Ndeshja më e keqe

Për sa i përket këtij grupi të Kombëtares që luan këta 4 a 5 vitet e fundit, kjo ndaj Izraelit ishte ndeshja më e dhimbshme. 2 kartona të kuq, i pari i diskutueshëm, i dyti i kërkuar vetë nga Berisha që kishte humbur kontrollin e emocioneve. 0 - 3 fill pas të cilës shumë ndërruan kanalin për të mos dëgjuar komentet.

Une nuk kisha me nerva me e pa qe me fillimin e p2. Ishin skandal nga te gjitha drejtimet dhe fajin nuk e ka fare trajneri. Me ate eksperience qe kane fituar ne klubet evropiane apo dhe me gjere ata as nuk duhet te kishin nevoje fare per de biazin. Ishte turp. Gjithesesi nuk me le ajo ndnjenja e dyshimit sikur duan me e heq qafe de biazin. Nqs eshte kjo arsyeja, kane bere nje loje te ndyre ne kurriz te shqiptareve. E fundit, ndoshta pa lidhje me rezultatin e djeshem por me gjendjen e futbollit ne pergjighesi, ai motherfucker-i Duka duhet zbyth federata dhe mundesisht me nje hetim te thelle te punes se tij ne fshf.

S’kam patur ndonje simpati kushedi sa, por mendoj se ne analizat rreth problemeve te grupit duhet perfshire momenti pas largimit te kapitenit Cana.

Prape se prape ata nuk kane justifikim. Pjesa me e madhe mos themi te githe luajne jashte ne klube shume dinjitoze.

as kartoni i pare i kuq per Gjimshitin nuk ishte i diskutueshem. ishte i rregullt !

-rregullat per lojtarin e fundit qe shkakton faull ne zone, pra penallti, kane ndryshuar kete vit… rregulli i meparshem ishte keshtu: nese nje lojtar shkakton faull ne zone dhe eshte lojtari i fundit, jepet penallti dhe automatikisht del me karton te kuq.
-mirepo ky rregull u konsiderua si denim ekstrem dhe u zbut… keshtu, nese mbrojtesi qe eshte edhe lojtar i fundit e shkakton faull ne zone, eshte patjeter penallti. por nese edhe ky mbrojtes eshte ne pozicion te dyluftimit per topin, por sulmuesi eshte me i shpejte , dhe mbrojtesi nuk arrin dot me topin dhe i krijon faull kundershtarit… atehere eshte penallti dhe thjesht karton i verdhe per mbrojtesin… por ama, nese mbrojtesi nuk eshte me ne dyluftim per topin, por ka si qellim te pengoj kundershtarin ne zone, atehere eshte karton i kuq… edhe rasti Gjimshitit dje ishte i tille… Gjimshiti nuk kishte fare si qellim topin pasi ngeli shume pas.

megjithate, nje arbiter me autoritet mund ta gjykonte ndryshe kete situate, duke dhene karton te verdhe dhe nje paralajmerim te forte per Gjimshitin, kjo sepse ishte fillim i ndeshjes, edhe penallti edhe karton i kuq, e prish gjithe ndeshjen… sic dhe e prishi. por ama me rregulloren arbitri eshte ok.

ndersa per rastin e Berishes, nuk ka fjale… skandal ! veprimi i tij eshte i pakuptueshem sepse ai ishte shume mire ne loje deri ate moment, nderkoh qe shoket e kishin humbur fare fillin dhe me mundim te madh po perpiqeshin te ri-organizoheshin… ndersa Berisha vajti beri dercklen.

