Ndahet nga jeta ish kapiteni i Partizanit, Safet Berisha

Futbolli shqiptar përjeton një tjetër humbje të dhimbshme. Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 66 vjecare në Itali ku banonte edhe vitet e fundit Safet Berisha, një nga figurat emblematike të ekipit të Partizanit dhe kombëtares në vitet 70-80. Ish kapiten i Partizanit, bashkëkohës i Panajot Panos në një nga periudhat më të lavdishme të skuadrës së kuqe, ish mbrojtësi ka regjistruar edhe 21 prezenca me Kombëtaren Kuqezi, një shifër e konsiderueshme kjo po të merret parasysh se impenjimet e Kombëtares ato vite ishin të rralla.

I lindur në Durrës në 11 nëntor të 1949, qendërmbrojtësi i hodhi hapat e parë në futboll te Lokomotiva , për tu transferuar në vitin 1968 te Partizani ku gjatë një karriere 15 vjecare, fitoi 3 tituj kampionë, 4 Kupa Republike, si dhe është fitues i Kupës Ballkanike në vitin 1970. Për meritat e tij në sport Safet Berisha është ndëruar me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit” si dhe në 70 vjetorin e Themelimit të Partizanit u dekorua me “Medaljen e Meritës”. Klubi i kuq njoftoi me dhimbje ndarjen nga jeta të 66 vjecarit, që edhe pse jetonte që nga viti 1992 në Itali, mbeti gjithmonë i lidhur me Partizanin, ndërsa u shfaq për herë të fundit në publik në marsin e viti të kaluar, teksa i dorëzoi një cmim individual kapitenin aktual të të kuqve, Alban Hoxha.

Qendra e mrojtjes se komtares,Safet Berisha-Mujo Targaj; forca e gershetume me elegancen dhe maximumin e teknikes ne mrojtje.

1 Like

1 Like

Bo sa gjynof. RIP Safet.