Ndahet nga jeta ish-diktatori Manuel Noriega

Ka ndërruar jetë të hënën, në moshën 83 vjeçare, ish diktatori i Panamasë, aleat e më pas armik i Amerikës , Manuel Antonio Noriega.

Noriega po zhvillonte disa operacione, për të hequr një masë tumorale në tru. Pas hemorragjisë, ai mbeti i pajetë të hënën e 29 Majit.
Ish diktatori ka qenë aleat kyç me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndante informacion mbi terrorizmin, aktivitetin e drogës në Amerikën Qendrore apo për të dobësuar Kubën. Por, më vonë ai u akuzua se po shtypte kundërshtarët politikë në vendin e tij, po manipulonte zgjedhjet dhe se punonte me agjentë sekretë të vendeve të tjera. Ai u akuzua edhe për transportim droge dhe pastrim parash, dhe u kap gjatë pushtimit Amerikan në vitin 1989, e u burgos.
Pas 18 vitesh dënim në Amerikë, ai u ekstradua për në Francë, ku kreu edhe aty 1 vit dënim me burg me akuzën e pastrimit të parave. Më pas u dënua me 20 vite heqje lirie edhe në vendin e tij, Panama, për krimet e korrupsionin që kishte kryer gjatë viteve të tij si guvernator ushtarak, në vitet ’80.
Edhe presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, njoftoi mëngjesin e sotëm vdekjen e Manuel Noriegës. Ai shkroi: “Vdekja e Manuel A. Noriegës mbyll një kapitull të historisë sonë. Vajzat dhe të afërmit e tij meritojnë ta varrosin në paqe.”
Në 2015, Noriega i kishte kërkuar falje të gjithëve atyre që i kishte ofenduar, lënduar, dëmtuar a poshtëruar me veprimet e tij, gjatë periudhës qeverisëse.

I hangert shpirti mut

…veten ne shqiperi komunistet nuk kerkuan kurre falje per krimet e kryara per 50 vite ndaj popullit

3 Likes

Kanali thuj kanali, po Amrika, shpirti i Fiqos, nuk perdorte as gershon e jo me brisk per Noriegen.

A thu Berisha do marre shembull nga Noriega tani qe eshte ne grahmat e fundit?

A ka nai video, nga LL pshemull, per pushtimin e Panamase?

kujtova per nje moiment se kishte kthy komet saliu. Se sa here permenej ky emer tek saliu me shkote menja.

sa popll i pafat qi jina, sa po festojshim qinvjetorin e kenedit…

fake news… Noriega ishte ne Burrel sot :))

2 Likes