2 Likes

Shyqyr qe s’e paskam pa. E kishim mjaft Trumpin. E shava dje, po sot them rrofte rtsh, (rrota e tragetit shqiptar?)

shiko demi psikologjik ishte bere qe me kartonin e pare, dhe te shohesh dike (ssidomos kapitenin) te hidhet ashtu per nje penallti normalisht mund te te inatose me shume. Ideja eshte qe ai kastile po perdorte fytyren pa ngritur duart, por anesori u ndikua shume nga simulimi

Nese berisha s’reagonte pa tru, ai aksion ishte i harruar me gjithe simulim. Pas reagimit te berishes, anesori nuk kishte zgjidhje tjeter, sepse ishte dhe afer, ate detyre ka.

ore qe ai izraeliti ekzagjeroi situaten per te perfituar, nuk diskutohet… por ama Berisha beri verpimin fatal te goditjes me koke ndaj lojtarit izraelit, edhe kjo eshte antisportive, e patolerueshme !

-se shiko, nuk eshte nevoja ta godasesh vertet kundershtarin, ti nxish syrin, apo ti nxjerresh gjak etj… jo ! mjafton veprimi qe kerkon te godasesh kundershtarin dhe veprimi denohet ! -pra arbitrit anesor kjo i mbeti nga gjithe situata qe ishte 5-6 sekonda… arbitrat nuk kane video aty ta shikojne me replay 3, 4 here te ngadalsuar nje situate… ata gjykojne per ate qe shohin ne ate moment.

Me ca pashe une, nuk eshte se e goditi. Thjesht mbeshteti ballin qe te kishte qendrueshmeri me te mire, nderkohe qe i fliste me edukate :smiley:

3 Likes

Me te ngjume e kam ket storje, as e maj men per cil lojtare tregohej (mase Qemoli nimo). Ka qene nje lojtar albanez qe shkote te albitri e bote xheste nevriku, gjithe stadiumi ne kome, shiko mer c’po i puno, tu tun gishtin etj. Ne fakt ky i thote, amon albiter, me fal, ti je bota, rob zoti, et etj. Diplomacja dmth.

portieri berisha humbi ndeshjen me israelin. Berisha duhet perjashtuar nga skuadra pa diskutim.

Ekip rraka zhdraka eshte me lojtare te dores se dyte qe luajne ne ekipe te dores se dyte .keto oshilacione priten.

Edhe ndonje suprize e madhe nuk eshte. Kur luhet me skuadra te medha, luhet ne maksimum te kapacitetit dhe disiplines. Kjo dhe shton shancet e basteve kundrejt skuadrave te te njetit niveli te cilat gati i humbim gjithmone.

Ku e lexova ate " Loriku ka lene lojen po jo zanatin", se na la memorja mo qe ja…

ja mo Belul, a eshte i ngjashem rasti i Mustes me te Berishes? nuk e shof dot videon po besoj eshte i perfshire

jo, nuk eshte rast i ngjashem pasi aksioni ka perfunduar dhe topi nuk eshte me ne loje, por ne duart e Mustes… dhe me pas Musta presupozohet qe e ka perplasur/ apo goditur me dashje portugezin.

-ky eshte edhe intepretimi i arbitrit ketu. sipas tij Musta e ka goditur me dashje ne nje moment te vdekur te lojes pasi aksioni ka mbaruar… gjest antisportiv. karton i kuq per Musten dhe loja vazhdon perseri.

O Belul beji pak update rregulloreve o burre se na cmene! Ka kohe qe ka ndryshu rregullorja per ate pune. Faullat e mbrojtsave ne zone ndeshkohen me penallti dhe maks te verdhe kur nuk mohojne nje gol te sigurte. Pra nese portieri mund te nderhyje akoma nuk jepet e kuqe. Shif penalltine e Juves me Monaco qe para 1 viti e gjys ku Carvalho nuk mori te kuqe mgjs Morata ishte perballe me porten dhe jo ne anesore si Zuskavi.

Pra e kuqja per Gjimshitin ishte absurde dhe kundra rregullores se re.
Nese ai biri i kurves do rrespektonte rregulloren duhet te jepte penallti per ne 1 minute me pare kur Rroshi u godit me brryl ne zone dhe ishte akoma jashte fushe duke mjeku te caren qe pesoje ne fytyre. Por ate e anashkaloi dhe nuk dha asgje. Ne ishim me 10 lojtare ne momentin qe ai jep ate penallti dhe ai i shton edhe te kuqen. Shife me vemendje se si lojtari izraelit kthehet dhe e ngre brrylin per ta godit. Pra eshte e qellimte dhe aspak ne dyluftim.

