Ndalimi i importit të mbetjeve nuk i dëmtoi ricikluesit

23 postime 1650 shikime 5 tetor 2016 në 03:15 e pasdites
reader

Jo per te qene pedante, por ndersa shumica e artikullit ben sens, ka nje konflikt flagrant tek pjesa e grafikut “Fitimet”.
Dicitura eshte “Fitimet e 10 kompanive të riciklimit, bilancet e të cilave u analizuan nga BIRN, tregojnë luhatje, por asnjëra prej tyre nuk shfaqet me humbje të mëdha apo e rrezikuar nga falimenti.” Kjo eshte vene edhe ne nje paragraf te plote direkt mbi grafik, per ta theksuar si argument.
Nga ana tjeter, grafiku vete tregon nje renie drastike te fitimeve midis viteve 2012 - 2015, dhe ne fakt ne 2015 ato jane akoma me pak se ne 2010. Grafiku eshte ne vlera absolute dhe nuk na thote se cilat jane kostot, por duke marre te mireqene se ato kane mbetur pak a shume ne te njejtin nivel, kjo do te thote se margin i fitimit ka rene shuuume. Pra interpretimi i dhene eshte e kunderta e asaj qe shihet me sy te lire nga grafiku.
Sinqerisht mendova per nje mungese njohurish baze te gazetarit ne leximin korrekt te grafikeve te ketij tipi, pasi edukimi i pergjithshem ne Shqiperi ka mangesi ne keto aspekte, por gazetari eshte i respektuar dhe me c’tregon biogafia me njohuri te thella ekonomike. Mendoj se duhet ta ndreqe kete lajthitje e cila fatkqesisht i ul pike te gjithe artikullit, gje qe nuk e meriton.
Une gjithashtu jam kunder importimit (thjesht sepse nuk kam piken e besimit tek zbatimi i cfaredolloj ligji te ketille ne stadin aktual te vendit), por as menyra “shrill” e te berit oponence nga OJQ-te, as sakrifikimi i koncepteve baze te matematikes nga gazetaria “investigative” nuk me bejne te ndjehem e perfaqesuar.

TironciLebetit

Per te mos u bo i merzitshem se i permenda keto gjona me Gjembin tek diskutimi i Mbetjeve tona, fakeqesisht autori eshte propagandist i rendomte.
Kur Kompanite recikluese rrisin investimet sipas hartes se pare, dhe te ardhurat vjetore apo biznesin rritet me ritme marramanedese sipas hartes se dyte, dhe ndryshe nga sa genjen Birni ne harten e trete ne diciture, Fitimi bie me qindra here, renie tejet drastike…atehere kompanite falimentojne.
Fatkeqesisht ky artikull ka kapur faqet e shume gazetave. Alternativat jane ose qeveria ti subvencionoje recikluesit financiarisht, ose ti krijoje lehtesira importi lende te pare meqe lenda e pare ne Shqiperi paska kosto te larte ose ti lere te falimentojne. Shqiperia eshte ende ne kthetrat e Modernitetit dhe ka per te vuajtur shume.

gjembi

Vazhdon te mos pergjigjesh:

Edhe njehere: Nje pyetje qe eshte bere disa here ketu nga une dhe te tjere dhe
gjithmone ju qe i dilni ne mbrojtje e anashkaloni: pse duhet te jete
pergjegjes shteti nese dikush ka ngritur nje biznes dhe s’po i ecen? Pse
nuk ndihmon psh shteti dhe ate ambulantin qe del ne trotuar per te
shitur veze dhe po falimenton sepse cmimi i vezeve eshte rritur?

TironciLebetit

Pergjigja eshte shume e thjeshte, elementare …por do e marresh kur te gjesh prurjen e duhur dhe jo pallavra meditatike. Duhet te punosh edhe ti pak.

gjembi

:joy: Je i madh. pz. ncnc lol

ayay

E vertete qe fitimet kane rene. Por ajo qe duhet shpjeguar - dhe kete nuk pse ta beje gazetari investigativ - eshte pse ka rene deklarimi i fitimeve.
Ve re qe fitimet kane rene qe ne 2013 (dhe prej atij viti ne renie me te njejtin ritem) - nderkohe qe ligji i ndalimit te importeve eshte i shtator 2013.

TironciLebetit

Gazetari investigativ jep te paverteta ne titull dhe poshte hartes. Me pak fjale te dhenat ilustruese jane perzgjedhur pasi eshte formuluar ideja e shkrimit … gazetari ben shkrim propagandistik dhe i ve lulka investigimin a te dienta dhe me qesharakja eshte kur ndonje e dhene nuk ndihmon thelbin e shkrimit …gazetari synon ta manipuloje te dhenen me diciture te pavertet.

ayay

Pse eshte genjeshter titulli - nuk i demtoi ricikluesit?
Nese jane demtuar nga ligji (gje qe grafiku i te ardhurave nuk e verteton, pasi fitimet jane ne renie qe para se ligji te miratohej) atehere titulli nuk eshte i genjeshtert apo jo?

