Narcos në Shqipëri

Nuk është drama kriminale e krijuar nga Carlo Bernard ajo që do të vijë në Shqipëri, por agjentët amerikanë, si Peña dhe Murphy, që Kryeministri lajmëroi se në nëntor do jenë këtu në Shqipëri. “Do të vijnë në nëntor agjentë të huaj amerikanë që do të bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale,” - deklaroi Rama nga foltorja e kuvendit, duke lajmëruar kështu prezencën amerikane në operacione konkrete kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar.

Dhe mu kujtua një dialog nga Narcos ku dikush thotë, “The Americans have got big plans for Colombia”, si për të më ndihmuar të kuptoj se edhe ne jetojmë në një kohë e vend po aq interesant sa atdheu i Pablo Escobarit, të larë në realizëm magjik njësoj si Makondoja dhe Medelin. Situata me krimin këto ditë është bërë kryefjalë e debatit publik, me të vrarët në Lushjne pa asnjë arrest, çudirat e Elbasanit, hakmarrjen me Kallashnikovë në Vlorë apo tritolin në Shkodër - të gjitha në harkun e disa ditëve.

Disa njerëz kanë nisur të humbasin besimin se shteti është aq i fortë sa t’i bëjë ballë krimit. Të tjerë s’kanë asnjë shpresë, duke thënë se krimi e ka shtetin nën kontroll. Këtu palët nuk bien dakord, megjithatë, serialin Narcos, të dyja palët e shijojnë. Është shumë interesant. Po ashtu edhe Shqipëria.

1 Like

ne kolumbi edhe i ekstradojne, po ketu c’do behet? se krimet kryhen ne EU. Do te ishte me vend te ishin police nga italia, apo belg, oops por ata i kemi tashme ketu.

Problemi eshte se ketu Narcos jane vete politikanet, ndersa narkosit jane vegla ne sherbim te tyre.

1 Like

Gringot ndihmuan por kolumbianet ishin ata qe mbajten barren kryesore Te luftes kondra droges .ndersa pati shume Te korruptuar ne rradhet e policise e qeverise kolumbiane me mijera police gjykates gazetare e njerez Te tjere Te ndercem dhane jeten ne lufte kondra trafikanteve te droges .

Fakti qe asnje nga politikanet shqiptare nuk eshte vrare nga krimi i organizuar eshte shume domethenes per rezultatin e pritshem ! Problemi tjeter eshte se mbas renies se sistemit komunist, ne kaosin qe pasoi, rane dhe vlerat qe mbajne nje shoqeri ne kembe. Hajduti, i forti, trafikanti, vrasesi jane disa nga shtyllat e moralit sot ne shqp.

2 Likes

a keni degjuar cfare u be me kete gjykatesin e korruptuar Artan Gjermeni qe i gjeten 20000$ ne makine dhe i ngulen nje llamarine ne bark? Ky eshte i njejti gjykates qe liro Edmond Vlashaj , ish pronarin hajdut te Universitetit Vitrina dhe u be sebep per vrasjen e nje komisari policie.

liruar nje falsifikator http://sosnews.al/2017/09/22/artan-gjermeni-nuk-zhgenjen-liron-nga-burgu-falsifikatorin-e-dokumentave/

Gjyqtari Artan Gjermeni, së bashku me të ardhurat e bashkëshortes së tij me profesionin notere, numëron një pasuri monetare me vlerën e 518 milion lekëve të vjetra, ndërsa përsa i përket pasurisë së paluajtëshme është pronar i një toke bujqësore në Krutje të Lushnjes, i një shtëpie, po në qytetin e Lushnjes, i një ndërtese terren sportiv dhe dhoma zhveshjeje një kat 56 m2 sipërfaqe totale 1092 m2, i një ndërtese bar kafe 90 m2 ,në një sipërfaqe prej 450 m2”.

Ne jurassic park shkencetaret krijuan disa dinosaur te vegjel me iden se do ti kishin gjithmon nen kontroll, por ndodhi qe dinosaurat u rriteten edhe dolen jashte kontrollit te shkencetareve edhe moren nen kontroll parkun. Kam frike se dinosauret tone jane rritur, kan dal nga kontrolli edhe eshte thjesht ceshtje kohe perpara se te pushtojne te gjithe “parkun”.

Njaj maj jmiri: :smile:

admin, mbylle kete temen dhe bashkoje me ate te Saimir Tahirit