Ndahet nga jeta ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl

Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare, Helmut Kohl, kancelari gjerman që arriti ribashkimin e dy Gjermanive dhe krijimin e eurozonës.

Që prej vitit 2008, gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ai përdorte gjithmonë karrige me rrota.

Arkitekti i bashkimit të dy Gjermanive, shërbeu si kancelar për plot 16 vite, nga vitit 1982 – 1998, kancelari më jetë gjatë pas Bismarck. Përveç rrëzimit të murit të berlinit, atij i njihet merita edhe për krijimin e eurozonës, dhe prezantimin e monedhës së përbashkët Euro, bashkë me aleatin e tij francez, Francois Mitterrand. Një foto ku Kohl dhe presidenti francez shtrëngojnë duart tek varrezat Douaumont në Verdun, u bë simboli i pajtimit Franko-Gjerman pas dekadash konflikti të përgjakshëm mes dy vendeve.

Politikan I madh!
Tamam burre shteti!
RIP!

Me ka ngel me menje qe ne funeralin e Miteranit,gjith ai burre qante si femije.
Kur Zoti si ai berberi qe bjen nejses me peshqir therret “hajde radha!”,s’kemi ca ankohemi,kur thyn radhen,po qe eshte problem. Per t’u qeth,do te qethemi te gjithe,sidoqofte. :grinning:

Tamam, tamam nuk ishte arkitekt i bashkimit. E kuptoi situaten dhe e bleu bashkimin e DE nga kush e kishte atehere ne dore. Fare pak apo aspak merita ne rrezimin e murit te Berlinit apo eurozones.
Politikan i madh gjithsesi. M’pelqete kur ia dhiu derSpiegelit dhe e quajti fletushke.

Te na kete lene uraten.

po ky pse s’priti ta bënte bashkimin e gjermanisë në be! apo nuk aq i zgjuar sa këta tanët! i thuri lëvdata sala si arkitekt i bashkimit ! po ti mor legen pse s’bëre të njëjtën gjë??

1 Like

Ne lidhje me çeshtjen shqiptare nje shkerdhat nr.2 ( nr.1 e ka zene bismarku ) ka qene! Filo serb dhe sapo bashkoi gjermanine ishte kategorikisht kunder ndryshimeve te metejshme te kufijve. Ky bq bashke me ate bq tjeter te frances miterand dhe me bq tjeter te anglise major as donin te na shihnin si komb me sy. A thua u kishim ngrene buken ketyre motherf…ve.
Nga ana tjeter, keta zgjebsit tane me.ne krye sec.1 doc.proc salih berisha u bene me katolik se vete papa: te mbajme nje minute heshtje ! thote fshatari hilarak e inferior. Aaaa pika aaaa pika …do thoshte halla e.mato grudes.

1 Like

Simboli i trete apo i katert i radhes mbi kete paqe dhe miqesi! Nejse, vertet, sic i takon, Kohli do mbetet kancelari i bashkimit te dy Gjermanive, jo pse qelloi ne ate post, por sepse punoi per kete gje me te gjithe buxhetin e shtetit per agjenturat ne kete drejtim, si dhe per pagesat ndaj rusve e te tjerve ne forma te ndryshme. Do te kish mbetur nje figure e madhe po te kish dhene dorheqjen pas ketij bashkimi, pra pas 8 vjetesh si kancelar, mirpo kandidoi edhe per mandatin e ardhem, jo per te permbushur obligimet gjermane ndaj disa vendeve te huaja, por per egon e tij, sa u perball prej kesaj kohe vetem me deshtime dhe skandale! E per te treguar se ishte vertet nje koke dardhe e papjekur, sic e meritoi kete titull nga karikaturistet gjermane, kandidoi edhe per mandatin e katert, duke shmangur hijen e tij, Shaublen, qe i kish sherbyer si nje qen i bindur gjate tre mandateve, e i cili e meritonte te pakten nje mandat si kancelar. Keshtu se fundi u zbyth mes skandaleve dhe dallavereve pas 16 vjeteve, per te humbur se fundi jo vetem gruan, me pare se ajo te bente vetvrasje, por edhe te binte nga shkallet e shtepise e te thyente kerbishten. Nje njeri me titull “Doktor” per nje teme koti e te pregatitur nga te tjere, si tek 80% e politikanve gjermane, nje njeri me dashnore, si rreth 80% e politikanve gjermane, nje njeri qe nuk la vend pa shkuar per te marre tituj te ndryshem nga gjithfare universitetesh dhe bashkish, per te mbushur vogelsine e tij. S.d.q., merita per bashkimin e Gjermanise nuk i humbet.

Sa shume qe i qani hallin juve Helmut Kohl-it, ishte apo cfare nuk ishte? A ju la juve azilanteve te viteve ne 90 te hynit Gjermani? Ju la, kjo eshte e rendesishmja. Sa per ate dardhen e mbipjekur, ai Oskar Lafontane ate mamin ku ta kete…komuniste te qelbur.