TironciLebetit

Fitimi eshte rritur nga 2010 me kulmin ne 2012, renia e fitimit fillon me 2013, ardhjen e Rames. Ajo qe eshte positive eshte qe biznesi i tyre eshte rritur pra ka pasur lende te pare ne Shqiperi…fabrikat kan punuar me fuqi te plote por fitimi ka rene frikshem. NJe biznes mund te hec mire me rritje te ardhurash apo biznesi por sduhet kete renie kaq drastike ne fitim. Nje zgjidhje mund te jete reciklimi me i mire nga bashkite dhe dhurimi i lendes se pare, si forme subvencioni e jo shitja ne keto permasa nga Romet qe do kete pasoja te tjera.

ayay

Jo, Rama erdhi ne fuqi pas mesit te 2013. Ligji i ndalimit eshte i fund shtatorit 2013. Kjo nuk e shpjegon renien e fitimit ne 2013.
Dhe qe te kuptohemi: une i qendroj atyre qe ka shprehur dhe gjembi me siper. Asnje biznes nuk duhet perkrahur nga qeveria, sidomos ne kurriz te mjedisit. Neser mund te ngrihen universitetet private dhe te thone nuk kemi nxenes dhe kemi investuar ne shkolla, cdo bejme ne, do mbyllim universitetet shteterore?

TironciLebetit

Biznesi parashikon te ardhmen…merre si te duash…por pas kulmit te fitimit te 2012, ka nje mpihje fitimi ne 2013 kurse tani eshte i frikshem. Ndoshta falimenti mund te jete alternative tjeter e te fitoj me i forti qe te konsolidoje biznesin por rreziku eshte qe periferite do qelben nga plehrat se sdo kete fabrika te vogla reciklimi.

ayay

ja tabela: Edipack ka renien me te madhe ne 2012, Fitimin me te madh ne 2014
Edipack sh.a.
2010 2011 2012 2013 2014 2015
Asetet 1 288 021 203 1 317 622 524 1 240 284 478 1 238 255 579 1 227 495 547 1 086 905 611
Tw ardhurat 158 058 787 178 288 496 179 731 990 252 384 657 328 068 645 376 107 037
Fitimet 1 415 554 3 158 743 -27 131 093 2 391 184 12 386 753 3 714 957

http://www.reporter.al/wp-content/uploads/Bilancet-e-ricikluesve.xlsx

TironciLebetit

Grafika e Fitimit te industrise se reciklimit eshte 180 milion ne 2012, 140 milion ne 2013, 20 milion ne 2016 ose 900% ne krahasim me 2012 ose 400% ne krahasim me 2010.

ayay

Nese tabela eshte e sakte, i vetmi biznes qe ka pesuar humbje eshte B Recycle shpk. Te tjeret se kane ndjere ligjin fare. Ndoshta ky eshte dhe ai biznesi ku fle lepuri :).

aleko

Ketij gazetari une nuk ja ve veshin shume, pasi edhe here te tjera tregohet jo kopetent ne fushen ekonomike. Nga ana tjeter ajo qe une konstatoje eshte se kapacitetet e ngritura nga privatet per riciklimin e nje pjese te mbetjeve apo plehrave qe mund te riciklohen jane shume me teper se cmund te prodhoje shqiperia. Pra qe kur kane ngritur kapacitetet perpunuese kane qene te orjentuar nga importi i lendes se pare, pra i plehrave. Prandaj nje pjese e tyre e meritojne te falimentojne dhe sigurisht kane per tu zbythur ato me lapacitete te medha, gjithmone nese zemerimi popullor triunfon mbi kokefortesine e pozites, e kesaj pozite qe vetem te tregoje qe di edhe te vrase i ka ngelur, per tu bere bythebreke me PD e saliut. Ed Saliu dhe Sali Berisha jane 2 plehra te pariciklueshme.

bulkthi

ti plako nuk pyet pse ato kane rrite investimet? dmth. se i kane paraprire nje lejimi te importeve, se nese jane rritur investimet fill pas 2013, prandaj edhe kane rene fitimet, atehere shkak tjeter nuk ka pervec oportunitetit per me be lek. Atehere mua si popull nuk me rruhet dhe rrezikun e investimit ta mbaje vete. Por problemi eshte se ne kete mesele jane futur edhe bankat qe kane dhene ato parate, mafia etj. duar qe jane thelle ne kazanin e plehrave.

Lizander

Te vetmet kompani qe sjellin ndryshime te medha ne totalin e fitimit midis 2012 dhe 2015 jane ecopak me + 30 mln dhe b-recycle me -173 mln.
Nese te paret kane rritur ndjeshem fitimin ndonese i jane zhvleresuar asetet (me siguri per shkak te amortizimit kontabel), te dytet kane trefishuar asetet, ulur me me shume se dyfish te ardhurat dhe dalin me humbje. Kjo tregon qarte qe keta ose bejne nje evazion fiskal kolosal (si mund te ulesh te ardhurat me 2.5 here kur asetet i ke rritur me 2.8 fish) ose jane totalisht te paafte per te manaxhu nje kompani. Ne rastin e pare kjo qeveria jone e plehrave eshte dyfish fajtore. Ne rastin e dyte kujt po i rruhet se falimentuan keta nga paaftesia.