Ne rastin e Berishes, ai vete nuk pa asgje. Po as anesori nuk e gjykoi faull reagimin e Berishes, pasi nuk e ngriti flamurin kur ndodhi, por kur i shkoi stafi mjeksor izraelit duke i bere presion dhe kur Zuskavi po perpelitej sikur po vdiste pertoke (kete e pashe me syte e mi sepse isha ne stadium dhe reagimin e Berishes nuk e pashe por momentin e ngritjes se flamurit po). Edhe ne kete rast kryesori u mjaftua me komunikimin ne kufje dhe nuk mori as mundimin te shkonte te pyste cfare ndodhi. Nuk e di se si ia ka pershkru anesori por e sigurte eshte qe ai shkoi me mendien e ndare per te nxjerr te kuqen. Pra qartesisht deshte vetem te na e fuste.
Nese ajo e Berishes ishte per te kuqe atehere Kahn nuk do kishte perfundu as gjysmen e ndeshjeve ne fushe sepse ato skena mund t’i bente edhe 2 here ne ndeshje. Po ashtu edhe Neuer 20% te neshjeve do dilte me te kuqe.

Kete ndeshje nuk na e humben lojtaret, trajneri apo federata. Kete ndeshje ua beri dhurate kryekurva qe kemi votu me zagarin e tij qorr, per te kenaq egon e atyre qe e sponsorizojne. Na trajtune si terroriste dhe na e shpifen te shkumen ne stadiumet e tij te qelbura (po po si te mamit te vet i trajton ai qekur i nis projektet, kur vjedh pa kufi fondet per to dhe kur shkojne njerzit me pa kombtaren). Po nje dite do i kthehet ndonje piku gjaku ne vena edhe shqiptarve.
A e beson se nuk lejonin as kapele me stemen e UCK-se dhe donin qe te hidhja kapelen ne plehra (sigurisht qe me rrujten trapin se hyna me gjithe kapele). Shverceret nuk la me hy ne kufi. Plisat dolen nga stadiumi si pasoje e sjelljes se policise. TKZ ndejti vetem per hater te atyne cunave qe me aq sa i lejune u mundune. Po sigurisht ne ndeshjen e ardhshme jo vetem nuk do shkojme me po do i bejme thirrje te gjithe tifozeve qe te mos shkojne. Me mire shkoj e shof kombtaren jashte ku me trajtojne si njeri dhe biles me falenderojne per sjelljen se sa te merrem me maskarenjte e policise.
A e keni pyte ndonjehere veten pse qe prej nje viti kur ka fillu represioni ne stadium, kemi humb 4 nga 5 ndeshjet mbrenda. Nderkohe qe jashte kemi fitu 3, barazu 1 dhe humb vetem me Francen e Zvicrren. Me pare te gjithe trajneret e ekipeve te huaja thonin qe jemi nje ekip shume i veshtire per tu mund ne shpi.

1 Like

Koment pikant!

Ore ate Berishen ca e pickoi, se aty morri fun neshja.

Foro personalisht kur shof kurverine e ca lojtareve te piset them shyqyr qe nuk jom futbollist se do ia kisha …
Ai maskara e vodhi penalltine e pare se frenoi kastile qe Gjimshiti te perplasej me te. Deshte te vidhte edhe te dyten sepse pati nje kontakt te vogel me Kukelin JASHTE ZONE dhe u terhoq zvarre qe te binte brenda. Ne renie i ra edhe me shkelm turinjve Kukelit (pa dashje). Ne keto kushte eshte njerzore te te iki menia.
Problemi eshte se organizatat mafioze si UEFA e FIFA nuk marrin kurre masa per simuluesit. Veje ne rregullore qe nese nje lojtar simulon dhe e shtyn arbitrin ne gabim te rendesishem (karton i kuq, penallti, gol me dore, etj) atehere fitorja i kalon ekipit tjeter. Dhe e shef a simulo me njeri.