Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur Profesor Gilman Bakalli

Është ndarë sot papritur nga jeta profesori, studiuesi publicisti Gilman Bakalli. Shkak për këtë tragjedi është bërë një leucemi akute.

Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij. Ai u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49-vjeçare.

Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodërs. Studimet pas universitare i kishte kryer në Gratz të Austrisë. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Aktualisht punonte si Lektor në Universitetin Europian të Tiranës. Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.

Sa gjynah :frowning:

lamtumire njeri i bukur , mendje e bukur dhe shpirt i bukur .!
me pelqej kjo fraze si e kishin epitetuar…

dhe doktoraturen ne Graz. Ishte njeri me koken plote dhe qendrim te guximshem ndaj parimeve te tij.

Këta pesë vjetët e fundit pata fatin ta njoh e të miqësohem me Profesor Gilman Bakallin, dhe e desha fort, një burrë dashamir nga shpirti, i drejtë e i plotë nga mendja. I qeshur gjithmonë, me humorin e vet, njeri i rrallë që do na mungojë. Jam i pikëlluar. Ngushllime familjes për humbjen e madhe.

3 Likes

Njeri shume pozitiv. Mbreslenes per nga menyra e asaj qe transmetonte ne publik, permes artikulimit te opinioneve te tij. E dhimbeshme. :frowning:
Ngushlime familjareve.

R.I.P
Ngushëllime familjes

Fatkeqesi! Per familjen po e po, por edhe per kete vend, pasi Gilmani ishte nga ata te paket qe kishte mendimin e tij origjinal! Ndoshta edhe nje nga me idealistet profesore te UET! U kujtofte sa me gjate!

Ngushellime te sinqerta !