Sidoqofte kjo tregon qarte qe artikulli i Erebares eshte shume i drejte (mund te ishte thellu pak te analiza e fitimit per te mos kriju paqartesi) dhe se qeveria MASHTRON.

TironciLebetit

Bulkthi kurba e investimeve ka qene ne ngritje te vazhdueshme qe nga 2010, qe tregon se kjo industri ka marre peshe ne ekonomi dhe sigurisht jane futur bankat se ato financojne ligjerisht. Nuk na the gjo e sidomos kur flet si popull. NJe opozitarizem i pa-afte dhe i dyshimte thjesht nuk ndihmon kauzat.

alidemsi

Sa per Gj. Erebaren, shkollen edhe mund ta kete mbaruar edhe buke ne ndonje OJF ka ngrene,po ketu mbyllet cikli i aftesive te tija profesionale. Ai ka ngrene buke vetem ne kuadrin e njohjeve se sa te profesionalizmit te tij…
Kur flet per xhiron. Xhirua nuk eshte treguesi kryesor i prodhimit por i parave te futura ne qarkullim o gazetar … treguesi me i mire do te ishte sasia fizike e produktit… se vertet qe u rrit xhirua e parase por nderkohe eshte rritur edhe kostua e lendes se pare…por kjo nuk do te thote se u rrit qarkullimii mallit. po ashtu edhe per fitimin…porfitimi eshte raporti i shitjeve me blerjet pra ne kete rastnukpasqyron sasine e prodhimit kur nukkeminormen e fitimit…

aleko

Sot, ne te njejten kohe kur aleanca kunder plehrave ishte ne nje takim me presidentin per te kundershtuar ligjin e mbetjeve, Ed Saliu (ish Rama) zhvillonte nje takim me biznesmene te industrise se riciklimit dhe ju llafoste se : "Nëse nuk do të ndërmerrnim këtë hap do të shkonim drejt një humbjeje të madhe në disa plane. Do të humbisnim 234 milionë euro në teknologji, nëse nuk miratohej ligji."
Po mire mer kaush, po 3 vjet me pare ku i kishe keto mend se thoje JO importit te mbetjeve ne vend. Nuk e dije 3 vjet me pare se keta biznesmene te mire kishin investuar 234 milion euro ne teknollogji dhe punesuar mbi 1000 persona? Ti o je genjeshtar o je i pafte se i koruptuar nuk je se nuk je, E thane edhe keta biznesmenet e mire te riciklimit te plehrave se plehra si ty nuk ja vlen ti dorovitesh.

Lizander

Nuk e di se pse ne mbledhjen e plehrave dhe diferencimin e tyre na u dashka nje kompani e huaj (partnere me 49%). Sidoqofte nuk ka asnje arsye pse nje hapesire publike t’i jepet nje kompanie me pronesi gjys-private, pa asnje kompensim financiar dhe mbi te gjitha pa asnje specifikim se cfare mund te beje e cfare jo, ne kete hapesire. Qartesisht nga taksat e mia po perfiton pjeserisht nje kompani private. Nuk mund te mos jem dyshues qe pas ketij vendimi fshihen shume pazare qe kane lidhje edhe me ligjin famekeq te importit te mbetjeve. Kompania e krijuar paska nder aktivitetet e saj te regjistruara edhe riciklimin (pra edhe importin). Fakti qe ne bordin e saj ka njerez qe punojne per nje kompani manaxhimi plehrash ne Itali e ben situaten edhe me te dyshimte. Ata te cilet i trembemi se mund te na sjellin me plehrat edhe mbetje te rrezikshme, por edhe mund te riciklojne ketu pa kushtet teknike qe mbrojne ambientin, do jene ne krye te nje kompanie qe mund te beje c’te doje, duke qene se eshte gjys private e gjys publike.

bulkthi

Kur them si popull, flas si mase njerezish qe ne ate vend perbejne shumicen, c’ka do te thote se ne demokraci vendos kjo shumice. Dmth. argumentet e mases mund te mos jene ato ekonomike, por ato sociale apo te tjera. Sesi e karakterizon opozitarizmen ti, eshte pune tjeter. Politikaneve qe jane kunder u duhet thjeshte te flasin me gjuhen e forces, te masave popullore, me argumentin e forces dhe jo forcen e argumentit, se qe rrezikohet shendeti i mijera banoreve nuk eshte diskutim filozofik. Rama me shoke nuk hane pyke, e atehere kjo pune duhet zgjidhur ne kete menyre. Rrugeve, sikur vete ai doli kunder Metes. Madje edhe ti nuk ha argument, e pse eshte diskutuar gjate per mbetjet tek Peshku. Dil pra edhe ti ne rruge te mbrosh plehrat, une do te marre nje comange me vete.