Ndërkohë, ç’po ndodh me administratën publike?

1

Megjithëse në shumë aspekte Shqipëria ka përparuar në mënyrë të pashmangshme në 26 vite shqipo-demokraci, çështja e punësimeve në administratën publike mbetet ende ndër aspektet ku nuk shihet ndonjë shenjë domethënëse progresi. Akuzat që shprehen rëndom përbashkohen tek ideja se rekrutimi i punonjësve në administratën publike është përdorur si mjet shpërblyes për devotshmërinë partiake apo kontributin partiak dhe në raste të tjera si pushtet personal në duar të drejtuesve për të shpërblyer miq, të afërm, familjarë me “një rrogë në fund të muajit” dhe “punë të rehatshme në shtet”.

Kush më pak e kush më shumë, të gjitha partitë kanë qenë objekt i kësaj akuze. Disa prej tyre e kanë pranuar publikisht fajin dhe [janë zotuar ta reformojnë. Rasti më i freskët është ai i Partisë Socialiste e cila e bëri këtë një prej shtyllave kryesore të fushatës zgjedhore, nga ku dolën simbolika tashmë pjesë të fjalorit të përditshëm si “tepsia” dhe “torta”. Po aq fuqishëm është përdorur simbolika e “pastrimit” të administratës nga militantët, të paaftët apo nga ata që i kombinojnë të dyja këto cilësi.

Kjo mbetet për t’u pare. Gjithsesi treguesit e nënzëshëm të deritanishëm dhe mungesa e transparencës nuk duken shenja pozitive. Nëse hipotetizojmë se këto tregues qëndrojnë, atëherë institucionet e administratës po gëlojnë në këto muaj fundviti nga transferimet në pozicione paralele të punonjësve të administratës (edhe me ulje rroge) nën presionin e ristrukturimeve apo shkurtimeve të pritshme. Ndërkohë Departamenti i Administratës Publike ka bërë gjithsej rreth 30 shpallje që prej muajit shtator e deri aktualisht. Ç’po ndodh me administratën? A do të përsëritet historia?

1 Like

LSI ka punesuar shume veta vetem para fushates, keshtu qe eshte mese normale qe te ikin.
Eshte nje parazite te lagjja ime qe doli nje muaj rrugeve me bluzen e LSi e tani ka gjetur pune.
Dike e ka hequr nga puna ajo, ne mos, eshte krijuar nje vend i panevojshem pune.

Nuk heq Edvini njerez nga puna sepse eshte Qullac. Edhe kur ishte ne Bashki nuk i prekte Rrembythjet e Pedit. Shume zhurme per asgje.
Nderkohe vendet e punes do te vazhdojne te shiten si keto 20 e kusur vjet se Shqiptaret jane Delenxhinj. Kush ju premton ndryshe ju genjen.

dmth historia do perseritet thoni ju?

Une jam i cuditur se si ka mundesi qe nuk i kane hequr akoma??? U bene mbi 6 muaj. Cfare presin? Te paafte te tjere qe presin ka booll PS-ja, prandaj duhen hequr urgjent idiotet e LSI-se, por edhe te Comeve se nuk jane pak. Ja kane rallu oksigjenin administrates socialiste.

KREJZI. AUT-OV-DHIS-UERLD-KREJZI. Bravo …!

S’do te kishte lezet te mos urdheronte edhe nje standard per breket e sutienat e administrates publike. Keshtu do te evitonte dhe brekegrisur. A sutiengrisur.

Normalisht, administrata publike, e ka rritur cilesine e punes nga viti ne vit, e kete gje une e kam vene re sa here qe shkoj ne Shqiperi. Ne 2006-07-08-09-10, ishte ibret, nuk zgjidhje ose mezi zgjidhje nje problem per nje dokument a çertifikate, njerzit shtyheshin, shaheshin, jepnin rryshfet, administrata po ashtu, merrte rryshfet, bertiste, nje mish-mash i vertete. Aty nga 2011 filloi nje fare rregulli, me radhe (ne disa vende), me xham, etj, e çdo vit filloi te permisohej puna. Sot mund te themi se ka nje permisim te dukshem, qe bie ne sy menjehere, duken metodat perendimore, me numer, me ndarje, etj.
Qe ka vend per permisim, as qe s’diskutohet, se e mira s’ka fund, por une mendoj se ne krahasim me disa vite, apo dhe para 1-2 vitesh, ka permisim. Veç kriteri partiak, nuk duhet marre parasysh ne administrate. Aftesia, kjo po duhet marre parasysh.
Per keto gjera kam folur para 15 vjetesh, i keni tek VQ.

Ke fol,ke fol, po vetem palloshi po i ve ne zbatim. E shef! Vazhdo ti dhe shaje,shaje me fjale qe s’te kane hije. Nje dite do te kthehesh si femija plangprishes i bibles,nolloj sic ke ba me EH ,dhe do thush;e paskesh pas gabim per Edvin Kristaqin.

1 Like

dmth te fitojne perjetesisht te paaftet e korruptuar, thua ti, dhe te lihen te aftet jashte?

E di i nderuar e di, qe disa pika po i zbaton, por inatin e kam se disa pika nuk po i zbaton 100% dhe se nuk ndigjon, s’po i permenim ato abuzimet, vjedhjet dhe korrupsionin qe e ka perfshire.

1 Like