerratai, si ai i veres.

ide e bukur mister dik

ka ndonje burim opendata me geo location te cdo karburanti ne shqiperi?

Rilindja siç duket, do me i rivdek njerzit.

Shteti yne i mjere detyrohet ta mbaje mire me importurtuesit e hidrokarbureve se kur doganat apo tatimet nuk realizojne “planin” u kerkojne nga 1 dore ketyre kompanive big per te paguar ndonje kest ne avance.Shkurt eshte jep e merr muhabeti.

Mjaftojne 5 apo 6 pikat kryesore te shperdjarjes ne cdo qytet te rendesishem. Nuk ka nevoj per database. njerzit ne shqiperi jan shum te perparuar me technologjin, te garantoj qe do rin ne radh me ore ne piken qe e ka karburantin me kualitet me te lart.

kam dy vjet pa ik ne shqiperi, dhe mbaj mend we kastrati e kishte me te miren e me te shtrenjten. por shqipet per 5 leke me lire shkonin tek pikat e tjera

http://arkivi.peshkupauje.com/2014/12/cfare-po-ndodh-me-naften-shqiptare