Sot në mbrëmje do të luhen edhe 8 ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Pa dyshim ndeshja që pritet të jetë nën vëzhgimin e të gjithëve është përballja mes Real Madridit dhe Dortmundit. Skuadra e Zidanes do të kërkojë fitoren me çdo kusht për të marrë kreun e Grupit F.
Me fillim prej 20:45 të shtunën, në fushën e “Juventus Stadium” zbresin dy skuadrat më të fuqishme të futbollit italian në vitet e fundit, Juve dhe Roma.
Edhe këtë herë 90-minutëshi në fushë pritet të jetë shumë emocionues, me bardhezinjtë që kanë katër pikë më shumë në tabelë se verdhekuqët.
Të dielën në 16:45 zhvillohet klasikja holandeze, Ajax – PSV, ndërsa në 17:00 në “Etihad” zhvillohet super-ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.
Nga La Liga vjen derbi i nxehtë katalunas ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit, që zhvillohet në 20:45 në “Camp Nou”.
Kënqësitë futbollistike vazhdojnë edhe të hënën, me derbin lokal mes Evertonit dhe Liverpoolit, sfidë e cila luhet në “Goodison Park”.
Juventus – Roma, e shtune 20:45 (Serie A)
Ajax – PSV, të dielën 16:45 (Eredivisie)
Manchester City – Arsenal, e diel 17:00 (Premierliga)
Barcelona – Espanyol, e diel 20:45 (La Liga)
Everton – Liverpool, të hënën 21:00 (Premierliga)
Ça thu mer Qemolo, e mytem Korçen, pastaj fituesi nuk gjykohet, luajtëm një futboll të kujdesshëm, ishim cinikë deri në mbarim, e merituam në fund të fundit